top of page

Koment për shkrimin memorial. . të Z. Hyqmet Zane


Koment për shkrimin memorial. . të Z. Hyqmet Zane

Z.Hyqmet!

Ka shumicë tek shiptarizma që nuk arrijnë të kuptojnë se ç'tardo ndodhie ka shkakun dhe pasojën. E kam theksuar shumë herë, por nuk arrij që shkakun dhe pasojën t'ua ngulid në kokë kësaj shumice, qoftë dhe atyre që paguhen për ta tjetërsuar si shkakun dhe pasojën. Marr shkas nga shkrimi juaj për ta ritheksuar:

"Të nderuar lexues!. Të gjithë e dimë se asgjë nuk ndodh pa shkak. Ashtu siç e dimë që shkaku sjell pasojën!

●- Tani, shkaku i gjenocidit ortodoks grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë është rrjedhojë e përhapjes së ortodoksisë së kishës greke, e cila vazhdon me të gjitha mënyrat ç'njerëzore për të ortodoksuar terrenet, trojet e banuara nga autoktonët iliro-epirotë, sot shqiptarë. Çamëria, banorët e saj, jo se kanë urrejtje ndaj besimit ortodoks, por ortodoksia e kishës greke ka përdorur kryqin dhe shpatën në gjithë rajonin e banuar nga shqiptarët, në veçanti e theksuar tek shqiptarët e Çamërisë, për ti konvertuar në besimin e saj dhe mbas konvertimit, ata banorë dhe territori do të quheshin kombas grek. Këtë tjetërsim etnik, çamët, shqiptarët e Çamërisë, nuk e pranuan.

●- Që nga historia e lashtë, ajo e mesjetës dhe realiteti i ditëve tona, e qartësojnë fort bukur, se rajoni i Çamërisë që nga Arta e deri në Qafën e Botës, si dhe territoret në perëndim të kufirit Grek me kufirin Londines të Shqipërinë (Janina, Konica, Kosturi etj) kanë qenë deri në vitin 1913 tokë etnike shqiptare. Realiteti historik, gjeografik dhe demografik i rajonit të Çamërisë, nga lashtësia deri në ditët tona, është etnikisht shqiptar. Ky realitet i hidhur, që nga krijimi i shtetit Grek (1830) dhe sot, ka qenë dhe mbetet një ankth tepër shqetësues për strategjinë e ortodoksisë greke. Strategjia e shtrirjes së helenizmit grek deri në Lumin Shkumbin, bëhet tepër e vështirë për tu realizuar prej tyre, pa siguruar tjetërsimin etnik të rajonit të Çamërisë dhe pjesës perëndimore të kufirit Londinez të Shqipërisë.

Këto dy shkaqe kryesore, kanë frymëzuar strategjinë e kahershme të Greqisë. Për t'i realizuar kanë përdorur mashtrimet, vrasjet, shpifjet, masakrat masive, gjenocidin ortodoks grek, përvehtësimin e pronave dhe në mars të 1945 përfunduan spastrimin etnik të rajonit nga jo grekët. Çamët ortodoks i mbajtën atje dhe i tjetërsuan në kombas grek. Në fshehtësi çamët e krishterë më Çamëri, mbajnë kripto etninë shqiptare. Kjo është një e vërtetë e provuar.

● - Dy shkaqet kryesore, prodhuan pasojat me veprimet ç'njerëzore ndaj shqiptarëve myslimanë të Çamërisë dhe me asimilimin e çamëve të besimit kristian, duke i cilësuar ata kombas grek.

Shtjellimi i mësipërmë, siç u tha, mori shkas nga shkrimi i sotëm i z. Hyqmet.

Ajo që dua ta ritheksoj, është fakti i qëndrimit sublim i familjeve çame në ruajtje të identitetit të rajonit dhe banorëve të tij. Për vlerësimin e tyre propozoj:

"Të gjithë banorët e rajonit të Çamërisë që u masakruan dhe u dëbuan nga atdheu autokton, Shteti Shqiptar, me propozim të "Shoqatës Politike Atdhetare të Çamërisë", ti shpalli "Heronj kombëtar që sakrifikuan gjithçka, për të ruajtur dhe mbrojtur etnitetin shqiptar të tyre, të brezave dhe të gjithë krahinës shqiptare të Çamërisë".

Fahri Dahri, më 18/02/2023.-

21 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page