top of page

Kombi shqiptar sot, më shumë se kurrë, ka nevojë për drejtësi nga Ndërkombëtarët


Vilhelme Vrana Haxhiraj

Kombi shqiptar sot, më shumë se kurrë, ka nevojë për drejtësi nga Ndërkombëtarët

Në mbështetje të letrës së Akademikut, Flori Bruqi

Me këtë shkrim, i bashkohem Z.Flori Bruqi, dhe ndërkohë i drejtohem

Zonjës së parë të Sh.B A-ve dhe të të gjithë Botës, Melani Trump!

E nderuar Zonja Melani!

Quhem Viljhelme Vranari Haxhiraj, shkrimtare shqiptare & anëtare e Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve me seli në New York&

Ju sot jeni zonja më e pushtetshme në botë, si bashkëshorte e Presidentit të kombit më të madh, ShBA-ve, ndaj mund të ndikoni në fatet e kombeve. Aq mirë sa mund të veprojë me drejtësi një grua, një zonjë, një nënë,e cila në Qenien saj mbart dashurinë më të madhe në Univers, lindjen e jetës, nuk mund ta bëjë asnjë politikanë. Zonjë, ju e dini mirë se historikisht një grua është në gjendje të ngrejë në këmbë një Perandori , por ndërkohë është e aftë ta shkatërrojë atë që nga themelet. Jam e bindur se një zonjë e mençur, prej së cilës ka lindur jeta, është e prirur vetëm për mirësi.

Faktikisht për ambicjet e Fuqive të Mëdha, apo tendencat e politikave të jashtmne dhe të brendshme, kombi shqiptar është sakrifikuar dhe po vazhdon të luhet me fatin e shqiptarëve, ndaj ju lutem si nënë shqiptare, si intelektuale dhe si shkrimtare, ndihmoni që të vihet drejtësi në Kosovë, në Shqipëri e në gjithë trojet etnike shqiptare, ndryshe Ballkani kurrë nuk ka për të gjetur qetësi. Kudo ku flitet gjuha e bukur dhe e lashtë shqipe, ka miliona nëna që presin t’u jepet fund vuajtjeve të paimagjinuara të shqiptarëve!Ju lutem, jepuani këtë kënaqësi!

E bekuar qofshi si Zonjë e parë e botës! Bekuar qofshin ShBA!

E bekoftë Zoti Kombin Shqiptar!

Me konsideratë të lartë!

Vilhelme Vranri Haxhiraj (shkrimtare, studiuese,publiciste shqiptare)

Vlorë,17. 5.2020

E-mail: haxhirajvilhelme@gmail.com

I nderuar Dr. Flori!

Vilhelme Vrana Haxhiraj, “Mjeshtre e Madhe”, Akademike

Ju falënderoj dhe ju përgëzoj shqiptarisht, si bijë e këtij kombi, si nënë dhe si gjyshe, si intelektuale & anëtare e Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve me seli në New York, për këtë letër mesazh që mbart kërkesat më imediate për të drejtat dhe liritë kombëtare, si dhe vetjake, të cilat janë shkelur me këmbë nga shovinizmi serb. Kur flitet për mohimin etë drejtave të Kosovës apo Çamërisë, është i përfshirë i gjithë kombi shqiptar.

Nuk ka komb në botë që të jetë denigruar, mohuar, përbuzur apo shpërfillur dhe të jetë ndjekur ndaj tij një shfarosje etnike, siç ka ndodhur me shqiptarët. 

Pse janë denigruar dhe mohuar shqiptarët? - mund të pyes ndonjë filoserb apo filogrek.

Kjo lidhet ngushtë me autoktoninë e shqiptarëve në Evropën juglindore dhe gjuhën shqipe si gjuha më e lashtë e Evropës. Paraardhësit e shqiptarëve, pellazgët kanë qenë fillesat e popullimit të tokave rreth detit Mesdhe. Gjuha dhe kultura pellazge ndikuan në formimin e kombeve, gjë që e dëshmon deshifrimi i gjuhëve të lashta vetëm përmes gjuhës shqipe. Si rezultat lëvizjeve demografike, në Pellazgji u dyndën edhe fiset semito-egjiptiane.

Duke ditur se semitët, ardhacakë në Gadishullin Ilirik, të vetëquajturit "grekë", të cilët Martin Bernal ua ka nxjerrë bojën me librin (ATENA NERA) ATHINA E ZEZË ME RRËNJË AFRO AZIATIKE, ku hedh poshtë sajesën e Greqisë si popull autokton dhe grekëve që gjasma kanë ndikuar në themelimin e kombeve të Evropës. Pas pushtimit të Atikës, semitët  nisën të sulmojnë fiset pellazge, Ilirët-Trakët e Maqedonët.  Për të falsifikuar të vërtetat historike të neolitit dhe antikitetit, pushtuesit sajuan historinë e tyre të lashtë. Filluan luftën për shfarosjen e pellazgo-ilirëve, vodhën dhe tjetërsuan origjinën e artefakteve historike pellazge duke i pëvetësuar,  krijuan një histori të re që mohon dhe denigron lashtësinë e gjuhës shqipe dhe autoktoninë e saj. Nga ana tjetër, Roma për të realizuar synimet e veta sajoi Greqinë dhe dogji e shkatërroi Ilirinë. Mjaftojnë këto rreshta për të kuptuar mohimin e pellazgo ilirëve,ndaj të cilëve nisi një spastrim etnik qysh 2152 vite më parë: "rrënimin e kulturës mijëravjeçare pellazgo-iliro-epirote nga ana e gjeneralit romak Paul Emile, i cili, me urdhër të senatit romak, në vitin 168 p.e.r., rrafshoi 70 qytete ilire, i vuri zjarrin të gjithë kulturës ilire  dhe shiti si skllevër 150 mijë banorë vendës.” 

Kjo politikë spastrimi etnik është ndjekur në shekuj ndaj shqiptarëve nga të gjithë pushtuesit, por nuk e asimiluan dot as si racë, dmth si etni dhe as gjuhën Pellazge e cila vazhdoi me ilirishten dhe sot me shqipen. Shqiptarët si pasardhës direkt të Pellazgëve hyjnor, trashëgojnë gjuhën e të parëve pallozgo-ilirë.

Histori e njëjë ndodhi edhe 14 shekuj më vonë kur në Gad. Ilirik zbarkuan sllavët - serb, të cilët kulturën materiale ilire që gjetën në trojet pellazge-ilire, ku u vendosën, thonë se gjithë artefaktet i takojnë kulturës serbe. Me krimet, dhunimet, vrasjet makabre ndaj shqiptarëve dhe shpërnguljet masive të popullsisë vendase gjatë këtyre 7 shekujve ekzistencë, serbët kanë përdorur terror dhe genocid që  nuk mund të krahasohet me asnjë vend tjetër. Këtë e them me bindje, se në bazë të nr. të populsisë shqiptarët zenë vendin e parë për shfarosje masive dhe spastrim etnik. 

     E njëjta politikë shfarosëse u ndoq në kohët moderne me shqiptarët e Çamërisë dhe të Dardanisë, që padrejtësisht e quajnë KOSOVO. Ky spastrim u ndoq në të gjitha trevat  etnike shqiptare, të banuara nga shqiptarë që në shekuj kanë folur shqip, trashëgojnë të njëjtat tradita e zakone dhe kanë të njëjtat simbole kombëtare. Me  ç'të drejtë  Fuqitë e Mëdha, Çamërinë ia aneksuan Greqisë? Kurse trojet me etni shqiptare në very ia kaluan Malit të Zi; Kosovën  ia dhuruan Serbisë, si dhe trojet e tjera shqiptare, Maqedonisë. Duke nisur që nga Kongresi famkeq i Berlinit, 1878, që e quajti Shqipërinë një shprehje gjeografike dhe deri në konferencat e paqes Paris & Londër 1913-1915, ku në hartën gjeopolitike të Evropës, Shqipërisë i kanë lënë vetëm 1/3 e trojve etnike shqiptare. Kufijtë londinezë firmosën dhe vulosën një Shqipëri të cunguar dhe të tjetërsuar, vetëm si popullsi me besim mysliman. Çuditësrisht Luftën e bëri Risia dhe Turqia, kurse Shqipëria pagoi haraçet(dëmshpërblimin e humbjes së Turqisë) duke e shpërbërë si komb. Nga keqtrajtimi i Shqipërisë nga Fuqitë e Mëdha Evropiane, natyrisht lindin shumë pyetje...

* Përse i anashkalojnë dhe i shpërfillin organizmat kontinentale dhe ato ndërkombëtare, rrëmbimin e tokave shqiptare nga fqinjët? 

*Përse nuk japin drejtësi për gjenocidin e pashembullt që është bërë vetëm ndaj shqiptarëve në Gadishullin  me emër të tjetërsuar "Ballkan"? 

*Kush do të paguaj për krimet e bëra ndaj popullit shqiptar? 

  *Përse vallë shqiptarët nuk gjejnë përkrahje nga organizmat e  të Drejtave të Njeriut apo moszbatimi i ruajtjes së integritetit territorial, gjuhësor dhe identitetit kombëtar të shqiptarëve si gjithë kombet e tjera?

*Përse e ndanë dhe e përçanë këtë kombë që e çmon lirinë sa jetën? 

Nuk besoj të ketë komb  në botë që të jetë keqtrajtuar dhe të jetë shpërfillur nga fuqitë e mëdha evropiane si ndaj shqiptarëve.

Është çudi e madhe që përkrahen Greqia dhe Serbia nga BE, duke iu krijuar lehtësira, kurse për Shqipërinë, Kosovën ( Kombin Shqiptar) u vënë kushte nënshtrimi të cilat hap pas hapi po çojnë në shkombëtarizim të plotë të trojeve etnike shqiptare.  Dy shtetet ardhacake, Greqi e Serbi tolerohen nga organizmat nd/kombëtare, kur Greqia edhe pse është anëtare e Natos, anëtare e BE, ende mban në fuqi ligjin e luftës,ndërhyn dhe nxit revolta, ngre flamurin grek, proteston për heqjen e tabelave në gjuhën greke në jugë të vijës Himarë- Korçë, që i quan të drejta të “minoritetit” në Shqipëri.Me ç’të drejtë ndërton kisha dhe kryqe helene në gjithë Jugun shqiptar, edhe aty ku nuk ka asnjë banorë. Kjo zonë e bukur si një ëndërr, ka ngelur e shkretë, pa banorë, të cilët ua kanë lënë vendin kishave, kryqeve helene dhe varrezave të sajuara të grekëve të rënë gjasma në luftën ballkanike. Lufta bëhej mes Italisë dhe Greqisë. Kur grekët duhet të mbronin trojet helene brendfa kufijëve, ç’kërkuan në Shqipëri? Erdhën si pushtues, por u larguan si dhitë e zgjebosura. Jo pa qëllim grekët hynë në tokat shqiptare, që më vonë ta aneksojnë këtë krahinë me teorinë e Vorio-Epirit. Shteti grek kërkon të mbrojë të drejtat e minoritetit të saj në Shqipëri, që e ka rritur numrin e tyre farsë, duke bërë regjistrime mashtruese të emigrantëve, kurse vet nuk i respekton të drejtat e minoriteteve apo emigrantëve me kombësi të ndryshme e veçanërisht të shqiptarëve.

Serbia duke i futur trojet shqiptare nën administrimin e Federatës Jugosllave, i voli të ardhurat, kulturën dhe sot pas 12 vite që Kosova fitoi Pavarësinë e larë në gjak edhunë, jo vetëm nuk enjeh si shtet të pavariur, por kërkon t’i rrëmbejë toka nga trungu i saj i të parëve.

Ka aq shumë padrejtësi ndaj kombit shqiptar sa duhen volume që të përshkruhen, por ka një thënie të mençur nga mendjearti popull: “Hesht tidi të hëngërt tënja se e ke të ligën brenda”!

Nëse kombi shqiptar që ka nxjerrë figura të ndritura, të cilat sot janë në panteonet e vendeve ku ata dhanë vlerat, nuk ka lindur politikanë mendjeftohtë që ta vendosin kombin mbi interesin vetjak.

Një pyetje më mundon: Çfarë sekreti u di politikanëve shqiptarë Greqia apo Serbia që, jo vetëm i ka në dorë dhe u bën shantazh në qỏshen e shtëpisë së tyre, por dhe i kërcënon, pasi u ka futur këmbët në një këpucë?! A nuk është stepje dhe dobësi e tyre para të vërtetës?!Gjithsesi më pëlqen ta mbyll punën time me një thënie të Sokratit: “Ai që dëshiron ta ndryshoje botën, fillimisht duhet të ndryshojë veten e tij!”-kjo thënie ës vlen për politikën e brendshme dhe të jashtëme , diplomacinë dhe marrëdhëniet ndër/rajonale, ndërkontinentale apo botërore të kombeve.

Një gjë e di mirë, se Shqipërisë kurrë nuk i kanë munguar miqtë e mirë, të cilët e kanë përkrahur dhe vazhdojnë ta mbështesin. por a e duan politikat shqiptare më të mirën e kombit?! Nëse po, duhet të vendosin në piedestal të kombit identitetin kombëtar, i cili nis me një histori reale, shkencore e mbështetur në fakte dhe kulturë materiale qysh nga neoliti. Dokumente që e vërtetojnë autoktoninë dhe lashtësinë e gjuhës shqipe ka me mijëra..., vetëm duhet të pranohet botërisht. jam e bindur se kenmi shumë shtete dhe studiues që e mbështesinë lashtësinë e shqiptarëve.

Kujtoj se aleatja dhe mikja më e mirë e Shqipërisë ka qenë dhe është Amerika, sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Qysh më 7 Nëntor 1915 (Boston) Xhorxh Fred Wiliams i është drejtuar Kongreit Amerikan për të ndihmuar Shqipërinë e lashtë, duke e quajtur “kombi më i vjetër në Evropë”.  Shqipëria ka gjetur mbështetjen e shumë presidentëve të ShBA, si Regan , Bush, Klinton,etj..., mes të cilëve po jap një thënie lapidar të Presidentit Willson: - “As unë, as kombi amerikan nuk do të lejojmë që kombi shqiptar që lufton për lirinë e vet prej tash 2000 vjetësh, të sakrifikohet për ambicje politike”.

Për fat të keq kombeve të pagopur u rritet oreksi. Mjerë kush bie preh e shteteve gllabëruese !

Respekte për punë taj si atdhetar!

Vilhelme

16 views0 comments

Commenti


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page