top of page

KOLOSI I PAVDEKSHËM HEMINGUEJ


Vullnet Mato Ngjasim fytyre, kudo mund të gjesh, portret si të Heminguejt, s’ka të dytë: Fole zogu të thurur, me një tufë lesh. ku flenë katër zogj: hunda, buza, sytë. Kolosit tregimtar, me libra të botuar, nga lind e perëndon dielli mbi tokë, nuk i gjendet afërsi stili, në të shkruar, as shkrimtarë, në gjah, t’i bëhen shokë;

Me gjashtëdhjetë faqe novele,”Plaku e deti”

rrëmbeu çmimin ndërkombëtar në letërsi,

tregoi, se në çdo moshë, ekziston vitaliteti,

të mposhti krijesat gjigante, qenia njeri.

Si kronist aventurier, ia bënte në këmbë,

koleges gazetare, në disa llogore lufte,

bënte boks, me gotë pijesh në dhëmbë,

si mik i pandarë i gotës, në të globit klube.

Dorën e penës së tij, e kanë shtrënguar fort, Kenedi, Çurçilli, Çu En Lai, me Çan Kai Shinë, kudo ku shkoi, korrespondent nëpër botë, me kronikat e fuqishme, nga Evropa në Kinë. Në Kubë hodhi rrjetat, bashkë me peshkatarët, me kontrabandistët e prostitutat krijoi letërsi. Për komplotistët vetëvrasës i ra kambanës, I dha lamtumirën armës, që shfarosi dashuri. Në “Brezin e humbur”, nga lufta e përgjakët, ngriti monumente, për njerëzit më fatkeq, djegur e pocaqisur, nga tmerret dhe plagët, ku ai skuqi me gjak, të gjithë kohën e vet. Rendi drejt vdekjes, mes plumbash në stuhi, përtej Atlantikut, në Afrikë, në malet Pirenej dhe e mbylli me një plumb, në zemrën e tij, kolosi i pavdekshëm në letra, Ernest Heminguej...

9 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page