Koha kur opozita nuk është më një emër


Ilir Levonja


Nga mesi i nëntorit të vitit që shkoi, presidenti i Republikës caktoi e 8 dhjetorin si datë ku do thërriste shqiptarët në protestë. Një datë që përkonte me lëvizjen studentore të vitit 1990. Arsyeja të mbrojnë Kushtetutën e vendit. U përmend aty për një vendimmarrje më të gjerë, pra qytetare. Madje dhe zgjedhja e presidentit të bëhet me votën e popullit. Një protestë që nuk u bë për shkak se ndodhi tërmeti i 26 nëntorit. Një fatkeqësi që i dërrmoi më keq shqiptarët por që i ra si flori me bollëk kryeministrit Edi Rama. Filloi një fushatë të fortë propagandistike, ku si përfundim u siguroi shqiptarëve një borxh të jashtëm për të gjithë ata që do lindin nga ky vit e deri në 2040-tën. Megjithatë të gjithë e quajnë sukses. Dhe për një shoqëri propagandë që nuk njeh brinjët e piramidave financiare të kreditimeve, suksesi është një masivitet me 2 gisht mjaltë përsipër. Afërmendsh nuk ishte më koha e tubimeve. Sot presidenti po bën të njëjtën gjë, ka ftuar shqiptarët më 2 mars, kjo përkon edhe me stinën, por edhe pranverat politike që tashmë janë bërë pjesë e ndryshimeve të mëdha në rajon e me gjerë. Dhentë Zoti dhe realizohet..., në sfond po kërcënon një virus famëkeq dhe Shqipëria po mbrohet përmes propagandës së një zonje me flokë të kuqe, kimi e gjallë, shkurt propagandë. Ajo që më bën përshtypje në gjithë këtë histori është qullosja e argumentave që jam edhe nuk jam me presidentin. Apo propaganda shtetërore që ka përmbledhur gjithçka në historitë e së s