Koha e udhëtimit
Fatmir Terziu
Im Atë më rikujtoi pyetjen e përsëritur
kur do të mbarojë kjo Kohë?
një pyetje kjo, bonus …
… kur ishte hera e fundit
që Koha ka qenë në fokus?
Bëra diçka pastaj,
diçka që nuk e kisha bërë kurrë më parë.
Mendja ime udhëtoi larg
dhe përcaktoi gjininë e saj.
M’ u shfaq Bonaparti.
Fillova te pyes veten:
Po me kohën ç’pati?!
Eh, më ndjé!
Kur ishte hera e fundit që e pyetëm veten.
Kush jemi ne?!
Cila është Koha e arkitekturës sonë.
Kur ishte hera e fundit për kohën sadopak,
por edhe kjo nuk ishte kurrë e saktë.
Hera e fundit
që kemi pyetur se kur ka qenë hera e fundit
nuk është vetëm një fjalë
është saktësisht hera e fundit
që e ka tërhequr Koha kohën zvarë.
Kur ishte hera e fundit që gërmoj
që mund ta trajtoj.
Kur ishte hera e fundit
që u përqëndrova në zërin e zërit tim …
…Kujtime të plasaritura
prani e cekët
rriqrat zvarrisin udhën e akrepave të orës.
Kur ishte hera e fundit
kur koha u tërhoq zvarë nga Kultura.
Kur ishte hera e fundit,
sekonda, minuta, dita
kur pakultura u turr të pushtojë trurin.
Sa e pashmangshme është Tradita.
Comments