„Koha“ e Fadil Maqedoncit frymëzon gjithnjë
Prof. Dr. Fatmir Terziu
Gjashtë muaj më parë pronari shqiptar i Restorantit „Koha“ në Londër, Fadil Maqedonci, ishte në plan të parë të gazetës britanike „Evening Standard“, ku gazeta në fjalë fliste se „Bizneset në Londër kishin koston "shkatërruese" të bllokimit nga Covid-19, ndërsa thuhej se „numri i njerëzve që vizituan West End ra 84% në atë që duhej të ishte fundjava e parë e "zyrtare" e kohës festive“.
Sot, në ditën e njëzetë e pestë të qershorit të 2021-shit, Fadil Maqedonci, flet jo vetëm për atë kohë të vështirë, por dhe për virusin dëmtues që ai vetë e përjetoi keq, ndërsa e ndjeu dhe më tej me sportivitet dhe me mjekim ia gjeti të kalonte kohën e keqe shëndetësore e të gjendej sërrish në krye të planeve të tij, në biznesin e tij, me të cilin ka bërë jo vetëm emër të mirë për shqiptarët, por vërtet epokë.
Nga ajo kohë kur gazeta e lartcituar shkruante se „pjesë të Londrës qendrore mbetën kryesisht të shkreta pavarësisht përpjekjeve më të mira të drejtuesve të biznesit për të "filluar festivitetin herët" duke ndezur dritat e rrugës „Oxford“, sot mjaft problematika të tjera janë krijuar si pasojë e hamendësive të ndryshme lidhur me kohë-pushimet verore të qytetarëve britanikë.
Ekonomistët me kohë kishin vlerësuar se "qëndrimi në shtëpi" do t'i kushtojë ekonomisë së Londrës një shtesë prej 6 miliardë fstërlina në prodhimin e humbur, kryesisht në sektorët e saj të mëdhenj të shitjes me pakicë dhe mikpritjen“.
Fadil Maqedonci në atë kohë, shrehej se „ishte gjithmonë i gatshëm për të bërë gjënë e duhur për të mbrojtur shëndetin publik, por mbyllja e restoranteve vërtet krijon humbje, disorientim biznesi, prishje planesh dhe natyrisht ka pasoja të rënda edhe për Londrën.“ Qyteti ende edhe pse ka disi gjallëri akoma mbete që nga ajo kohë në mënyrë disproporcionale më i varur nga këta sektorë se çdo qytet tjetër në vend, duke siguruar jetesë për mbi 300,000 njerëz. Për çdo ditë që grilat në atë kohë mbetën të mbyllura dhe akoma më keq kur vendosej bllokimi, shumë prej këtyre vendeve të punës ishin në rrezik dhe bizneset natyrshëm humbnin para. Unë, na thotë Fadili, në një bisedë miqësore, natyrshëm u ndjeva keq, por akoma më keq e pashë veten kur dola në Qendër të Londrës, dhe nuk shihja asnjë njeri, madje dhe ata të pastrehët e rrugëve mungonin.
E dija se bllokimi kishte humbje për biznesin, por në rallë të parë mendova shëndetin, se ashtu sikurse. Nisa nga e para, përsëri do të rikthehem me forca të tjera, e dija vazhdon, Fadili, se bllokimi do t'i kushtonte biznesit një shtesë prej 1 milion to deri në 1.5 milion stërlina. Ndërsa jemi bashkë nis e rilexoj gazetën „Evening Standard“ të gjshtë muajve më parë dhe mbetem fjalë për fjalë në atë që shkruan kjo gazetë: „Fadil Maqedonci, pronar i restorantit dhe lokalit Cafe Koha afër Sheshit Leicester ku tregtia ka qenë e dobët që nga marsi, tha: “Nuk mund t'ju them se sa të dëshpëruar jemi, mënyra sesi po shkojnë gjërat, është shkatërruese. Ne thjesht po bëjmë disa kafe për disa njerëz të zakonshëm që po kalojnë, por ne madje nuk po tarifojmë për to. Nuk ia vlen sepse atëherë do të duhet të vëmë të gjitha shenjat vetëm për ngritjen në ajër.“ Gazeta shkruan më tej: „Z. Maqedonci tha se ai kishte vendosur rreth 160,000 stërlinave të kursimeve në biznes, i cili punëson 20 persona, për ta mbajtur atë në këmbë. Ai gjithashtu ka krijuar gati 100,000 stërlina në borxhe të prapambetura, të cilat ai tha se mund të duheshin katër vjet për t'u shlyer.“
„Shpenzimet nga vizitorët jashtë shtetit në Londër janë tashmë poshtë 97%, sipas shifrave të Zyrës për Statistikat Kombëtare. Të dhënat e reja të shitjes me pakicë nga Springboard tregojnë se rënia në të gjithë destinacionet e shitjes me pakicë u ul javën e kaluar me 15.4% nga java më parë.“ Kjo i përkiste gjashtë muajve më parë…
Sot disi më ndryshe. Afër restorantit „Koha“ ka përsëri zhurmë. Një art-riprodhim me çanga, kuaj, lopë dhe karroca, duke vënë maketimin artistik që simbolizon disa shtete europiane, sidomos Zvicrën malore dhe të bukur duket se jo vetëm josh, por edhe bën me dije se diku afër janë dhe piktorët e rrugës, që presin klientët e rastit. Maskat thuhet se do të hiqen së shpejti, por ende afër teatrove dhe institucioneve të tjera shikon dhe ndjen lëvizjet e duarve të qytetarëve të vendosin shpejt maskat. Sakaq kjo ndjehet edhe në ambiente të tjera.
Tek „Koha“ nuk është fare qetë, ka lëvizje, por jo më si më parë. Aty bien në sy fotografitë e shkrimtarëve më në zë të Kombit shqiptar dhe natyrshëm mjaft gjëra që marrin frymë dhe frymëzojnë shqiptarisht. „Koha“ është vërtet koha që frymëzon, jep shresë, jep forca si në kohën kur ajo foli me kohën e duhur dhe në kohën e duhur për shqiptarët në nevojë të trungut shqiptar, Kosovës.
Comments