KOHË PANDEMIE
- Prof Dr Fatmir Terziu
- May 21, 2020
- 3 min read

KOHË PANDEMIE
(cikël me poezi)
Nga Përparim Hysi
1. Si jam? A kini parë një të sëmurë që vuan nga një lëngim i gjatë? Në këtë gjendje jam në këtë kohë të gjatë izolimi Më duket se rreth e përqark nuk ka ditë veç natë Lirinë aq të shtrenjtë na i ka rrëmbyer Covidi!!!
Frika qendron mbi kokë si Shpata e Damokleut Njerëzit, kur dalin, duhet të venë mëgojëza Botën duan ta helmojnë ca"krimba të plehut" Që njerëzit duan t'i mbrejnë si kuajtë në karroca. Këtë placdarmë mbi botë e shkaktuan të ligjtë Por të ligjtë gjithkund në botë janë pakica Vetëm duke i prangosur sipas fajit të ligjtë Shumica e botë shpëton nga kriza.
Botën e prish vetëm heshtja e njerëzve të mirë Në gjithë botën të mirët janë shumica. Të mirët kurrë ndaj të ligës mos bëjnë sehir Se vetëm kështu vjen liria dhe drita.
6 maj 2020
2. Ëndrra Më erdhi një mik e më ftoi në takim Covidi në ëndërr:- Se mos i jep dorën? -Jo vetëm dorën,por dhe përqafim Dhe nuk pyes fare për Coronën.
Ç'është ky"gogol" që më jep "receta" (Sikur treni i jetës do ecë mbi të tjera shina?!!!) Se këtej e tutje nga ky"gogol" do rrezikohet jeta Se jeta e njerëzve sikur do ecin mbi mina!!!
As që besoj në mendje delirante Kam lindur i lirë dhe do vdes i lirë Kush mbi njerëzimin do të vendosë një"kohë alarmante" Ka pështirosjen time dhe e quaj flliqësirë.
8 maj 2020
3. Shoh... Shoh pranverën rreth e qark: bar e lule gjelbërim Unë si mi,i zënë në çarg(kam dy muaj në izolim) Se nuk dal nga shtëpia,se unë jam pensionist - Për mua mendon qeveria(thotë i madhi i qeverisë!!!).
Kund më dorën nuk e japim dhe mbi hundë do kemi"fre" Nesër do harrojmë dhe çapin, se ka dalë një"modë e re" Qejf, or qejf, bën pensionisti:mbyllur brenda në shtëpi! Siç i sheh,"bathët prifti", është larg e shenjta liri.
14 maj 2020
4. Takova një mike dje Takova një mike dje dhe nuk ma dha dorën E pyeta:- Përse? - Mund të kesh coronën?! Ti, më tha, je pensionist dhe nuk je imun Imun ti,si pensionist, je vetëm ditën e shtunë?!!! Dhe ditën e shtunë, por deri në orën dymbëdhjetë Pas kësaj ore, ke Covid nëndëmbëdhjetë!!! Nuk është për të qeshur, por as për të qarë JU që e lexoni, ju dua dëshmitarë.
Më zuri, nuk më zuri (corona mbjell panik) Domenin mbi ne vuri (s'ka shokë më as mik) Siç, thonë"shkencëtarëastrologët" do jetë"modë e re" Dhe arën fshatari do ta lërojë me tre qe!!!
16 maj 2020
5. Thonë gjërat do jenë ndryshe Thonë që gjërat do jenë ndryshe
Dhe nuk si dhe nuk ka qyshe? Më me dorë s'do ketë takime Mos,o Zot! As përqafime! Përshëndetje veç me kokë Jemi"ftohur",se tani jemi AVROPË! Dhe prej meje mbaj distancë Se,për ndryshe, po bëjmë "massë". Është virusi në përgjim Nuk të fal dhe ke ndëshkim. Dhe me gruan (veç me kurriz) Nuk ka më"mish me oriz"! O të rinj, ka ndryshuar "receta" Vjen Covidi dhe nga"sperma!!!" I mbështyj gjithë këto rrena Do buçasë e bukur jeta!
17 maj 2020
Refleksionet e poetit ne kohe pandemie.besim te jeta, te e mira, te liria, se e mira do ta munde te keqen se shumica e mund pakicen, se liria e mund tiranine.Jam me ty Perparim, ke thene ato qe do t'i thoshim edhe ne.