Vladimir Muça
(Vështrim kritik mbi librin "Duke vallëzuar me lumturinë" të Mariana Grigore, botim i " Amanda Edit Verlag", 2019, Bukuresht, Rumani )
Koncepti i ndërkombëtarizimit të gjuhës së bukur poetike, sa vjen e po bëhet një dukuri, domosdoshmëri shpirtërore, jo vetëm e krijuesve, por dhe e lexuesve në tërë planetin tokë.
Kjo domosdoshmëri e ka misterin e saj te subkoshienca e sotme, e cila në tërësinë e saj, e ka shtratifikimin kultivues te gjuha e shpirtit krijues, e cila vjen si një jehonë përbashkësie. Që në lashtësi ajo ka lëvruar në botën shpirtërore të njerëzimit.
Fjala poetike, më shumë se çdo artikullim tjetër komunikues, ka arritur të deshifrojë ndjesitë njerëzore, në universialitetin e tyre, përmes konotimit të fjalëve.
Në këto deshifrime kodike të shpirtit njerëzor, lirika, si harmonizimi më perfekt i botës shpirtërore, nëpërmjet forcës dhe virtuozitetit muzikor që konoton fjala poetike, njehson erupsionet e turbullimet shpirtërore, duke shpaluar një univesialitet përbashkues të mallit, dhimbjes, brengës, dashurisë, përmes mistikës ekzistenciale, duke shpaluar magjinë dhe forcën që zotëron fjala e tingëllima e kumtit poetik.
Kjo lirikë e komunikimit internacional, në thelbin e saj të gjenerimit komunikativ, shpalos në shpirtin e njeriut, pa ndasi gjuhe, religjioni, anë e mbanë botës, sa e madhe në hapësirë, aq e afërt në harmonizme e tingëllime poetiko- shpirtërore.
Ajo shpërnadan mesazhe filozofike, detaje jete, në thelb përbashkësie, në të cilët trazohet bota njerëzore, përpos meditimeve të universit lirik.
Në këto përbashkësi dhe bashkohësi ka gjurmëruar dhe fjala e bukur poetike rumune.
Në themelitë e panetonit të modernitetit poetik rumun, një kontribut meritor ka dhënë, emërmadhi "babai" do e quaja i poezisë moderne, Eminesku, i cili u pasua nga një grup poetësh si Goga, Gosbue, Arghezi, Blega, Soresku.
Në sensin femëror, në vazhdimësi mbi themelet e këtij moderniteti poetik, në panteonin e letërsisë rumune poezisë në veçanti, militon dhe një grup- target i ri ku bëjnë pjesë Mariana Grigore, Ana Blandina, Gabriela Malinesku, Florika Bud e të tjerë.
Ky grup poetësh bashkëkohorë rumunë, po rikonstruktojnë godinën e modernitetit poetik autokton rumun me kodifikime të reja poetike, në sensin e risive universale të fjalës së bukur.
Simbioza e lirikës shumëdimensionale përbën jo vetëm boshtin qendërzues të poezive monokolonë të poetes Mariana Grigore, por dhe meridianet e paralelet të planetit të saj poetik.
Kur mediton mbi një libër të tillë si "Duke vallëzuar me lumturinë", shpirti i lexuesit, përmes një pentagrami të tillë poetik, rrëmbehet nga një Paso Dople. Autorja vjen në këtë vallëzim paksa trashedencial në udhën magjike të frymëzimit, përmes inovacioneve moderne.
Në këto shkallëzime monokolonë të poezisë, magjia poetike vjen përmes digresionit si një jetë, si një gjenerim, si një e drejtë gjuhësore e metaforës babeliane, për të parë përtej horizonteve të reja.
Ajo (fryma poetike) vjen nga fundot e detit shpirtëror, e ndritshme, si perla, me vezullimin, fortësinë, tingëllimin që sjell jehona e një guacke, nxjerrë nga thellësitë e shpirtit, duke u shumuar me tingëllima e jehona të reja nga fundoja e detit shpirtëror.
Titulli i librit të Mariana Grigore-s "Duke vallëzuar me lumturinë”, në simbolikën dhe metaforën e saj, është çelësi i solit poetik që hap dritat e aranzhimit muzikoro- poetik, brenda botës shpirtërore të unit poetik në horizonte shoqërore.
Sigurisht në këto sipërmarje estetike në ndihmë poetes i vjen dhe nocioni filizofik e psiko-analiza poetike.
Në poezinë "Pllaka dhe duna " autorja përmes një vështrimi të filozofisë të jetës na prezantohet me njё këndvështrim të social- poetikës, përmes një digresioni sa shpirtëror aq dhe shoqëror, ku ajo proklamon poetikisht.
"Nuk jemi tjetër veçse një gënjeshtër
që mëson t'i shesë këmbët
në një shkurtimore rrugë.
A na i vjedh dikush shputat
në kuptimin e vetëm të shpirtit?"
Në pak vargje, poetja arrin përmes përballjeve psiko-filozofike të jetës, të na japë një amalgamë me misterin dhe regjionin e saj. Në trajtime të tilla poetike, jo tematika, por subjektiviteti poetik, është shembulli më sinjifikativ, në të cilin poetja Grigore servir në pjatë të argjentë frymën poetike lexuesit.
Në këto kontekste, në nëntekst, si definime të dialektikës, mohimit, përmes përballjeve të të kundërtave e promovon zhvillimin shoqëror ku në poezinë "Turbullirë":
"Më shqetësojnë tingujt
që ngasin me të katra në kalldrëmin me hapa
të panjohur
E sheh?
Midis hijeve me morgana, me avull mbi qepalla
rend shpina e një konturi të shputës, në tokë."
Në këto aranzhime të modernitetit poetik, autorja hapëron prajshëm përmes tre kodikëve poetikë, të cilët hapin dyert e amalgamave poetike.
Në kodiakun e parë, struktura stilistike monokolonë e cila e ngjit dhe e zbret lexuesin si një të " çmendur " në fikcion poetik, si në një kullë Babeli, duke hapur për çdo lexues horizonte të reja rrugëtimi inovative, përmes magjistraleve të metaforave.
Autorja duke e shkrirë unin poetik me atë shoqëror, nxjerr në pah aftësinë në vënien e lexuesit në rolin e protoganistit, duke e bërë të ndjehet sa metaforik aq dhe real në materien e dukshme dhe të pa dukshme të universit shoqëror.
Këtë ajo e realizon dhe duke bërë demitizimin e miteve dhe të legjendave, shpirtëzon statujat, duke i bërë pjesë integrale të një zhvillimi shoqëror.
Kësisoj poetja proklamon deheroizmin e personazheve poetikë duke i njehsuar në substanca të reja shoqërore, si një dukuri e re e shoqërizimit.
Në këto kontekste, produkti poetik "Duke vallëzuar me lumturinë", në tërësinë librare, ngjan me një produkt poetik mozaikor, ku poezitë në veçantinë e tyre janë mikro ngjarje, ide, figura, mesazhe, të cilëve, autorja u vesh auerolën e artit të bukur poetik, por në përbashkësi ata kanë një mision: nxjerrjen në pah të protonizmit e vitalitetin e shpirtit njerëzor.
Në kodiakun e dytë, nën tingujt e një Paso Dople, çelësi i solit poetik na sjell notat e njё lirizmi shoqëror, si një paradigmë e një simbioze epiko-lirike, përmes konceptimeve të reja moderne.
Brenda këtij vallëzimi poetik, lexuesi ndjen botën epiko- lirike në kontekste të reja, ku fryma lirike vjen përmes tingujve të violençelit shpirtëror të nënës, babait, dashamirësve, që kanë udhëtuar. Ndodh e njejtë sikundër pas një rrebeshi e një vranësie, shpërthen rrëzëllimi diellor, e natyra gjallohet.
Kështu që në botën shpirtërore të lexuesit si në një kinematikë shfaqet ylberniada e social- poezisë, aq shumë e domosdoshme sot në shoqërinë e konsumit.
Në poezitë "Agoni" dhe " Pa ngjyrë", në trajtimin e social- poezisë, poetja Mariana Grigore, përdor me sukses edhe kontraversin si mjet artistik. Në këtë përballje estetike ku përmes kontraversit qiriri nuk duhet fikur, sepse jeta vazhdon ndër breza si një materie pavdekësie edhe kur në poezinë " Pa ngjyrë":
"Jam lodhur nga ndarja e dhimbjes me të njejtin emërues
aq i përgjigjet emërtimit të vetes
Për t'i munduar rrokjet e emrit duke pikturuar
me mungesën e ngjyrës blu."
Përmes këtyre përballjeve metaforike, "lodhjes së tyre" autorja në nëntekst definon protonizmin e jetës, me bërthamën e së cilës bulëzon jetësimi, vazhdimësia me të gjitha zhvillimet e saj.
Një realizim kaq të lavdërueshëm, poetja e kryen duke patur si "mike bashkëpuntore" të përhershme, natyrën me funksionin e saj të plotëruar artistik ku:
"Muza e qepallave të muzgut
në heshtjen e shikimit
ngrihet mbi obeliskun e irisit
të stërvetëtinuar nga transhendenca
e dritës."
Natyra si imput artistik, në funksionin e saj, vjen në aranzhim të plotë me shqisimin njerëzor, merr frymë si pjesë e një organizmi në transhendencë. Vetëm kjo lidhje e patjetërsueshme mund të sjellë atë pjellshmëri artistike me një dritësirë poetike në shpirtin e njerëzve, siç definon artistikisht poetja.
Ndaj dhe në poezinë "Kënga e lumturisë" si në shumë poezi të tjera, erosi nuk vjen nga "qiejt që pikojnë yje", as nga një mezoatmosferë, por vjen si një erotikë gjurmëruar në tokësoren, arealin e përjetuar në truporen e shenjtëruar grua, ku poetja:
" I djegur nga momenti i freskët, i çastit,
koha vdes aq bukur
në imortalizimin e braktisjes.
Kurse unë,
duke ecur në prushin e mendimit tënd
rizbuloj në mënyrë klandestin me ngjyrën
e dashurisë, e lumtur se jam grua."
“ Trup e shpirt”, siç poetizon edhe në poezinë me të njetin titull, unë do të shtoja dhe vendet ku përndizet kjo ndjesi e bukur poetike, e cila kthehet në magjen e një universi, ku brumëzohet një lirizëm shumëdimensional i natyrës dhe njeriut, ku bota shpirtërore merr statusin e një aranzhatori nё pentagramin poetik.
Si kritik, nuk e teproj kur përshfaq bindjen time nё vlerësimin ekselent të poetes Mariana Grigore, e cila si pjesë e një grup targeti poetesh, risitë emineskiane nё poezinë rumune, i sjell nё kondicione të reja me kërkesat e poezisë moderne, nё kuadrin globalist, gjithnjë me dukuri autoktone.
Një shembull etalon i lirikës të një moderniteti të tillë është poezia “ Onirike” ku nё kadencë me zërat e shpirtit, gjithçka vjen tingëllueshëm përmes një solfezhi nё partitura moderne, si një risi, ku arti i lirikës klasike shkrihet me artin poetik modern bashkëkohor ku:
“Se gishtrinjtë janë një fllad i ulur me kujdes
nё prehjen e krahëve
që tubojnë lundrimin me ngjyra fluturash.”
Ky natyralizëm i modernitetit nё arealin autentik përmes rrymimit të tij, vjen i çiltër, nga një shpirt i mbushur me hoje poetike, vjelur nё hapësirën përjetuese ku:
“ Lindin nga gjallërimi i prushkët i falangave
të mugulluara
rrjedha të plleshme nga kroje
që mihin përkëdheljen.”
Nuk mund të anashkaloj aftësinë e autores e cila me një stilistikë monokolone, sikundër mjeshtrat mitikë që ndërtuan kullën e Babelit, nё konture rifinon fjalorin poetik me fjalë të thjeshta por të përzgjedhura poetikisht e cila bën që ta përceptosh poezinë me madhështinë e bukurinë e një kulle Eifeli poetik, ku vizitori lexues ngjitet nё këtë instalacion me kurreshtjen më të madhe.
Autorja nё këto rifinitura poetike me mjeshtrinë e “gdhendjes” e përpunimit të vargut e skulpturon poezinë, por, njëkohësisht nё konceptimin stilistik të vargut monokolonë, poetizon skulpturën metaforë.
Kodiaku i tretë poetik i poetes Mariana Grigore është modelimi dhe sfilata poetike që ajo bën përmes shumisë të metaforave, simboleve, similtudave si tipar thelbësor i një poezie të re bazuar tek nënteksti, e cila shtratifikohet me kujdesin e një bahçevaneje nё arën poetike emineskiane, kultivuar me impute të reja poetike.
Falë kësaj dhuntije poetike në zgjedhjen dhe përdorimin me efikacitet maksimal të figurave artistike dhe atje ku mbisundon fryma efemere, autorja arrin të realizojë një shpirtëzim, jetëson këto forma të akullta, i jep frymë poetike gjithë formave të materies.
Një rol rëndësishëm nё këto aspekte luan kompleksi i demitizimit i këtyre objekteve amorfe, ç’idolizimì i personazheve të stisur butaforikё dhe “ngopja” e tyre me frymë njerëzore. Kjo është dhe veçoria që e dallon disi poezinë e Marina Gregore – s nga bashkëkohësit e saj.
Mes vargjeve, si një personazh poetik, ajo proklamon statusin e saj:
“ Nuk dua të jem gjallesë nё statuja me maska nё fytyrë,
Nuk dua rol primadone nё skenën e gjallë të jetës
dua të jem një glinë nё konture të shpirtëzuara
që dëbon nga pandorat acarin e ngrirë nё baltë.”
Një kontekst të tillë poetik e plotëson më sё miri metafora e ilustrimeve, e cila që nё krye të çdo poezie, simbolizon ekselencë të artit pamor ( vëllazëruar me artin poetik ), domethënien e nëntekstit, i cili vjen nё botën e lexuesit, si një palimpsest i një jetësimi përjetues i autores, njëkohësisht transplatohet tek lexuesi e që e fut atë nё botën e fictionit poetik.
Me të drejtën e saj, nё definimin biografik, autorja nё pas- shkrimore të librit të saj poetik selekton: “Me pak fjalë, do ta përshkruaja veten si një njeri kompleks nё theshtësinë e ndjeshmërisë dhe komplecitetin e përvojave.”
Kjo, sepse nё poezinë “ Djegie e shenjtë” bashkë me të dhe arealin: “ digjet etja e degëve/ me magjepsje që kafshojnë/ nga druri i dëshirës që ma mbyll, lëngon/ nё gjethe/ Digjem për të vdekur nё petale/ nё ty duke rilindur, Lule.”
Në këto “ akrobacira” artistike të subkoshiencës, nё këto poezi nxjerr krye universialiteti lirik, si një dukuri e poezisë bashkëkohore rumune. Vendosja e asaj të mesmeje të artë mes hyjnores dhe njerëzores,ёshtё si nё një kurorëzim nё blatimet martesore.
Nga një “akrobaci” e tillë artistike lind dhe pardigma: Se cilësia e jetës është një preokupim i përhershëm njerëzor, gjithnjë duke u ballafaquar, natyralizuar me faktorët objektivë e subjektivë të natyrës.
Nё këtë ballafaqim poetes Grigore nё ndihmë i vinë imputet poetike, vjelë nga natyra. Si gjenerim shpirtëror ndodh dhe ngjizja e ndjesive, si refleks ndaj hyjnores e tokësores, ku poetja qëndron nё këtë mes të artë, si nё një aerosol shpirtëror, sepse autorja:
“Sërish lundroj nëpër retë prej letre
që modelojnë kaltërsinë nё balona pa drejtues!”
Në tërësinë e këtij perceptimi mozaikor, poetja qëmton detaje dhe kolazhe jete duke gjetur ata shembull të artë rreth të cilëve kanё hulumtuar dhe para – ardhёsit, thur me vargje rrёfime poetike tё “ngopura” me motive tё dashurisё, jetёs,vdekjes atdhedashurisё, marёdhёnive shoqёrore, krijon raporte me aeralin pёrjetues, duke marrё prej tyre majanё e brumёzimit poetik.
Mariana Grigore kёtё e realizon duke kёrkuar forma tё reja e figura shumёplanёshe, duke ngjizur fantastiken, transhendenten, metafizikёn e shpirtёruar, nё njё amalgamё poetike. Gjithçka ajo e realizon pёrmes njё komunikimi sa mё ekzistencial, duke lёnё si testament shpirtёror mesazhin e vet me vargje.
Nё kёtё pёrqasje poetike, poetja jo vetёm pёrjeton ekzistencializmin e saj, por thirmon pёr njё universialitet ndjesishё, me qёllim qё lexuesi tё meditojё mbi vargje, e tё hapё kanatat e shpirtit tё tij.
Shembujt qё emeton ndёr vargje Mariana rrjedhin si burana shpirtёrore nё ekzistencёn e pёrditёshme duke e bёrё produktin poetik sa mё autentik, mё tё qartё, mё tё gjithёpranueshёm, mё tё bukur me kantinelat e tingёllimave poetike, por herё, herё dhe mё dramatik se vetё jeta.
Nё kontekstin mesazhor, nё nёntekste, lind nё fakt nga e drejta e krijuesit poet, dhe lexuesit, njё qёllim i pёrbashkёt: dёshira pёr ta nxitur secilin nё zbulimin e rrёnjёve tё tij nё botёn e brendshme me mistikёn e saj.
Nё kёto kodifikime tё disa risive moderne, tё shprehura poetikisht nё vargje nga poetja Mariana Gregore, autentike nё pёrmbajtje dhe universale nё bashkёkokёsi, unё si nё njё film estetikash pashё tё ezaurohet nё praktikёn e saj njё sentencё brilante tё Luis Borgesit i cili definon: “...estetika ёshtё aq e qartё, aq e drejtёpёrdrejtё, dhe aq e papёrcaktueshme, sikurse dashuria, sikurse shija e njё fruti, sikurse uji. Ne e ndjejmё poezinё ashtu sikundёr ndjejmё afёrsinё e njё femre, ose sikur ndjejmё aromёn e maleve apo thellёsinё e detit.”
Durrёs, Shqipёri
tetor 2020 Vladimir Muça
shkrimtar, kritik
תגובות