KLIRONOMI VASIL DHE FJALA E TIJ MIOPE...!
KAM FRIKË SE DO MË SPIUNOJ...SI GREK QË ËSHTË!
Çuditrisht zoti Klironomi matet me Prof.Dok.ESHREF YMERI!...
VASILLAQI...E DI SE SA I VOGËL JE TI PARA PROFESORIT...?
JE AQ I VOGËL..SA NJË KOKËRR ELBI!
TANI LEXO KËTU TË MËSOSH SE SA TË VLENË LËKUR
ARQILE V GJATA
Ç’KANË THËNË STUDIUES, KRITIK , PROFESOR, PEDAGOG, TË FUSHËS SË LETËRSISË E GJUHËSISË, PER VLERAT E STUDIMEVE TE MIJA ....
Gjovalin Shkurtaj<shkurtajgj@icloud.com>
I nderuar Zoti Arqile Gjata,
Nepermjet prof.Albert Habazajt sot mora librin tuaj me te ri “Trokas me ligjerime” (permbledhje artikujsh), Milosao,2018, qe me erdhi i dhuruar e me perkushtim nga Ju,prandaj ju falenderoj dhe ju pergezoj per kete ndihmese te re, si dhe per botimet tuaja te meparshme.
Mbas vleresimeve te recensuesve dhe, sidomos, mbas parashtreses hyrese ne parathenien e shkruar nga prof.dr.Bardhosh Gace, lexuesit i zgjohet kureshtja dhe i hyn menjehere leximit te librit.Ashtu bera edhe une.
Me terhoqen ne menyre te vecante pjeset qe u ke kushtuar gjuhes se arvaniteve (f.49-79), “Vlera artistike e frazeologjise ne poezine came” (f.98-107), “Gjuha, konteksti shoqeror dhe ndikimi i pashmangshem i fese tek vepra e Rexhep Vokes” (f.146-156) etj.
Per te folmet e arvanitasve kam shkruar edhe une, se pari, ne librin J.Gjinari-Gj.Shkurtaj “Dialektologjia” (Tirane,1997, f.331-347 dhe ne ribotimet e tij), pastaj edhe ne librin tim”Dialektet e shqipes”, Tirane,2012 (dhe ribotim 2016), f.182-189).
Trashegimia gojore dhe etnofolklorike e arvaniteve,eshte nje fushe me shume interes dhe me rendesi per njohjen e struktures dialektore te shqipes,si dhe per historine e shqiptareve e te shtegtimeve arberore ne Greqi e me gjere.
Kam pasur gjithmone deshire te meresha nga afer me hulumtimin konkret te atyre te folmeve, por…sa qeme te rinj,nuk kishim asnje mundesi e as leje per nje pune te tille, kurse tashti, vitet e shumta qe kam mbi supe, nuk me lejojne me te ndermarr ekspedita ne terren. Qofshin dorembare ata qe i kane tashti mundesite per kontakte e hulumtime konkrete ne mjediset arberore (arbvanite).Pra, edhe nje here,Ju pergezoj dhe ju uroj edhe libra te tjere dhe faleminderit qe ma derguar ketedhurate.
Me nderime,
Gjovalin Shkurtaj
Prof. Dr VALTER MEMISHA
Mirembrema, i nderuar. Me vjen sinqerisht shume mire qe MEMISHAprof. Gjovalini i ka pare materiaket dhe ka bere vleresimin qe e meritoni. Kurse me Vilmen kam folur per librin dhe me ka thene do ta sjelle. Nuk eshte faji im, apo jo? Une e vleresova punen tuaj a priori (pa e pare fare materialin) ne Prishtine, me 9 tetor, duke ju perfshire ne grupin e njerezve qe regjistrojne e mbledhin pasurine gjuhesore te ngulimeve shqiptare ne Ballkan, perkatesisht Greqi. Ju uroj veçse shendet e mbaresi.
PROFESOR TANUSH SHASKA
Uroj te jeni mire. Urime per kete pune te shkelqyer qe beni.
Ne shkencen e sotme keto 10 vitet e fundit eshte krijuar nje fushe e re qe quhet "computational linguistics" ose ne Shqip " Linguistika kompjutacionale". Ideja eshte qe perdoren metodat e sotme te inteligjences artificiale per te krahasuar gjuhet me njera tjetren.
Per kete se pari duhet krijuar "Corpora" e Gjuhes Shqipe, ose ndryshe fjalori elektronik i cili do te mblidhte cdo gje nga gjithe trevat shqiptare. Nuk kerkon ndonje shpenzim te madh. Une kontaktova njehere ish-ministern e kultures Mirela Kumbaro, kam kontaktuar edhe Kryeministrin, edhe Akademine e Shkencave. Fatkeqesisht njerezit ose nuk e kuptojne se sa rendesi ka kjo ose nuk cajne koken. Ndoshta eshte edhe e meta ime qe nuk e shpjegoj si duhet kete ide, por eshte jetike per ekzistencen e Shqipes. Gjuha jonë sot rrezikohet seriozisht dhe pas 50-100 vjetesh nuk do te ekzistoje me ne se ne nuk bejme disa gjera qe ta mbrojme.
Ju uroj sa me shume suksese ne kete pune fisnike qe beni.
I juaji,Tanush Shaska
FATMIR MINGULI
MESAZHERI I VLERAVE
Pershendetje Arqile.!Lexova punen e jashte zakoneshme qe keni bere per studimin gjithe pasion e perkushtim te rrenjeve te gjuhes sone ametare , te kuptimit te toponimeve ne trojet ilire, te mbeshtetur ne nje argumentim shkencor, llogjik dhe gjuhesor. Vleresoj shume studimet ne fushen e krijimtarise poetike te shume poeteve te shquar mjeshteria e tecilve duket ne brumin e shqipes ,qe e lartesojne poezine,e bejneme te kendeshme,jo vetem permes fjales,por edhe permes tingullit,melodise,ngjyres..Ju me kete rast keni dhene nje kontribut te cmuar per ne ne kete kohe boshlleku ku keto studime eshte i dukshem,por edhe nje rruge te hapur per brezat e ardheshem..Urime per punen dhe sakrificen ne sherbim te kombit .!
FATMIR MINGULI
Shume mire Arqile, rreth 90 % te referuesve i njoh nga afer dhe me behet qejfi per sa ata shkruajne per vepren tende. do te gjej kohe te pershtatshme e t'i shoh me vemendje1 do jemi ne kontakt!
Mirmbrema Arqile! i hodha nje sy librit "Trokas ne ligjerime" si dhe botimeve tuaja. te them te drejten nuk kam pasur informacion per krijimtarine tuaj. te libri 'Ligjerimet..." me ben pershtypja e metodes analitike te perfshirjes se shume problemeve brenda nje teme. Jam impresionaur nga studimi per gjuhen arvanitase.
Me duhet pak kohe qe te reagoj edhe per temat e tjera si psh: "Frazeologjia ne poezine came" Poetet emigrante ne Greqi' dhe patjeter studimi per Musine Kokalarin. Ju falenderoj qe me dhate kete kenaqeis tejet intelektuale.
Persa i perket temes mbi gjuhen e arvanitesve kam objeksionet e mia, meqe jam marre shume ne nje liber qe kam botuar me titullin 'Daniel Arnaut- simptoma te poezise se shkruar shqipe ne shek. XII-XIII"
Mua me ka pelqyer konstatimi shkencor i Bardhyl Gaces, teper konkret Ndjese, miku im, permbledhjet kishin ardhur qe ne tetor, por kompjuteri i kishte futur tek junk. Keto dite pata mundesi t’i shoh. Çmoj sidomos guximin per te kontribuar edhe ne kritiken letrare, madje edhe ne gjuhesi. Suksese e qofsh mire
Stavro Nikolla Risto
Jam vërtet i mrekulluar nga mjaft studime të mikut tim të nderuar Arqile Vasil Gjata!
Këto studime përbëjnë realisht një pasuri të mirfilltë shkencore e cila duhet të bëhet objekt për t’u përvehtësuar prej jo vetëm studentëve të degëve përkatëse por edhe institucioneve akademike dhe vet Akademisē së Shkencave!
Urime dhe suksese në punën tuaj i nderuar Arqile Gjata!
BASHKIM PECI
Z. Arqile,
Ju faleminderit për materialet qe me percollet.
U hodha nje sy, ne menyre vertikale. Do te gjej kohe per ti lexuar, pse jo edhe per ti perjetuar më në thellesi.
Nga sa mund te shprehem paraprakisht, mund te them se keni mbledhur si bleta polenin e vargjeve çame. Permes rreshtave perjeton hallet, dertet, vajet, melankolite, dashurite dhe shumeçka të kultivuar ne truallin e krahines martire Çame.
Punimin tuaj do te doja ta krahasoja per nga risite qe sjell per te njohur kulturen, libri i Kadarese: Autobiografi e popullit tim ne vargje.
Ju uroj gjitheçka te mire!
Me konsiderate, Bashkim Peçi
Doc.Odise Çaçi
19 August 2018
Mendime për librin “Trokas me Ligjërime” të poetit, shkrimtarit e studuesit Arqile Gjata
Nga doc: Odise Çaçi, Vlorë, më 20.8.2018
Poeti, shkrimtari, publicisti, studiuesi dhe kritiku letrar vjen këtë rradhë me përmbledhje artikujsh “Trokas me ligjërime”, të botuar dhe të kopsitur shumë bukur nga shtëpia botuese “Milosao “ Sarandë”, 2018.Mendoj ,se libri është ndërtuar mjaft mirë, ku opnenca nga prof.dr.Ermelinda Kashah, reçensa e paraqitur nga Yllka Kënaçi dhe Mirela Taçi, një parathënie me mjaft brum e prof.dr.Bardhosh Gaçe, Mjeshtër i Madh, pasthënia e prof.dr.Shpresa Gjergji si dhe redaktimi nga prof.dr.Shpresa Fundo, korektor Murat Aliaj ja shumfishojnë vlerat kësaj vepre të re të Arqile Gjatës.
Unë pata rastin ta takoj Arqilene tek miku im , poeti Thodhori Baba, ku e përgëzova për këtë vepër dinjitoze dhe me vlera të veçanta shkencore, artistike dhe kritike.Vepra e tij rrok disa tema që për për mendimin tim janë mjaft të nxehta dhe që duan kurajo, guxim dhe forcë artistike , që mikut tim Gjata nuk i ka munguar.Ai ka diskutuar në auditore me studentë, sudiues, historianë e akademikë ku ka parashtuar dhe mbrojtur me fanatizëm gjuhën shqipe, origjinën e saj pellazge.Referatet e tij në universitetin e Gjirokastrës, në universitetin e Tetovës, në revistat letrare brenda dhe jashtë Shqipërise ,si në Bukuresht, në Greqi etj i japin vlera të veçanta studimeve të tij si dhe mendimeve të hedhura për shumë probleme letrare sot, që një pjesë kalojnë në nihilizëm dhe disa te tjera ngrihen në qiell pa ndonje vlerë artistike.Reçensuesit kanë dhënë shumë gjëra pikante, po ashtu dhe dy prof.e nderuar Bardhosh Gaçe dhe Shpresa Gjergji, të cilët e vlerësojnë lart penën e prof.Arqile Gjatës.Të gjitha shkrimet e tij kanë në thelb atë që ka çdo shqiptar i ndershëm e patriot, pavarësisht se ku jeton.
Prof.dr.Bardhosh Gaçe e perifrazon punën e këtij studiuesi me një shprehje shumë dinjitoze, ku thekson se Arqile Gjata “ na sjelll” një vizion të ri në studimet tona letrare”, f.19, ndërsa prof. Ermelinda Kashah bën këtë vlerësim”Letërsia e shkrimtarit ka një laborator të madh krijues, me të dhënat që afron, më bën të kuptoj se ka shumë mbretëri librash dhe pak princër letrarë, që do të thotë se minus me minus formojne plusin”.
Ndërsa profesore Shpresa Gjergji bën këtë vlerësim për librin e prof.Arqile Gjatës.Ajo na sjell në kujtesë një shprehje të Akademikut të shquar shqiptar, prof.dr.Rexhep Qose se “gjuha është biografi e popujve, sepse në gjuhë dhe me gjuhën, më mirë se në çdo dokument material, ruhet historia e tyre intelektuale, sociale, morale”R.Qoshja, Panteon i rralluar, tiranë 1988 f.621. dhe vazhdon z.Gjergji se”Ligjërimi është një fjalë shumë e gjërë...dhe ndërsa shfetoj “Trokas me ligjërime”, ndjejë peshën e koloritit poetik që vrullshëm vjen e më motivon me një komunikim të hapur, pak befasues do të thosha për autorin, nga që e njoh për nga vargu dhe poezia që lëvron më shumë, por kjo “erë” ndryshe më pëlqen...një punë me shpirt, e detajuar, me një tematikë mjaft të pasur dhe me vlera historiko-gjuhësore...”
Pra, vlerësimet nga koleg dhe njerëz të artit e shkencës i bëjnë një vlerësim maksimal punës së këtij studiuesi vlonjat.
Unë do të ndalem tek dy kumtesat e tij “Gjuha arvanitase e folur arkaike, apo , “zhargon” dhe “Vlera Artistike e Frazeologjisë në Poezinë Çame”.
Të dya këto referate janë të ngjashme pasi na sjellin gjuhën e vjetër shqipe si një gjuhë e lashtë si dhe të folmen çame në treven e Thesprotisë.Analiza e fakteve që sjell autori të çon në thellësine e shekujve për të parë origjinën tonë, bashkëjetesën me greket dhe vllazërimi që duhet të ekzistojë mes popujve, larg shovinizmave të ndonjë individi dhe qeverive të tyre.Gjuha arvanitase ka lënë vlera dhe thesare gjuhësore.Ai ndalet tek ndikimet që kanë ndikuar mbi të , si i shkollave greke, intitucioneve , fqinjësia dhe shoqëria greke, shtypi i shkruar, kisha dhe predikimet në gjuhën greke, politikat shtetërore në interes të gjuhës greke si dhe mungesa e një alfabeti në gjuhën arvanitase.Këtu nuk duhet lënë pa përmendur Fallemeyer, ” i cili shikonte në përbërjen gjenetike të grekëve modernë elementin e fuqishëm shqiptar”,f.52.Poeti grek Odhisea Eliti , me origjinë arvanitas duke marrë çmimin Nobel , tha:”Nga arvanitët, paraardhësit e nënës sime, kam trashëguar një sedër, që më ka dalë për mbarë.”
Ka sot mbi 976 fshatra që flasin gjuhën arvanitase, si në Atikë, Thiva, Peloponez,Spata,Evia, ishujt Hidra dhe Speca, Andros, Salamina, Korfuz, Korinth et.jGjuha e tyre është një e folur arkaike.Këtë gjuhë e fliste “Karbakov Mjauli/Boçari dhe gjithë Suli”.
Origjina e shumicës së heronjëve të revolucionit grek 1821 ishin arvanitas dhe flisnin gjuhën arvanitase dhe me të vërtetë Aristidh Kola na thotë se “në fshatin e tij- Kaçkavel, po të mos dija Arvanitika-shqip, shokët të tallnin”.
Arvanitët janë grekë shumë të lashtë me origjinë shqiptare”, kështu shprehej poeti Arvanitas Evangjeli Andreu.
Autori nuk ndalet pa na kujtuar rolin e Kollokotronëve në revolucionin grek, ku i quan”Kollokotronët me nam”, flet per Boçarët, Vangjel Llapi,, për Aristidh Kolën, Jorgo Maruga, Jorgo Miha,Llambi Gjikuli,Dhimitri Leka,Jorgo Gjero,Tasu Arvaniti,Alqi Gjika, Fisi Pangallos, këngëtarit Thanas Moraiti etj, ku siç shprehet Aristidh Kola ”Në Greqi pak njerëz nuk e kanë gjyshen apo gjyshin arvanitas”..ai nuk harron rolin e alfabetit të Diskut të Fetos(Alfabeti i Dhaskal Todrit me 53 shkronja)”.
Por studiues gjerman si ArthurMilchkofer shkruan se, “Nga çdi unë , këngët popullore greke, i janë përshtatur këngëve të vjetra arvanite të dashurisë, lirisë dhe kaçakë”.
Emri "Çamëri" një emër i hyjnyshëm pellazgjik, një trevë e banuar prej pellazgeve, ilireve dhe epirotëve.Atë asgjë nuk mund ta ndajë nga trualli amtar shqiptar, me një sipërfaqe prej 9302 km katrorë Më 1885 sipas enciklopedisë turke të hartuar nga Sami Frasheri Çameria kishte 305 fshatra. Me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912, dhe me vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër në vitin 1913 ,krahina e Çamërisë me qytetet kryesore Janinën, Prevezën, Artën etj i kaluan Greqisë.Studiuesi Arqile Gjata analizon poezinë çame, që lidhet me temën e patritizmit. Gjithçka e ndodhur në një treve të tillë është e dhimbshme, pasi tallazet e historise e kanë dënuar disa herë, në periudhën romake, bizantine, osmane, gjatë luftrave ballkanike dhe dy luftrave Boterore, 1914-1918 dhe 1939-1945, si dhe gjatë luftës civile ne greqi 1949-1953, “ku ullinjtë kullojnë gjak, si klumushti i gjirit dhe varret e mermerit si sythe të bardhë pikëllimi” dhe “përditë grindem me perënditë, kafshoja veten, thithja gjak gjarpëri, Atdheun e mora me vete, here ne tokë dhe herë në qiell”.
Në Çamëri si pasojë e genocizmit janë vrarë nga dora gjakatare e Zervës , 2771 civile , dhe 2000 të tjerë vdiqën rrugës për në Shqipëri dhe 28.000 të jenë larguar për në Shqipëri, ku u vendosën në periferi të Vlorës, Durrësit , Tiranës, në Borsh e Vrinë..(vitet 1940-1945). Qeveria greke ende sot nuk e ka njohur genocidin shtetëror grek ndaj shqiptarëve autokton të Çamërisë . Përpjekjet e qeverive greke për ti paraqitur çamët ,si bashkëpunëtorë të fashizmit nuk ka bazë. Ekzistojnë dokumente të RAJH-ut gjerman, se gjatë Luftës së Dytë Botërore ,në Greqi ka patur 30 mijë bashkëpunëtorë të gjermanëve, mes tyre dhe gjeneralet Zerva , Ralis e Janaqi. Më 23 maj 1947 Gjykata e Janinës shpalli fajtore në mungesë 1930 çamë për bashkëpunim me forcat pushtuese fashiste, një pjesë me dënim me vdekje dhe konfiskim të pasurisë dhe çamëve iu hoq shtetësia greke. Pasuritë e çamëve në prefekturën e Thesprotisë u shpronësuan dhe iu shpërndanë grekëve pa tokë. Kështu rreth 800 pasuri të shtetasve shqiptarë që banonin ose jo në Greqi në atë kohë, të vlerësuara në 350 milionë dollare u shtetëzuan.
Me gjithë atë autori na kujton se kjo gjuhë e lashtë nuk u la kurrë që të shkruhej “Gjuha jonë vetëm thuhet, nuk e lanë që të shkruhet.Bëmë këngë, këshilla t’urta, që të mos harrohet gjuha”.
Kronistit bizantin Mikal Atalates për arvanitët se “Arvanitët janë një nga popujt më të çuditshëm.Ata nuk i ka bindur as Roma as Katolicizmi.Ata i mbahen origjinës së tyre pagane dhe nuk e braktisin kurrë vendin e tyre”. Ndërsa shkrimtari Ismail Kadare thotë se :”Çamëria nuk është një fantazmë, që ngrihet, për të errësuar miqësinë e grekërve dhe shqiptarëve , përkundrazi kur popujt lehtësojnë ndërgjegjen e tyre nga peshat e vjetra, ata afrohen më shumë dhe e duan më shumë njeri-tjetrin”.
Unë vetë do ta mbyllja tregimin mbi çamërinë me një thënie të Pol Bojs:”Të falësh dikë , nuk ndryshon të kaluarën e tij”
Këto ishin disa mendime për një veprën e Arqile Gjatës që do ngelet në historiografine shqiptare krahas shumë studimeve me vlerë për historinë tonë kombëtare.Vlerat janë të pallogaritshme si në atë artistike, gjuhësore, fraziologjike e historike.I urojë autorit jetë sa më të gjatë për të na dhënë akoma vepra të tjera ,që bien erë atdhetarizëm të kulluar.
Vlorë, më 20 gusht 2018 Nga docent Odise Çaçi, Vlorë.
Faruk Myrtaj
Nuk ndodhi ta shihja kurre Athinen, dhe si duket nuk do mund ta shoh dot, aq te bukur sa e rrefente historia, legjendat, shenime-udhetimi turistesh te Europes...
Lexova poezite e Arqile Gjates, mu duken te trishta, trazuar e mekur, pa fryme, nje Athine e sa-zgjuar nga endrra me vdekje, vdekje qe "luan me njerzit e thjesht, e paperballueshme, si luani..."
Do mbetet imazh i gjalle poetik, duke qene njeheresh histori, aktualitet, e shkuar dhe e ardhme, parashikim dhe paralajmerim, kujtese qe askush s'ka te drejte te bej te vuajne te tjeret per makuterine e ca te pakteve:
E SHËMTUARA...!
Dhimbja ime jeton tek e shëmtuara...
ka, kaq shumë
sa ato bëhen lule,
shëtisin nëpër rrugëtime.
Lulëzojnë të shëmtuarat,
ato janë e sotmja, vet jeta,
ngjajnë si ne
nuk zbehen nga dashuria!
26 janar 2013
Nuk Pata Kohë të Qaja!
Me zërin e vjeshtës erdha tek ti
kur era valviste gjethe.
Unë jepja e merja me buzët e tua,
kur ti putha ata sy
nuk pata kohë të qaja!
Qava me ngashërim
kur era...
të zhveshi lakuriq,
të bënim dashuri.
Janar 2013
...AMBJENT FEMRASH
Në nderim të një nuseje që nuk mundi ta trashëgonte dashurinë e parë E.L
Ishte ambjent femrash
ato punonin, këndonin e mallkonin...
Më të bukura se kurmi i tyre
ishin kujtimet e disa orëve më parë,
lënë peng... tek i ngrohti shtrat!
Një nuse e re lëshonte buzëqeshje,
nderur mbi qerpik
i rinte një puthje e paharuar!
Ishte si kukull...pak e trishtuar,
fjalët i bëheshin zogj, niseshin për udhë.
Mbrëmjeve...e skuqur
gëlltiste të tjera cicërima,
të parën puthje e mbështillte
me buzëqeshje.
Shkurt 2013-Athinë
...DITË GREVE NË ATHINË!
Në greva,
zakonisht ditëve të mërkura
në bulevard...pranë statujave
atje,
ku lulet janë tharë!
Turma me emra e kërkesa
bashkuar rreth banderolave, flamuj
bashkë me pëllumbat,
atje, tek sheshi Sintagma.
Athina ka shumë diell
muret e shtëpive të ftohta, vetëm pakë bukë,
rrugët mbushur me lypsarë, reklama pa drita!
Të gjithë të vetëm, përtypin fjalët e tyre,
të majmurit janë shurdhuar
në shtëpit e turmave nuk ka zjarrë.
Sa keq...
tani, Athina është zvogëluar
kazanët e plehrave boshatisur,
shumëkush vret veten...!
Ka kohë që Evropa e do shumë Athinën,
Athina është e mobiluar bukur
me gurë madhështor, filozof që mësohen
pasqyrat e Afërditës që shikojnë me shumë sy!
E mjera turmë...
nuk po mëson dotë format e vdekjes
shkaktuar nga qirinjtë e ndezur!
Sot më 11 Shkurt 2013
Jeta Përrallë-Vdekja Ëndërr!
Jeta përrallë...
Çast pas çasti e jetojmë,
të urtë,të sinqertë
si fëmia,
përralla të bukura besojmë!
Të kërcënuar nga frika,
luajmë nëpër erë
(mos përrallat zhduken),
me dashuri na vrasin entusiazmin,
vetëvetja përkundet në djepin e kohës,
të gjithë shkruajmë në pentagramin e përallave...!
***
Vdekja...ëndërr!
Na vjenë për të qarë
çelsin e saj e kemi në xhep!
Kur tmerrohemi prej saj...
Besojmë ëndrrën si luan me ne
pastaj,
me sy të ndezur zjarrë hidhemi mbi dashurinë,
në duartë e saja duam të vdesim!
Shkurt 2013.
"Ka kohë që Evropa e do shumë Athinën,
Athina është e mobiluar bukur
me gurë madhështor, filozof që mësohen
pasqyrat e Afërditës që shikojnë me shumë sy!
E mjera turmë...
nuk po mëson dotë format e vdekjes
shkaktuar nga qirinjtë e ndezur!"
Mirmbrëma Arqile,
flm për librat mund të mi dërgosh në emaili: luftulla.peza@gmail.com.
Unë merrem me histori dhe histori të gjuhës.
Pashë shkrimin mbi gjuhën arvanite dhe më pellqeu . Është gjuha e popullit autokron arvanitas në Greqi. Ajo rrjedh nga gjuha pellazge dhe ka po ato forma. Alfabeti i sotëm grek është alfabet pellazgjik që e trashëguan arvanitët dhe më pas e morën grekë. Gjuha arvanite duhet të shkruhet me këtë alfsabel, sepse ai është i saj. Kemi një revistë Dodona quhet dhe e Qendrës së Studimeve pellazgjike. Përgatit diçka mbi gjuhën arvanite dhe ma dërgo ta botojmë aty. Do kemi edhe një simpozium në tetor në Prishtinë, unë e drejtoj, jeni i ftuar. Për gjuhën dhe historinë e arvanitëve është mirë një referat. Gjithë të mirat ARQILE DHE MIRË U PAFSHIM teefoni im: 0676492988. Tani jam jashtë, kthehem gjatë marsit. Mirë u pafshim, L.Peza
NGA PROFESOR ASTRIT GJUNKSHI
I nderuar z. Arqile~!
Ma devijove programin e punes per kete dite te diel, por dua te te falenderoj. I kalova shpejt e shpejt tre materialet qe me derguat dhe, menjehere, rrita te formoj nje ide te qarte per ju dhe vepren tuaj. Dua te te pergezoj vertet per interesat e gjera intelektuale dhe per nivelin e thelle te krijimtarise tuaj studimore dhe artistike. Eshte nje befasi per mua. E shoh qe nuk keni ndonje titull apo grade akademike, por ju jen nje shembull tipik i asaj se sa pa vlere jane ato tituj e grada, te cilat mbahen shpesh nga njerez medioker qe vegjetojne. Ju i keni marre ato tituj e grada me vepren dhe integritetin tuaj. Konstatoj se ju vini nga formimi unjversitar ne fushen e gjuhe letersise dhe e keni thelluar formimin tuaj me studim e pune kembengulese. Nderkaq, une kam ardhur tani vone ne letersi. Formimi im eshte i trefushte. Fillimisht si matematikan. Si diplomat dhe studjues ne fushen e sigurise globale pas vitit 1992 dhe si shkrimtar dhe poet vetem pasi dola ne pension, me 2016. Botova librin e pare me poezi e poema ne ate vit, ndersa tani jane bere 7 libra, perfshire nje drame poetike dhe nje roman. Do te keni rastin t'i lexoni. Shoh qe na bashkon mendja krijuese, patriotizmi dhe integriteti mbi te gjitha. Une do te isha i nderuar po te kisha nje analize te romanit tim 'Hirushja Pellazge' nga ju. Mbase edhe te krijimtarise time ne vargje. Sepse e shoh qe keni ate formim dhe ndergjegje qe une do te doja ta shoh te miqte e mi te cilet me kane bere recensa, shpesh plot elozhe, por me pak analize te vertete. Nderkaq, i ardhur se fundi nga fusha te tjera ne letersi, me mungon edhe njohja me kritike e analiste te mirefillte te fushes. Disa sikur duan te ruajne te drejten e pronesise se "te madhit" ne letersi dhe nuk afrohen qe te thone diçka qe te veje nje vule per origjinalitetin dhe te rene qe mund te kesh sjellur si krijues rishtas. Deshiroj te gjeni mundesine qe ju ta beni ate qe nuk e bejne keta. Te pershendes dhe te uroj shendet dhe suksese ne krijimtari! Me respekt,
Rudolf Marku
I nderuari zoti Arqile
Me gjithese teper i pakohe : (me duhej te punoja nje studim, krahas angazhimeve te jetes se perditshme), - sapo e perfundova se lexuari librin tuaj me recensione, artikuj studimor per letersine-prozen dhe poezine e disa prej autorve me te spikatur te letersise shqipe.
Ne rradhe te pare pergezimet e mia per kete liber serioz, te shkruar me nje skrupulozitet shkencor, me nje metodologji te kritikes profesionale te studimit letrar, dhe me dashamiresine e nje njeriu qe e do krijimtarine letrare, duke e pare ate si pjese e etnosit kombetar.
Studimi krahasimor i tre poeteve te Vlores, qe jane dhe Poete Kombetar- Ali Asllanit, Naxhi Hakiut dhe Fatos Arapit, ky i fundit profesori dhe miku im i nderuar, te ben pershtypje per studimin shterrues te lidhjes se pezise se kultvuar me poezine popullore labe- duke penetruar holleisht ne krahasimet dhe bashkesite me vargun, psikologjine, metriken- nje studim imprsionues.
Me bene pershtypje te madhe dhe i lexova me nje fryme dy studimet e poezise Came- studimet sjellin risi krejt te reja e te pa artikuluara deri me sot- studimeve bere ne laboratoret metodik te shkences letrare, Sidomos Vlera artistike dhe frazeologjia ne Poezine Came.
NGA PROFESOR RUDOLF MARKU
Kam lexuar me kurre shtje te vecante studimet recensionike te Poezise se Lida Lazajt, te Rami Saar (izraelit) dhe te Rexhep Vokes (Lisi i vetem ne Fushe). Jam impresionuar me krijimtarine e Lida Lazajt , ne menyre te vecante . Eshte nje zbulim i papritur dhe i kendshem per mua. Ngase shkrimi juaj nuk ka as dhe me te voglen te dhne biografike per autoren, ju lutem a mund te me tregoni dic me shume per autoren ? Ku jeton? Sa libra ka botuar ? Me cafre tjeter merret? ...Poezia e saj me pelqeu-gjykuar nga citimet qe keni bere ju-.
Lexova shkrimet per Novruz Alibjn dhe Murat Isakun e Tetoves (te cilin e njoh personalisht prej shume vitesh dhe e cmoj)
Ju shpreh edhe njehere urimet e mia per kete liber studimor qe mendoj se cdo studjues letersie duhet ta mbaj ne bibloteken e vet. Po ashtu studentet dhe vete krijuesit!
PS- Per shume muaj do jem ne udhetime, ne France, Gjermani dhe SHBA, kesisoj do te duhet te presesh gjate qe une te vazhdoj me leximin e librit te dyte. Ne momentet me te volitshme, do ta lexoj dhe ate.
VASIL VASILI
Arqile, mbase nuk njeriu i duhur dhe si i tille po jap vetem nj; mendim per poezite tuaja. Ju jeni poet dhe studiues i kuptoni vlerat artistike., por edhe te tjeret, miqte tuaj i kuptojne ato. Une jam vetem njeri prej tyre, dhe si i till; po them, me shume mendoj se po them, poezia dhe cdo veper artistike eshte mire te mos jete nen hijen e te medhenjve, se ne psikiken e lexuesit rritet bashke me leximin edhe nje lexim qe vjen nga kujtesa qe e mund.... krijimin e ri, ndonese ai ai mund te kete vlera, por keshtu vepron psikika, rruan mjeshtrat dhe te rinjte i fut ne cadren e tyre. Gjithe te mirat Arqile!
Fran Ukcama
Nderim o poet, shkrimtar e tash ne pjekurine naltore artistike, si studiues e kritik artit letrar, zoti Arqile Gjata, miku im me vjen mire qe je rreke guximshem me keto motive kaq frymezuese, qe je futur kreshtave te poemave te mia kushtuar Heroit tone ngadhnjimtar te madhit Gjergj Kastrioti.. Kjo veper eshte shkruar ne pathosin e zjarmise atdhetare, po kaq dhe ju i keni cik thekshem idete e njeres nga poemat qe lidhen rrfane njera pas tjetres. Faleminderit mik, urime ne punet tueja krijuese e studimore!
Noke Abilekaj
Të fitosh mbi skepicizmin si Arqile Gjata
**********************************************
Pas njoftimit mbi veprimtarinë e datës 5 Nëntor 2017 ku pati prezantim krijimtarie në nivelin e një diskutimi krijues mbi poezinë e Arqile Gjatës dhe mbi përmbledhjen mozaik (studime, përsiatje, esse) të tij,150 deri 200 miq të shkrimtarisë dhe të Arqile Gjatës shprehën gëzimin prej miku (aq më kënaqshëm prej lexuesi të paanshëm), duke i uruar autorit suksesin e mëtejshëm.
150-200 miq për penën e një krijuesi, në ditët tona, është rrallësi, është pikë e lartë suksesi.
Angazhimi me referenca dhe diskutime serioze nga protagonistë të njohur në fusha të ndryshme të krijimtarisë; studiuesit (Prof. Dr Ermelinda Kashah, Prof. Dr. Fatmir Terziu), poetët (Stefan Martiko, Luan Zhuli, Vasil Klironomi), të afirmuarit e letrave në poezi, prozë dhe publicistikë (Robert Goro, Grigor Jovani, Murat Aliaj, Myslym Maska, Gëzim Strora) e lartësoi veprimtarinë në nivele mbi "kodrinore".
Filli që i përshkoi gjithë diskutimet ishte:
POEZIA E ARQILE GJATËS meriton vlerësim dhe është vendosur mirë në "shpatet" e letërsisë shqipe.
Proza dhe studimet e tij premtojnë.
Pikërisht, tek "premtojnë" dua të përqendrohem me pak fjalët e mëposhtme.
Poezia e parë e Gjatës (e njohur) daton më 1966. Titullohet "Shqerka". Lirikë e këndshme. Premtuese.
Sido që lirika premtonte, për arsye që nuk gjejnë dot shpjegim në paragrafet kalimtare të këtij rasti, krijuesi nuk e respektoi premtinin e saj.
U kthye te shekullin e fundit. Ne, miqtë e tij, midis apo në ballë të tyre, shpallëm skepticizmin tonë.
Thoshim: Arqileja është vonë. Poezia e tij vjen shumë hapa pas kohës etj.
I thamë mendimin tonë. Gjata na dëgjoi, nuk u zëmërua, nuk u deziluzionua, nuk u dorëzua. Huri midis krijuesve, mori pjesë në "maratonë", parakaloi shumicën, IU AFRUA KREUT.
Më 5 Nëntor 2017, shumëkush pranoi se mosbesimi i para 10 viteve, sidoqë jo keqdashës, kishte qenë i nxituar, në mos i gabuar.
Arqile Gjata, në moshën e tretë, shfaqi vitalitet 20 vjeçari dhe e mposhti skepticizmin. Ka hyrë si "lojtar i merituar në fushën e blertë".
Sot shpreh besimin se ai do mposhtë edhe skeptikët ndaj arritjeve të tij në prozë dhe në fushën e studimeve. Shenjat janë shfaqur, kanë rrezatuar brenda faqeve të librit të fundit "Të pikturosh fjalën, të pikturosh ajrin"
Suksese mikut tim, sfidantit të pashok ndaj viteve që na sulmojnë!
Odise Çaçi
Mendime për librin “Trokas me Ligjërime” të poetit, shkrimtarit e studuesit Arqile Gjata
Nga doc: Odise Çaçi, Vlorë, më 20.8.2018
Poeti, shkrimtari, publicisti, studiuesi dhe kritiku letrar vjen këtë rradhë me përmbledhje artikujsh “Trokas me ligjërime”, të botuar dhe të kopsitur shumë bukur nga shtëpia botuese “Milosao “ Sarandë”, 2018.Mendoj ,se libri është ndërtuar mjaft mirë, ku opnenca nga prof.dr.Ermelinda Kashah, reçensa e paraqitur nga Yllka Kënaçi dhe Mirela Taçi, një
PROFESOR-STUDIUES-KRITIK-FATMIR MINGULI
Shume mire Arqile, rreth 90 % te referuesve i njoh nga afer dhe me behet qejfi per sa ata shkruajne per vepren tende. do te gjej kohe te pershtatshme e t'i shoh me vemendje1 do jemi ne kontakt!
Mirmbrema Arqile! i hodha nje sy librit "Trokas ne ligjerime" si dhe botimeve tuaja. te them te drejten nuk kam pasur informacion per krijimtarine tuaj. te libri 'Ligjerimet..." me ben pershtypja e metodes analitike te perfshirjes se shume problemeve brenda nje teme. Jam impresionaur nga studimi per gjuhen arvanitase.
Me duhet pak kohe qe te reagoj edhe per temat e tjera si psh: "Frazeologjia ne poezine came" Poetet emigrante ne Greqi' dhe patjeter studimi per Musine Kokalarin. Ju falenderoj qe me dhate kete kenaqeis tejet intelektuale.
Persa i perket temes mbi gjuhen e arvanitesve kam objeksionet e mia, meqe jam marre shume ne nje liber qe kam botuar me titullin 'Daniel Arnaut- simptoma te poezise se shkruar shqipe ne shek. XII-XIII"inderit Profesor! Dua Tju them se ProUMË TË LUNIMET S
Iskra Thoma Ju pergezoj Z. Arqile Vasil Gjata per kete liber me studime e hulumtime, liber që ju ka kushtuar mund e sakrifica, një pune e gjate disa vjeçare. Ky liber iu vjen ne ndihme brezave te ardhshem te studjuesve. Pershendetje edhe prof.dr. Bardhosh Gaçe per mbeshtetjen dhe paraqitjen e punes tuaj shkencore.
Roland Musta Bukur.Te lumte Arqile.Nderim dhe per Prof.Gjovalinin shpirtbukur e te perkushtuar si te rrallet per te qemtuar dhe evidentuar vleren e shqipes sone te leqendisur!Urime.
Pegezime!
Begzad Baliu <bbaliu@yahoo.com>
Nje studim i vleresuar qe na nderon edhe neve ne kontekstin e komunikimit dhe reflektimit!
Begzadi
MESAZHERI I VLERAVE-Prof. Dr,FATMIR MINGULI
Pershendetje Arqile.!Lexova punen e jashte zakoneshme qe keni bere per studimin gjithe pasion e perkushtim te rrenjeve te gjuhes sone ametare , te kuptimit te toponimeve ne trojet ilire, te mbeshtetur ne nje argumentim shkencor, llogjik dhe gjuhesor. Vleresoj shume studimet ne fushen e krijimtarise poetike te shume poeteve te shquar mjeshteria e tecilve duket ne brumin e shqipes ,qe e lartesojne poezine,e bejneme te kendeshme,jo vetem permes fjales,por edhe permes tingullit,melodise,ngjyres..Ju me kete rast keni dhene nje kontribut te cmuar per ne ne kete kohe boshlleku ku keto studime eshte i dukshem,por edhe nje rruge te hapur per brezat e ardheshem..Urime per punen dhe sakrificen ne sherbim te kombit .!
Shume mire Arqile, rreth 90 % te referuesve i njoh nga afer dhe me behet qejfi per sa ata shkruajne per vepren tende. do te gjej kohe te pershtatshme e t'i shoh me vemendje1 do jemi ne kontakt!
Mirmbrema Arqile! i hodha nje sy librit "Trokas ne ligjerime" si dhe botimeve tuaja. te them te drejten nuk kam pasur informacion per krijimtarine tuaj. te libri 'Ligjerimet..." me ben pershtypja e metodes analitike te perfshirjes se shume problemeve brenda nje teme. Jam impresionaur nga studimi per gjuhen arvanitase.
Me duhet pak kohe qe te reagoj edhe per temat e tjera si psh: "Frazeologjia ne poezine came" Poetet emigrante ne Greqi' dhe patjeter studimi per Musine Kokalarin. Ju falenderoj qe me dhate kete kenaqeis tejet intelektuale.
Persa i perket temes mbi gjuhen e arvanitesve kam objeksionet e mia, meqe jam marre shume ne nje liber qe kam botuar me titullin 'Daniel Arnaut- simptoma te poezise se shkruar shqipe ne shek. XII-XIII"
Mua me ka pelqyer konstatimi shkencor i Bardhyl Gaces, teper konkret
???
Ndjese, miku im, permbledhjet kishin ardhur qe ne tetor, por kompjuteri i kishte futur tek junk. Keto dite pata mundesi t’i shoh. Çmoj sidomos guximin per te kontribuar edhe ne kritiken letrare, madje edhe ne gjuhesi. Suksese e qofsh mire
TEUTA SADIKU MBI LIBRIN “TROKAS ME LIGJËRIME”
”GJUHA ARVANITASE ZHARGON APO DIALEKT” – Arqile Gjata dhe kritika letrare / Nga Teuta Sadiku
0
”GJUHA ARVANITASE ZHARGON APO DIALEKT”
Arqile Gjata dhe kritika letrare
Është vërtet për tu përgëzuar puna këmbëngulëse studimore dhe interesi i thellë në fushën kërkimore i poetit dhe studjuesit Arqile Gjata, emigrant në Greqi,ku këtë herë vjen me librin e ri titulluar“Trokas me ligjërime”,një vëllim me kumtesa,referate, kritika e studime letrare botuar në revista e referuar në universitete brenda e jashtë Shqipërisë.
Për të ndërmarrë një hap të tillë nuk është e lehtë për secilin,por i pajisur me një arsim filologjik dhe me talentin e një poeti (kujtoj këtu se A.Gjata është poeti i 8 vëllimeve me poezi e 3 vëllime me studime letrare si dhe shumë shkrime e kumtesa të botuara në gazeta e revista letrare e kulturore) ia ka dalë mbanë të sjellë para lexuesve jo vetëm ndjeshmërinë e shpirtit dhe botën e tij krijuese por edhe problematikën në filologji e kritikën letrare shqiptare si dhe tematikën social politike e historike të botës që na rrethon.Është merita e kritikut, shkrimtarit dhe poetit, të na tregojë si ta perceptojmë e ndjejmë artin që ndodhet pranë nesh,duke hedhur dritë mbi artin e vërtetë të krijuesve dhe periudhës së ngjizjes së tyre. Ai ndërmerr një hap më tej ,përveç kritikut të artit, ai këtë herë vjen me mendime e vlerësime për poezinë çame,për gjuhën arvanitase,duke vënë në pah vlerat artistike e frazeologjike në poezinë çame, me një punë kërkimore,studimore e shkencore.
Të gjykosh një vepër letrare duhet së pari jo vetëm të jesh një krijues, por edhe të zotërosh mirë talentin e krijuesit,të ndjesh dhe përjetosh çaste e situata,të lexosh e të emocionohesh,të dëgjosh e të përmallesh. A. Gjata i ka përftuar të gjitha këto edhe si një poet i talentuar edhe si një emigrant plot përvojë e përjetime. Nuk i mungon as syri kritik dhe as fuqia e fjalës e pasi ka përzgjedhur fjalët e duhura nuk i mbetet veç të parashtrojë e argumentojë ide, teza, parantezë nga pozicioni i tij si poet, shkrimtar,kritik e studjues.Kritiku i artit duhet të vërtetojë, dëshmojë e mbrojë atë çfarë shkruan dhe me këtë nënkuptojmë aftësinë për të balancuar gjendjen emocionale me zotërimin e një logjike të fortë përveç ndjeshmërisë së lartë qytetare e ndjesisë së përgjegjësisë për hapin e ndërmarrë. Ashtu si poeti i talentuar edhe kritiku letrar punon me fjalën e gdhend dhe e skalit bukur e me hijeshi për të nxjerrë në pah e në sipërfaqe atë çfarë mbjell poeti apo shkrimtari,për të hedhur dritë jo vetëm në artin krijues por edhe për të qartësuar lexuesin e shijuesin e artit, për të zbardhur e ndriçuar historinë e filozofinë,shpirtra e jetë,karaktere e mjete artistike,të cilat janë të palosura e nënshtresuara herë me dritë e herë me terrin e vdekjes siç shprehet Kalvo.Një vepër arti dhe gjuha e përdorur me mjetet e saj artistike,ka shumë shtresa e nënshtresa kuptimesh e nënkuptime ndaj është detyrë e kritikut për ti ardhur në ndihmë lexuesit, me domethënien, rolin e rëndësinë e mesazheve që përcjellin.Gjuha është një përjetësi ashtu si dhe vetë arti.Brezat lindin e vdesin, kombet e etnitë krijohen e shëmben ,por është gjuha e artit ajo që u jep pavdeksinë.
Çdo epokë lë shenjat, mesazhin e vet dhe të gjitha së bashku krijojnë pazëllin e përjetësisë e vërtetësisë së saj.
Çfarë është vërtetësia e kush është e vërteta në art?
E vërteta gjendet brenda faqeve të librit, si në prozë,në poezi po nuk është e lehtë të jesh kritik,pasi duhet të krijosh e të rikrijosh nga grimca gjuhësh e thërrime fjalësh,të ri prodhosh të kaluarën e të projektesh të ardhmen në punishten e artit duke vënë në punë gjithë bagazhin e potencialin,euridik,mendjen e syrin kritik.Kritika e bën trurin një vegël të hollë e të mprehtë thotë Oskar Ualdi,sepse vetë kritika si art është një krijim brenda krijimtarisë.E vërteta në art,si nocion konsiston jo vetëm si realitet artistik bashkëkohor, por edhe si karakter identiteti,specifik dhe vërtetësia është realiteti i gjallë dhe aktiv i jetës ,përjetuar nga autori.Kërkohet kulturë,ligjësi dhe logjikë konceptuale për të konvertuar në një të vetme vërtetësinë jetësore me vërtetësinë specifike të artit të vërtetë dhe fenomenal.
A.Gjata përveç mendimit të tij kritik na jep edhe mendimet e kritikëve të tjerë të konfirmuar si shqiptarë edhe të huaj ,herë duke plotësuar e herë duke iu kundërvënë me fakte të bazuara në logjikë e dokumentacion të pasur bibliografik.Nëpërmjet elementit konvencional, kritiku A.Gjata ka motivuar bindshëm vërtetësinë jetësore me vërtetësinë në art,sepse ai ka punuar me forcë shpirtërore në tematikë, në brendësi e përmbajtje emocionale nga këndvështrimi i tij si krijues,e ka depërtuar në thelbin e fenomeneve të realitetit dhe botës shpirtërore të poetit-njeri për të zbuluar vërtetësinë dhe të vërtetën në art.
Nëse një piktor na jep një sy, një muzikant një vesh, kritiku na jep një pamje të së vërtetës,shkruan poeti grek J.Seferi.Kështu në përmbledhjen e kumtesave A.Gjata na ka sjellë jo vetëm, poetë, prozatorë, vlera e vlerësime,por edhe vetveten duke i interpretuar ato nga pozicioni i një kritiku e studjuesi të zellshëm.
Shpesh dëgjojmë lexuesin të bëjë pyetjen :”Çfarë ka dashur të thotë poeti këtu?” Lexuesi ka të drejtë të mendojë e hamendësojë por është kritiku që i vjen në ndihmë.Umberto Ego ka pasuruar bibliografinë tonë me artikuj e shkrime të ndryshme,ku në njërin prej tyre shkruan:”Në periudha të veçanta herë i është dhënë rëndësi krijuesit, herë lexuesit e herë veprës artistike,kjo në vartësi edhe të rrymave e zhvillimit të
tyre.Kohët e fundit i është dhënë përparësi lexuesit.”Kur e pyetën Nobelistin grek,Seferi në lidhje me mardhëniet e tij me lexuesin ai u përgjigj se diçka duhet të bëjë edhe lexuesi.Umberto Eko i jep mundësinë dhe të drejtën lexuesit të bëjë diçka por thekson se çdo vepër arti mbart brenda saj çelësat e interpretimit dhe nuk mund ta lejojmë interpretimin në duart dhe hamendjet e lexuesit,vetëm po qe se ai është një lexues perfekt, domethënë një lexues që fle e zgjohet me agoninë e interpretimit.Pra arrijmë në përfundimin duke iu referuar poetit grek Seferi, se diçka duhet të bëjë edhe lexuesi dhe ajo diçka që duhet të bëjë është të shtojë nga vetja diçka pasi e ka lexuar atë. Por pikat mbi i i vë kritika letrare,puna studimore çka i nevojitet aq shumë letërsisë shqiptare e artit në përgjithësi.
Pra “Trokas me ligjërime” vjen këtë herë poeti,shkrimtari,studjuesi e kritiku A.Gjata,një përmbledhje me artikuj ,studime e kritika letrare botuar nga shtëpia botuese” Milosao”Sarandë 2018,në të cilin nuk mungojnë recenca, parathënia e pas thënia nga profesorë,prof.dr e mjeshtër të fjalës të cilët kanë sjellë mendimet e vlerësimet e tyre për punën dinjitoze e vlerat e veçanta që sjell ky libër në kritikën letrare shqiptare.
Vetë titulli” Trokas me ligjërime” një titull poetik ky,është tregues i përmbajtjes së librit në përgjithësi dhe analizës së ligjërimeve në veçanti si të poetëve e prozatorëve edhe fjalës e mendimit të autorit.Pra janë dy fjalë të zbërthyera e të gërshetuara shumë mirë me njera-tjetrën : Pjesa e parë e titullit na parapërgatit se autori po troket në tema e tematika, probleme e problematika letrare”,të nxehta “ siç shkruan docenti Odise Çaçi në shkrimin e tij për librin dhe autorin e librit në fjalë.Gjuha arvanitase një zhargon apo një dialekt,pyet dhe përgjigjet autori me një hulumtim që hap diskutime e studime gjuhësore e historike.
Pjesa e dytë e titullit, “ligjërime” na bën të ditur për ligjërimet e poetëve e prozatorëve,dhe kjo mori krijuesish. kalon në diskutime e analizë të teorisë letrare,të burimeve letrare dhe hulumtime personale të F.Gjatës. Analiza që u bën fakteve, të dhënave historike si dhe argumentet që ai sjell e parashtron, flasin për punën e tij këmbëngulëse në fushën e gjuhësisë,historisë,një vizion i ri në studimet tona letrare,siç shkruan Prof.dr.Bardhosh Gaçe për librin në fjalë.
Meritë e autorit është Bibliografia e pasur që ai sjell,referencat e shumta ku ai konsultohet si dhe kodet e çelësat që i jep lexuesit për të shijuar e reflektuar një vepër artistike.
Fjalët hyrëse të A.Gjatës në të gjitha esetë dhe shënimet e tij diskurseve …përshkruajnë shkurtimisht apelin e fiksionit krijues që qëndron në potencialin e tij hulumtues,marrëdhënies mes leximit dhe krijimit,po aq dhe mes sprovave të shumta në këtë lëmi aq të vështirë ,po mjaft tërheqëse për autorin e këtij libri ..do të nisë Prof.dr.Fatmir Terziu esenë e tij titulluar”Gjata ose lexim-përgjigjja ndaj humanizmit-liberal.”
Arqile Gjata është poet, prozator studjues e kritik letrar.Ai ka lindur në qytetin e Vlorës dhe ka studjuar në Institutin e lartë të Shkodrës.Është botues I tetë vëllimeve me poezi,tre vëllimeve me prozë si dhe ka shkruar e mbajtur reçesione, referate, kumtesa në universitete brenda e jashtë shqipërisë.
Është autori I vargjeve të mrekullueshme “të zhurmshme” të vëllimit “Gratë e poetëve.”
Vijnë gratë e poetëve
Dallgë-dallgë,
mbushur shpirtin me këngë.
Këto gra me luk të ndryshuar
ditë e natë përtypin ëndrra
trullosur nga frymëzimet për burrat.
Gratë e poetëve idilike
“Natyrë e qetë” në kopshtin me ajër të poezisë
feksin si mollë e ndalueme
shembur mbi shtrat
të joshura
nga dashuria e burrave poetë.
Nuk u del shpirti pa u botuar libri
me fjalor muzike
“Gratë janë fajtore”
Begzad Baliu
I dashur Arqile!
Ndjehem shume i nderuar qe me vleresoni duke me dhuruar veprat studimore, duke me mundesuar qe t'i përdori ato në formën më të përshtatëshme.
Sgjëndet e te më mira për Ju dhe Familjen tuaj!
Begzadi
Me respekt, - Regards Prof.dr.Begzad Baliu Prodekan - Vice-dean Universiteti i Prishtinës - University of Prishtina Fakulteti i Edukimit - Faculty of Education E-mail: begzad.baliu@uni-pr.edu (official) bbaliu@yahoo.com (private) Tel: +377 44 173 596
Recensa nga Prof. Dr. Begzad Baliu dhe Pr.Dr.Zeqir Kadriu
STUDIUESI DHE SHKRIMTARI ME DHUNTI TË VEÇANTË KRIJUESE
1-Jetëshkrimi i qytetarit të angazhuar
Arqile Gjata është njëri prej krijuesve të veçantë në letrat shqipe. I lindur në Vlorë (1942) dhe i shkolluar në shkollën kombëtare, ai u largua nga atdheu me familje në Athinë duke pasur një formim të plotë kombëtar për zhvillimet politike, kulturore, historike dhe sociale në Shqipëri dhe jashtë saj, në rajon dhe në Europë. Duke qenë i formuar në kontekstin politik dhe kulturor shkrimtari, publicisti dhe studiuesi Arqile Gjata në Athinë iu bashkua atyre lëvizjeve kulturore, sociale e politike, të cilat në rrethanat më të vështira mbajtën gjallë vetëdijen kulturore, etnike dhe sociale e historike të emigracionit të fundshekullit XX në Greqi. Gjatë një çerekshkulli të angazhimit të tij në këto struktura kulturore, letrare e sociale në Athinë, mjeshtri ynë bashkëpunoi me shtypin shqiptar të kohës dhe me organizata të emigracionit shqiptar, duke shkruar tekste publicistike, skica të jetës shqiptare në këtë vend, tregime që më parë se sa sfondin estetik qiellor, kishin realitetin shpirtëror të shqiptarit në këtë vend, si edhe deklarata problemore dhe analiza më të gjera për gjendjen e emigracionit në Athinë dhe përgjithësisht në Greqi. Në këtë mënyrë, pra me angazhimin e shumëllojshëm dhe të shumanshëm në jetën shpirtërore, materiale dhe politike të emigracionit shqiptar në Athinë, shkrimtari, publicisti dhe studiuesi Arqile Gjata, e përplotësoi biografinë e tij jetësore dhe një pjesë të rëndësishme të bibliografisë së tij krijuese. Në të vërteti vazhdoi dhe plotësoi një traditë të krijuar disa shekuj me radhë në historinë politike, krijuese dhe jetësore shqiptare në Greqi, e cila kishte kulmuar në periudhën e Rilindjes Kombëtare.
2-Biografia e zgjeruar e shkrimtarit
Gjatë jetës, përkatësisht qëndrimit në Athinë, Arqile Gjata i është përkushtuar në mënyrë të veçantë krijimtarisë letrare, fillimisht poezisë dhe prozës, por ndërkohë edhe esesë e studimit. Të kësaj natyre janë disa vëllime me karakter publicistik, estetik dhe studimor, sikur është ai për arvanitasin Aristidh Kolia (2000), i cili në fund të shekullit të kaluar, me jetën dhe me veprën e tij, qe bërë kulti post-rilindas i Lëvizjeve patriotike shqiptare kudo që ishin; bashkautor i kujtimeve të aktores vlonjate "Vaçe Zela - Je lulja më e bukur e jetës!" (2011); dhe i vëllimit me ese dhe mendime kritike "Një ese për jetën" (2010). Nuk e di a është e nevojshme të thuhet se mjafton të shihet vetëm përzgjedhja e temave dhe e personaliteteve kulturore e kombëtare për të kuptuar dhe për të vlerësuar qëndrimin atdhetar të autorit ndaj trashëgimisë sonë? Personifikues të tij janë atdhetari dhe këngëtarja që për më se një gjysmëshekulli ishin sinonim i virtyteve më të larta të kulturës sonë, të historisë sonë; atdhetari që në kulmin e krijimtarisë së tij, kap majat e betejave të tij jetësore e shkencore, në kurorën e të qenit kulti i djalërisë shqiptare në Greqi, Shqipëri dhe në mënyrë të veçantë në Kosovë; si dhe këngëtarja që me zërin e saj, më këngët e saj, me bëmat e saj, e mbante të bashkuar kombin edhe atëherë kur ishte i ndarë mes gjembash me rrymë; dhe që kishte lënë amanet, që trupi i saj nga emigracioni, fillimisht të zbres në tokën e Kosovës e pastaj në varrezat e Tiranës.
Pjesën e dytë, mbase më shpirtëroren, e jetëshkrimit të tij e përbëjnë vëllimet me poezi. Ato nuk janë as të pakta dhe për më tej kanë vlera domethënëse për biografinë e tij shpirtërore, materiale e kulturore, prandaj jo rastësisht, autori, më parë se sa me të tjera vlera krijuese është identifikuar me krijuesin, përkatësisht, shkrimtarin. Fjalën e kemi për veprat poetike, përkatësisht me vëllimet me poezi “Kur trazohet jeta”(2005); “Kurorë me ngjyra“ (2006); "Jeta me vjen si poezi"(2010); “Gratë e poetëve”(2009); vëllimin me poezi të zgjedhura "Kur thinjet deti" (2012); si dhe vëllimin me tregime: “Qyteti që kërkon muzikë”(2012).
Në qoftë se mund të themi se krijimtaria e tij letrare tregimtare, në njëfarë mënyre a një tjetër, ofron senstin e tij prej polemisti, gazetari e pamfletisti i kohës, krijimtaria e tij poetike në fushë të poezisë është plotësisht e çliruar prej përbërësve të jashtëm. Përkundrazi, ajo përfaqëson gjithë shqetësimet e brendshme shpirtërore të jetës. Prandaj nuk është e rastit, pse gjatë kësaj kohe, shkrimtari ynë Gjata, përveç vëllimeve të veçanta me poezi është kujdesur që të botoj edhe një vëllim tjetër me poezi të zgjedhura. Poezi të zgjedhura të këtij autori janë përzgjedhur në disa nga antologjitë tematike dhe estetike të kohës, sikur janë vëllimet “Itaka e fjalës” dhe “Qiejt e shpirtit!”, si dhe vëllimit dygjuhësh rumanisht-shqip “Çelsi i shpirtit”, cikli i poezive në gjuhën rumune në revistën “Hahemus” etj. Kështu, nëse me angazhimet e tij qytetare në Athinë Arqile Gjata krijoi biografinë jetësore të tij, me të cilën vazhdon të komunikoj në ambientin ku jeton, kryesisht ndërmjet Athinës dhe Vlorës; me krijimtarinë e tij letrare dhe sidomos poetike, ai ndërtoi biografinë kulturore dhe shpirtërore, me të cilën vazhdon të komunikojë në një hapësirë më të gjerë nacionale dhe ndëkombëtare, për faktin se ai krijimtarinë letrare e ka botuar jo vetëm në gjuhën shqipe po edhe në gjuhë të tjera greqisht, italisht, anglisht.
3-Prej krijimtarisë letrare te studimi i tyre
Libri më i ri i Arqile Gjatës mban një titull jo shumë të zakonshëm Të pikturosh fjalën...të pikturosh dritën, i cili vetëm i ndihmuar nga nëntitulli (Mozaik letrar), të bën të kuptosh përmbajtjen e tij. Duke qenë artist i fjalës më parë se sa studiues i saj, ai ka përzgjedhur një titull që më shumë sjell domethënien e dorës së piktorit se sa pendën e studiuesit. Prandaj edhe nuk është e rastit që në tekstet e tij të përfshira në këtë vëllim janë trajtuar apo bashkuar, kur bashkë e kur ndaras, poezia dhe letërsia popullore, përkatësisht lirika shqipe; proza dhe eseja, reportazhi i karakterit historik dhe proza e jetës, përkatësisht imagjinarja si reflektim shpirtëror në vend të deskriptivitetit si natyrë historike.
Tekstet e kësaj natyre hapen me studimin përkushtues mbi ndikimin e folklorit të krahinës etnografike të Labërisë në poezinë e Ali Asllanit, Nexhat Hakiut dhe Fatos Arapit. Ç’është e vërteta një studim i kësaj natyre mungon në letrat shqipe jo vetëm për grup autorësh, po edhe për autorë të veçantë, e aq më pak për periudha të caktuara. Diskutimet, përkatësisht vlerësimet në këtë drejtim janë të shumta dhe të gjithanshme. Sigurisht mbi të gjitha për natyrën gjuhësore dhe stilistike të vlerave. Nëse për autorin e parë Ali Asllanin, mund të thuhet se mori shumë nga letërsia popullore dhe këtë ndikim e njohin të gjitha dijet e deritanishme, të evidentuar edhe në tekstet shkollore, për shkrimtarin e dytë Nexhat Hakiun, kjo dije na ka munguar qoftë në përmasa njohëse qoftë në përmasa akademike. Ndryshe ndërkaq mund të thuhet për autorin e tretë, vepra e të cilit me kohë, krahas Kadaresë dhe Agollit, i ka kaluar kufijtë e njohjes së saj brenda lexuesve e studiuesve në gjithë hapësirën shqiptare. Njohjet e deritanishme, gjithashtu kanë reflektuar shumë për përpunimin e shkëlqyer që studiuesi, prozatori dhe poeti ia ka bërë letërsisë popullore. Në të vërtetë duke qenë njohës sistematik i epikës dhe lirikës shqiptare Arapi arriti ta përpunojë atë në atë përmasë të cilën nuk e bënë paraardhësit dhe bashkëkohësit e tij.
Studimi tjetër me titull identifikues “Musine Kokalari - e vetmja poete e shkrimtare femër e viteve 1935–1945”, nxjerr në pah edhe një anë të biografisë jetësore dhe të bibliografisë shkrimore, të njërës prej femrave krijuese, mbase më të panjohura në letrat shqipe. Në të vërtetë duke bërë portretin e saj poetik, ai përplotëson edhe anë të tjera komplementare të kulturës së saj të gjithanshme, por edhe shumë tragjike në jetën shqiptare.
Në vazhdim autori sjell një vështrim të njërës prej shkrimtareve të kohës sonë Lida Lazaj, e cila, sikur konstaton ai, vjen në tryezën e poezisë së sotme me forma, dendësi stilistike, figuracion, kuptim, kontekst dhe ambiguitet të vargut. Në të vërtetë, reflekton studiuesi ynë Arqile Gjata, si e tillë “poezia e Lida Lazajt është një sinteze mendimesh e ndjenjash të purpurta, të cilat varen nga këndvështrimi i lexuesit që gjykon për to, nga situatat dhe dilemat kur autorja i hedh këto vargje në letër, nga niveli kulturor i saj, për të shprehur sa më shumë botën e saj në lidhje me realitetin ku jeton, me muzën poetike se si kjo “magji” vjen, dhe sa pragmatiste është në ato që shpreh brendashkruar poezisë së saj”. Kjo është edhe arsyeja pse qasja e tij ndaj kësaj poezie është e karakterit gjuhësor, stilistik e sistematik. Brenda këtij vëllimi studimor e kur e kur edhe eseistik, është botuar një vlerësim tashmë i bërë shumë herë publik ndër mediet elektronike dhe të shtypura në hapësirën shqipfolëse të globit. Fjala është për romanin e shkrimtarit Nevruz Abilekajt, “Shoku Hiç”, përmbajtjen, tematikën, stilin gjuhësor, intrigën dhe gjithë boshtin filozofik, të të cilit e ka sjellë në mënyrë të gjithanshme. Në të gjithë këta përbërës romanor autori ka sjellë reflektime nga më të gjërat dhe nga më të gjithanshmet. Këtij studimi mbase më mirë do të ishte t’i paraprinte një studim tjetër me karakter historiko-letrare dhe krahasues. Fjalën e kemi për njërin prej studimeve më të kompletuar të këtij vëllimi “Elementët estetik dhe personazhet e poezisë së Murat Isakut”. Shkrimtarët Murat Isaku dhe Abdylaziz Islami janë bardët e poezisë shqipe në njërin prej ishujve të shumtë të trojeve shqiptare, kësaj radhe në Maqedoni. Sado që jetën shoqërore dhe letrare e kanë bërë në këtë cep të trojeve etnike shqiptare, ata janë formuar dhe disa nga veprat e tyre i kanë botuar në Shkup, sado që veprat më të mira dhe më të realizuara i kanë botuar në Prishtinë. Duke qenë krijues që majat e tyre i kanë arritur në vitet ’70-‘80, ata pas kësaj periudhe sikur filluan të harrohen në letrat shqipe.
Dekadën e fundit, në shtypin shqiptar dhe sidomos në hapësirën internetike shqiptare studiuesi Fatmir Terziu është një nga përfaqësuesit më tipik të mendimit kritik dhe krijues, prandaj reflektimi i Arqile Gjatës përmbi krijimtarinë e tij letrare paraqet një anë të rëndësishme të koncepteve teorike dhe letrare jo vetëm për këtë autor po edhe për shkrimtarë të tjerë të kohës sonë. I kësaj natyre, sa teoriko-letrare aq edhe persiatëse e filozofike është artikulli për krijimtarinë letrare të poetit Myslim Maska, por reflektimet dhe përkufizimet për Terziun shkojnë përtej një vlerësimi të rastit dhe brenda një vepre, sepse ai, sipas autorit tonë është “një intelektual, sikur do të thoshte shkrimtari dhe gazetari Ramiz Kelmendi, me I (të madhe), studiues dhe kritik “i thirrur” në letërsinë shqipe, që t’i falë asaj mendjen dhe potencialin e tij si personalitet i çmuar në fushën e studimeve dhe të kritikës së sotme shqiptare”. Në të vërtetë, vazhdon Z. Gjata, “Profesor Fatmir Terziu me vullnet dhe inteligjencë mendore, i pasur me kulturë dhe dije shumë të thella shkencore nga shumë fusha të kategorive filozofike e botëkuptimore, gjuhësore e letrare, gjurmues, hulumtues dhe një mjeshtër në gjetjen e atyre vlerave dhe talenteve, e atyre prurjeve, që duhen pasqyruar, promovuar dhe të individualizuar në tërë botën letrare shqiptare është tejet i veçantë e dinjitoz në penën e tij, ne mendimin e tij filozofik dhe në studimet e tij shkencore”.
Në krijimtarinë letrare të dy dekadave të fundit, në mesin e krijuesve, e sidomos prozatorëve shqiptarë që ka treguar individualitet të plotë është edhe romancieri e tregimtari i dalluar Ardian Kristian Kyçyku, të cilin e ka bërë objekt në veprën e tij, duke u ndalur në mënyrë të veçantë në romanin e tij “Homo çkena”. Ky roman, thekson autori “është një bukuri e vajtueshme, pikëlluese dhe një realitet, që ka një qendërshikimi të çuditshëm. Fuqia e fjalës së autorit na bënë të jetojmë në një kohë jo normale, që lexohet si histori e mërgimtarëve, si lëvizje të personazheve, që kryqëzohen mes ndjenjave të fuqishme ku ndeshen e çuditshmja me realen, fjala brilante me absurdin estetik, bota e madhe shpirtërore me vrojtimet e tejdukshme të mendimit, të shtrira këto në kohë sipas trio-raportit, dje, sot, nesër”. Po kështu mund të thuhet edhe për krijuesin kompleks në disa gjini dhe lloje të krijimtarisë letrare, duke përfshirë këtu mediet dhe artin e saj Roland Gjozën, si dhe misticizmin e realen e trupëzuar në disa tregime të autorit Gëzim Strora, apo edhe për romanin e Thanas Mediut, një shkrimtar i llojit të veçantë që kërkon të ngrohë çdo lexues që ka dëshirë të lexojë prozë (roman) me përshkrimin dhe portretizimin e personazheve e karaktereve të tyre, të botës së tyre, jo thjesht si një ecje e zakonshme nëpër faqet e romanit, por ethshëm e me padurim për t’i njohur ata dhe për të zhbiruar çdo skutë e çdo gjë të qenësishme, emocionuese dhe ëndërruese.
Një gazetare dhe krijuese me potencë të dukshme në shtypin elektronik e internetik viteve të fundit është shfaqur edhe shkrimtarja Raimonda Moisiu, kur nga Amerika e kur nga Europa, ndërsa një model tipik i hapësirës së brendshme është ajo e Fatime Kullit, me të cilat një autor i angazhuar si Z. Gjata, i cili e bën jetën e aktivistit në mërgim, është e natyrshme të merret. Dhe është mirë që është marrë, sepse si askund tjetër portreti i tyre merr përmasat e duhura të krijueseve me një gjallëri të pasur imagjinative.
Një kapitull më vete në këtë vepër paraqesin esetë e tij, për të mos thënë një cikël esesh me titull “Raportet midis së tashmes dhe të kaluarës”. Do të doja që me këtë cikël esesh të merrem gjatë, gjerësisht dhe në mënyrë të shumanshme. Ese a përsiatje, reflektime apo diskutime, kujtese apo obligim ndaj së kaluarës. Mund të përkufizoheshin kështu apo ashtu... Në një mënyrë apo një tjetër... Mbi këtë cikël esesh mund të mbishkruhej nga secili lexues një cikël tjetër, njëfarë mbishtrese, mbishkrimi, mbivendosje apo krejt ndryshe. “Më pëlqen të shkëmbej vështrime me të shkuarën, me kohën e ikur të jetës, sidomos tani që edhe ëndrrat na janë rralluar ca!”, - shkruan autori që në hyrje të tyre. A nuk është ky një sens, një ideal, një pretendim i gjithë brezit, përkatësisht i të gjitha brezave, që tashmë kanë realizuar veten, idetë, përpjekjet e tyre, por ja që kanë edhe shumë ëndrra të parealizuara. Ato janë ëndrra fëmijërie, ëndrra shpirtërore e materiale, tema të mëdha të etinicitetit tonë, të kulturës sonë, të qytetërimit tonë.
Vëllimi i Arqile Gjatës mbyllet me një cikël opinionesh për veprat e disa prej krijuesve të kohës sonë. Këtij kapitulli i prin shënimi për poezinë e Armela Hysit, Stefan Martikos, Irena Ilo Gjançit, Alush Avdylit, Spiro Qirxidhit, Katerina Dhimes, Abas Goxhajt etj. Shembullin e këtyre vlerësimeve mbase më së miri e shpreh me paraqitjen që i ka bërë shkrimtarit Spiro Qirxidhi: “Mund të them me bindje se romani “Rishfaqja e Noes” është një pikëllim brilantësh ende të pa shpërndarë në botën e letrave shqipe. Me siguri ky roman do jetë “modeli” i vlerave artistike e letrare të një shkrimtari rebel e i çmendur i romanit në të ardhmen”. Të kësaj natyre, padyshim janë edhe shënimet për veprat e tjera dhe për autorët e tyre. Në të vërtetë ato janë vlerësime e më shumë përsiatje dhe reflektime për botimet e disa prej krijuesve me poezi dhe trajta të tjera të tekstit letrar, ese e romane. Janë shënime dhe opinione për gjuhën e tyre, për tingëllimën e vargut të tyre, për semantikën shumështresore të poezisë a të mendimit të tyre, për rrafshin tematik dhe horizontin e pritjes së tyre.
Me të gjitha këto studime, vlerësime, kritika, ese e përsiatje të tjera të kësaj natyre, studiuesi, publicisti dhe poeti Arqile Gjata përmbyll një vëllim me interes në letrat shqipe.
Prof. dr. Begzad Baliu
Raimonda Moisiu për Arqile Vasil Gjata
Arqile Gjata -Poeti i dhimbjes, dashurisë, traditëse e besimit!
Një këndvështrim letrar rreth vëllimit me poezi “Gratë e poetëve”, të poetit Arqile Gjata
Shkruar nga Raimonda MOISIU
Shfaqja e poetit Arqile Gjata, në letërsinë shqipe, nuk erdhi rastësisht, por edhe as papritur. Vëllimet e para të tij me poezi: “Kur trazohet jeta”(2005), “Kurorë me ngjyra”(2006), një monografi në vitin 2000, dhe vëllimin me tregime “Qyteti që kërkon muzikë”- janë jo vetëm kuptimplote, jo vetëm produkt I talentit të tij , por gjithashtu një dëshmi e prirjeve letrare dhe shijes të pranueshme të kohës në të cilën ato janë shkruar. Këtë vit poeti Arqile Gjata, nxorri vëllimin e tretë me poezi me një titull sugjestionues e sinjifikativ, ”Gratë e poetëve”. Vëllimi përmban poezi lirike , me ton qytetar, intelektual, patriotik, kujtime, mall, dhimbje, dashuri, të cilat shprehin ngazëllimin dhe enthusiazmin e një komuniteti të brishtë, në rastin tonë si te poezia “Gratë e poetëve”-si një fitore e arritur, në liri, progresin social, romantizmin , frymëzimin e frymëzuese, deklamimi I bukurisë shpirtërore e trupore të tyre në vjershërimin klasik. Eksperiencat jetësore dhe përkushtimi krijues me të si ciltërsia e ndjenjave, humbja, dhimbja, vetmija, dashuria, shpresa, intimiteti, ngazëllimi apo enthusiazmi-do të jetë me vënd të them - se këto sentimente të jetës, -poeti i ndjen të nevojëshme t’u japë zë duke I hedhur në poezi. Poezia e poetit Gjata është rrëfyese, -jo abstrakte-ajo del nga realiteti aktual I botës që jetojmë dhe thjeshtësia e jetës së përditshme. Muzat, meditimet dhe spekulimet rreth jetës, gjërat e përjetëshme të ekzistencës humane, - jetës e vdekjes. Ja si shprehet poeti rreth realitetit jetësor:
“Me jetën u takova në të
gdhirë,
mu duk e gjatë
në fillim..
Nga kujtimet e viteve dhe
trokitjet e stinëve
po vijnë…
..të më vjedhin duartë
të më marrin zemrën…
Ndërsa në poemën:”Në muzeun e monumenteve”, citojme vargjet e para :
“. Gurë, gurë deri lart në majë,
butësisht si pëllëmbë
të fjetura
statuja të gurta më përshëndesin….,
-Këto vargje të vendosura në strofë, I japin rrjedhë procesit të transformimit të dukshëm:mendimi e ndjek këtë proces-në fakt e nxjerr dhe e prezanton atë , - se një kompleks mamorfozash të imazhit është treguar. Kursi logjik i këtij transformimi nuk është në ndjekjen e procesit të vërtetë, por në përpjesëtim të vetë ndryshimit. Vetë titulli I poezisë “Në muzeun e monumenteve”, e cila duhet të indikojë përkatësisht, anën teknike të ndryshimit ose mundësisht disa ndryshime sociale, kanë kuptimin e një nxitje të fshehtë , që tregojnë vetveten vetëm në vargjet e para,, kështu njëra merr impresionin, që poema funksionon vetë, sepse edhe vetë autori fshihet aq mirë,-shprehja duket të përmbajë në vetvete një logjikë të vetbrëndëshme. Ndodhia e metamorfozave është produkt e ngritjes në rrjeshta antagoniste, si:gurë, pëllëmbë, butësisht, statuja, gurta etj.
Te poezia:”Sa e donte nëna diellin”, është prezent dedikimi në orientimin përgjithësues të vargut, gjithashtu, dhe cfarë është e rëndësishme, - fillimisht në vargjet, e cdo strofe. Kështu në strofë është përmbledhur densiteti I ndjenjës së shprehur si një aspiratë sublime si dhe fuqisë shpërthyese të dashurisë së nënës përmes mendimit filozofik dhe sendeve që e rrethojnë -për diellin, për fëmijët, , thurrte trikot e fëmijëve, buzëqeshte, apo ujiste lulet, borzilokun e babait, përkushtimi I nënës për të sjellë e rritur ardhmërinë, brezat:
“Sa e donte nëna diellin!
Dilte në kopësht maste qiellin!
Më pastaj ujiste lulet
dhe borzilokun e babait.
-.-
Nëna mblidhte copëza drite,
për fëmijët.
Pranë sobës bukën thekte ,
e heshtur thurrte triko…
-.-
Sa I shkonte nënës buzëqeshja,
Shtrinte krahët të fshinte lotët e mendimeve,
Flladi I mbrëmjes
Të gjithë bashkë na mblidhte…
Tema patriotike cfaqet te poezia “Kështjella e Portopalermos’”, ku autori me mjeshtëri artistike e figura të goditura na ka dhënë ndjenjat dhe shpirtrat, patriotizmin, aspiratat dhe idealet janë shprehur nëpërmjet identifikimit të poetit me kështjellën e Ali Pashë Tepelenës buzë Jonit, bedenat e kështjellës, dashuria, Vasiliqia, -me natyrën që e rrethon dhe është aftësia e tij krijuese të vendosë veten në kohën dhe hapësirën e së tashmes e të së ardhmes. Kështu ai ka nxjerrë në drite dy cilësi historinë dhe ata që e bëjnë historinë. Pikërisht lexo vargjet:
“Unë, anonimi I sotëm,
Si në kohëra të ngjashme,
Gdhendur ndër bedena,
Mbi shpatulla kam hedhur misterin e detnajës,
Që qarkon Kështjellën e Vasiliqisë
Me shpresë se muret do të flasin….
Te poezia “Gratë e poetëve”, nga ka marrë edhe titullin ky vëllim me poezi, poeti Gjata ka dhënë gjithë esencën e një krijimi, I cili përmban në brëndësi cilësinë e të gjitha krahasimeve dhe shoqërimet, -që krijojnë botën e poetëve, që sjellin frymëzimin e tyre, është GRUAJA- botën rreth saj e brenda saj, për të shprehur atë universalen, ekzistencën e burrit –dashurinë-frymëzimin! Kjo është arësyeja që zhvendoset nga vargu në varg në cdo moment të ditës që poetët e gratë e tyre gjejnë vetveten:
“Këto gra me luk të ndryshuar,
Ditë e natë përtypin ëndërra,
Për burrat e trullosur nga frymëzimet
Gratë e poetëve, idilike,
“Natyrë e qetë” në kopështin me ajër të poezisë,
Feksin si mollë e ndalueme,
Shëmbur në shtrat, të joshura,
Nga dashuria e burrave poetë.
Dashuria reciproke dhe frymëzimi nga kjo dashuri, janë vendosur në natyrën e vetvetes, të muzës, me qëllim për të qënë një fenomen I barabartë me të gjitha të tjerat.
Edhe poezita e tjera që përbëjnë këtë vëllim poetik krijojnë mesazhin e pastër, të ndjenjës së bardhë :Dashurisë njerëzore!
Dhe së fundi, bota poetike e poetit Arqile Gjata konsiston në vizionin , shpirtëror, real e virtual të ekzistencës humane, e arësyeshme brënda përmbajtjes gjenetike të burrit, nëpërmjet gjërave që ai mëson nga tradita e besimi, hapësira e koha, në të cilën ai ka ndërtuar krijimtarinë e tij.
Vëllimi me poezi “Gratë e poetëve” është redaktuar nga Grigor Jovani, dhe Korrektor Vangjel Pici. Të dy këta kanë bërë një punë profesionale dhe të admirueshme. Kopertina ka një përzgjedhje të vecantë nga Olta Kotti, -një montazh I ngjyrës së kuqe-simboli I dashurisë dhe gratë e poetëve që venerojnë dashuri e frymëzim në sfond. Parathënja e librit nga kritiku, studiuesi, shkrimtari, përkthyesi, Akademik Fatmir Terziu. Pasthënja e librit nga Vangjel Pici, krijues, mësues I letërsisë I shumë brezave. Libri ka një botim të kënaqshëm dhe profesionist nga Shtëpija Botuese “ Ada ”, me botuesin e saj, Roland Lushi.
STUDIM NGA Prof.FATMIR TERZIU
FALENDERIME, RESPEKTE DHE MIRËNJOHJE PËR PROFESOR FATMIR TERZIU!!!
Kur aestetika poetike pasurohet mes ditarëve të jetës
Dr Fatmir Terziu
Kur aestetika poetike pasurohet mes ditarëve të jetës edhe vetë fryma
poetike qaset nga ritmika, lirshmëria, bukuria e leximit. Në jo pak raste e kam ndeshur këtë tek mjaft poetë “modestë”, tek mjaft të tjerë që
“alarmojnë” me fjalët dhe tek disa që “vrasin” ende pa dalë në
jetë një varg të quajtur ‘poezi’. Kjo vjen nga njohja dhe mosnjohja e
vetë jetës. Njohja e jetës nuk është thjesht lexim. Nuk është as
thjeshtësia e një togfjalëshi “por një koncept i gjerë dhe një proces
që nuk ka fund”. A mjafton kjo për poetin?
Duhen parë me kujdes se janë tre momente që ndikojnë pa u ndjerë në thellësi të mesazhit poetik;
Së pari, qëndrimi aktiv në procesin e njohjes së jetës, së dyti të njohë jetën poeti, do të thotë të njohë edhe zhvillimin e kulturës artistike bashkëkohore të shoqërisë, dhe së treti njohja dhe përcjellja e proceseve dhe ndryshimve në kohë, hapësirë dhe vend.
Mes kësaj triambule vetë jeta e udhëheq poetin drejt aestetikës poetike, që pasurohet realisht dhe merr jetë edhe nga takime të mirëorganizuara letraro-artistike. Në një nga takimet e fundit letraro-artistike, që bëhen në mjedisin krijuesshqiptar në Greqi, (në fakt që i japin jetë vlerave dhe fateve të krijuesve e më gjerë, duke mbushur hapësirën e zbrazur të përkujdesjes shtetërore) poeti Arqile Gjata lexoi një poezi. Poezia e tij “Unë jam Ajo...” me një përemër vetor “femëror”, pasoi dhe një përzgjedhje të kohëve të fundit me një përkushtim të autorit nga e vetmja poete femër e viteve 1937–1945, Musine Kokalari, për të cilën (këtë të fundit), poeti Gjata u përkujdes duke përzgjedhur: “T’isha një lule...” (M.Kokalari, Vepra e
parë, f, 95); “Anës detit” (Musine Kokalari, Vepra një, Shtëpia Botuese
“Geeer” Tiranë, 2009, f, 82.); “Në gji të nënës”, M. Kokalari,
Vepra e parë, f, 78.) etj.
Mjedisi poetik me të cilin ai “komunikoi” formoi një diskurs, tek i cili “Unë jam Ajo.../në çdo kohë e freskët,/në qiejt e natyrës jam “sundimtare”, kaloi jo pak vëmendje, pasi prurja maskuline për një element femëror nga vargu i poetit shtoi tërësinë strukturore dhe me këtë rast shpotiti vëmendjen. Pse? Së apri jo se një poet shkruan për ndjesinë femërore, as dhe për të vënë në dukje karakteristikat e seksit tjetër nga kundërshti dhe aestetika të ndryshme, por nga një fakt që përbën një faktor didakt në poezinë e pjekur të Gjatës.
Dhe ky lidhet me fundin mashkullor të vargut dhe me atë feminin të tij. Fundi mashkullor dhe fund femëror janë termat e përdorur në metrikë, studimi I formës vargore. “Mashkullori mbaron”, ose përfundon në varg i referohetnjë linje që përfundon në një rrokje të theksuar dhe pse ajo ka qasje femërore: “mos më thoni:/-Je e bukur!/Jam femër elegante/fryma ime është buzëqeshje.” (Gjata, Unë jam Ajo...). “Feminine, duke i dhënë fund feminin” është e kundërta e saj, duke e përshkruar një linjë që përfundon në një rrokje stresvogël.
Si përkufizim është i aplikueshëm në shumicën e rasteve, megjithatë, për një karakterizim më të rafinuar le ta ndjekim këtë vazhdim të poezisë në fjalë:
“Nuk lodhem nëpër ëndërrimet e jetës,/puthjen e kam të kuqe, /e dua muzikën e seksit,/di të falë përkëdheli...”
Kjo poezi, si edhe e cituam, që u lexua në takimin
poetik shumë të sukseshëm, me pjesëmarrje të gjërë dhe me nivel shumë të lartë artistik, sipas vetë autorit Arqile Vasil Gjata, përfundon kështu:
“Ju lutem, mos pëshpërisni:/-Je e marrë!” (Nga ditari i jetës)”.
Ky ditar jete ka kohë që merr jetë në formatin poetik të Gjatës, tek i cili
ka batica dhe zbatica të ndryshme poetike, por që në thelb e paraqesin një emër krijuesi të lidhur me vetveten, me personalitetin e tij krijues. Kjo përforcon leximin dhe rileximin e hershëm të poezisë së tij.
M’u desh mjaft kohë që të lexoja e rilexoja poetin Arqile Gjata. E pashë poezinë e tij në ditët që lamë pas, muajt që ne u njohëm me poezinë e tij, vitet që ai ia ka përkushtuar vargut dhe bukurisë së tij.
Në këtë „udhëtim“ lexuesi të interesuar pashë dhe ndjeva mes gjuhës, vargjeve, mesazheve, edhe energjinë e tij të veçantë. Por ngula në mendje poetikën e tij të mprehtë e të veçantë, ndoshta atë që mjaft të tjerë kërkojnë
ta kenë. Është një ‚poetikë‘ që del nga shpirti, nga ndjenja, nga të
gjitha anët e komponentit përbërës të shpirtit të tij të dhimbshëm,
përvuajtës.
Më së fundi rilexova ciklin e tij të hershëm, „Nata e Dhimbjes“ dhe
ri-fiksova sërrish këtë poet që flet qartë, që ka stilin, gjuhën dhe
vargun e tij tipik dhe tipologjik. Është një poet që krijon dhe lëvron
vargjet e lira, sepse ato janë të çliruara nga metri, dhe se natyra e
çiltër e tij është e tillë, e lirë, e çliruar nga gjetja dhe humbja e
kohës. Vargu i poezisë së tij në të shumtën e rasteve është i çliruar
nga ritmi i rregullt, por ka në thelb ritmin fjalë-mesazhier, është i
çliruar nga rima, por ka sensin e një të lexuari rrjedhshëm, me nge,
kuptueshëm.
Në poezinë e Arqile Gjatës, gjejmë muzikalitetin e një poezie me varg të ndërlikuar që mbështetet në organizimin e njësive ritmike të rëndësishme dhe në ritmin që organizon njësitë kuptimore dhe tingëllore. Mjafton të lexosh ciklin e tij dhe të kuptosh këtë. Tek poezia „Fjalët“ e gjejmë atë dukshëm. Tercina (strofa treshe) e tij flet qartë: „Kur fjalët bëhen re të zeza,/e vijnë me pickama mbi dritaret e shpirtit,/ato bëhen gra të përdala....“ Dhe po ta shohësh këtë poezi se është realizuar në Athinë, natyrshëm e kupton edhe shpirtin e përdhimbur të poetit, shpirtin e
një krijuesi, që tashmë flet qartë dhe ka gjuhën e tij të vërtetë,
tipike, natyrshëm kalon kohën me të cilën ai flet në varg, harron moshën e tij dhe menjëherë sjell parësisht atë që duhet dhe duket vërtet reale për tu thënë me ndjenjën e leximit.
Me ndjenjën e leximit të poezisë së tij dhe me ndjenjën e një poezie, që më ndjeu pashë se vargjet e tij janë një peshë e rëndësishme fjalësh, që ashtu si atëherë kur u shfaqën në poezinë evropiane me emërtimin në gjuhën franceze (ku dhe ka lindur) vers libre – varg i lirë. Këto vargje lindën atëherë si shprehje e nevojshme e nevojës së brendshme të poetit si një domosdoshmëri e strukturimit të përmbajtes, dhe tashmë në ciklin e
Gjatës kanë një arsye më shumë të lindin e fiksohen si të tilla, pasi ato
pasqyrojnë botën e tij të brendshme e të ndjeshme. Ky strukturim i tij në poezi lidhet me poezinë moderne, që ushqehet pikërisht nga rrethana të tilla.
Por këto shenja të tilla poetike, që shmangen nga tradita e vargëzimit I gjejmë edhe në poezi të tjera të krijimtarisë së tij. Madje ato kanë shmangje nga tradita e vargëzimit. Asdreni tek „Psallme murgu“ (1930)
krijoi dhe strukturoi në këtë mënyrë. Kadare krijoi „Llora“ dhe në
mënyrë perfekte realizoi një dukuri që tashmë duket e zakonshme në
poezinë e Gjatës.
Poezia „Llora“ e Kadaresë ka një ngjashmëri në strukturë dhe në filozofinë e shprehjes me poezinë e Gjatës,
„Poetët e Harlisur“:
„Poetët e Harlisur/brigjeve të fjalës,/dhëndurë të poezisë
syshkruar,/mos ma prishni buzëqeshjen e varrit të nënës./Nga cepat e
vargjeve rrëshqasin lot dhe shpresë,/Jo copra litari për fjalën e lirë......
Duke parë poezinë e Gjatës në kënd më të ngushtë, shikon edhe fuqinë e personifimit të tij poetik, që krijohen në lidhje të ngushta me shpirtin e tij, me ndjeshmërinë e tij. Janë ‘dhëndurë të poezisë syshkruar’, thotë poeti për poetët, dhe poeti u vesh poezive metafora dhe fjalë figurative si « syshkruara », këtyre gjërave pa shpirt, sikur ndjejnë dhe janë tamam ajo plotësja e shpirtit dhe ndjenjës së poetit.
Një tipar tjetër dallues poetik i krijuar nën peshë emocionale është edhe elokucioni, që ka të bëjë me zgjedhjen e fjalëve dhe vendosjen e tyre në varg, në mënyrë të tillë që të ushtrojnë ndikim sa më të madh. Dhe këtu shihen qartë, sidomos tek poezitë «Pagjumësia. », «Rrugëve të Fjalës», «E shkriva moshën » siç janë shprehësia, qartësia, veçantia, pastërtia gjuhësore, eleganca, veçantia ideale, harmonia etj.
Stilistika letrare e poezisë së Gjatës është një funksion i qartë dhe
një harmoni e nevojshme në lidhje me gjithë detajet e poetikës. Këtu mer jetë poezia e tij dhe mbetet si një krijim ritmik i botës së tij të
brendshme e të ndjeshme.
Edgar Allan Poe thotë : «Poezia është krijimtari ritmike e së bukurës në fjalë». Dhe këtë e kryen edhe poezia e këtij
poeti në shpirtdhimbje, por edhe në një ridimensionim aestetik të fjalës, vargut, tërësisë së figurave me të cilat ai krijon në qetësinë e vet
modeste e të pasuruar nga ditaret e jetës.
Arqile V. Gjata:
Kenga: Vagabondi, Kendon Kozma Dushi, Teksti Arqile Gjata dhe Jorgo Papingji, Muzika Anthula Tili
https://www.youtube.com/watch?v=ancWSKB8XMI&feature=share
Vasil Klironomi: Pa koment: KAM FRIKË SE DO MË SPIUNOJ...SI GREK QË ËSHTË!
Çuditrisht zoti Klironomi matet me Prof. Dok. ESHREF YMERI!...
Çuditërisht z. Klironomi matet me Prof. Dr .ESHREF YMERI (N) !... ( Ashtu shkruhet zoti studiues i historisë dhe gjuhës shqipe )
VASILLAQI...E DI SE SA I VOGËL JE TI PARA PROFESORIT...?
JE AQ I VOGËL..SA NJË KOKËRR ELBI!
TANI LEXO KËTU TË MËSOSH SE SA TË VLENË LËKUR (A)
Studiuesi ARQILE V GJATA
Dërguar nga spiuni grek Vasil Klironomi.