KJO MOTHER TEREZË ËSHTË (EDHE) E SHQIPTARËVE


NGA FARUK MYRTAJ:


S’ka asgjë të keqe kur themi: Nënë Tereza është e shqiptarëve...

E tyre ka qenë, gjithnjë, si edhe tanimë, kur duket se të tjerët kanë hequr dorë prej mëtimit të saj. Ngaqë nëna nuk pretendohet. Ajo është. Ose nuk është.

Por, me se s’bën, duhet të shtyhemi më tej: zakonisht, nuk kërkohen prova nëse dikush është nëna e bijëve. Ndodh natyrshëm e kundërta: a janë bijtë të saj? A janë vazhdues të saj? A bëjnë të nderohen si të sajtë? A e nderojnë, në vdekje e në gjallje prindin? A e kanë njohur prindin, në plotërinë si qenie njerezore? A i dinë, më në fund, inspirimet e tyre?

Në këtë kuptim, shqiptarëve u janë kërkuar, u kërkohen dhe do t’u kërkohen pafundësisht “prova në natyrë” si trashëgimtarë të Nënë Terezës; prova, të pakushtëzuara prej kohëve politike, prej rrekjeve të të tjerëve për ta pasur Nënë Terezën të tyren, joshje prej ideologjive politike e fetare