top of page

Kjo fotografi flet shumë për mua


Nga e djathta në të majtë: Im Atë, Dail Terziu, xhaxhai im Rexhep Terziu dhe unë me lule në duar.

Fatmir Terziu


Unë kam lindur në një kohë relativisht të gjatë pas martesës së prindërve të mi. Nëntë vite nuk janë pak për shqetësimin e një çifti të martuar, që natyrshëm gëzimin e kanë tek fëmija që duhet të sjellin në jetë. Por, pas nëntë vitesh dukej hapur qëzimi në sytë e të dyve. Nëna thoshin gjyshërit e mi, gati nuk më lëshonte nga dora për njëzetë e katër orë. Ndërsa im Atë, thuajse theu „mitin“ patriarkal të atyre viteve, që të afrohej aq shumë me fëmijën e tij.

Burra, me mustaqe“, kishin shkruar të pashkruarën dhe kështu ishte e vështirë të thyhej ky „mit“ i pashkruar, por i bluar në mendje e mendësi.

Të Tjerët shkruanin natyrshëm risi të reja më pas.

Menjëherë pas lindjes sime u bë e qartë se gjithçka ishte në rregull me modën e re. Ndoshta ngaqë thuhej se nga syri i keq dhe përkëdhelitë „Kam qarë shumë më tepër sesa çdo fëmijë normal“. Për më tepër, thuhej se unë përplasja kokën mbi sipërfaqe të forta mbi një bazë të shpeshtë, gjë që padyshim shkaktoi shqetësim.

Mamaja ime, pasi çdo nënë e mirë do të më çonte në duart e plakave të moshuara, vetëm për të më thënë se nuk kishte asgjë të gabuar. Sidoqoftë instinkti i një nëne i thoshte vetes dhe dashurisë së saj, se gjithçka ishte në rregull me djalin e saj.

Ajo nuk pranoi të largohej nga sytë e të moshuarave që frynin e bënin „adete“ të tjera zakonore dhe kërkoi një mendim të dytë nga dikush që ishte kreu i një Kishëze të Vogël. Kjo u sigurua nga një Prift i fshatit gjiton i cili, pasi më „bekoi“, foli në Gjuhën e Perëndisë. Xhaxhai im, thuhej se e kishte dëgjuar me vëmendje.

„Dëgjo, se mos i ndodh ndonjë gjë Fatmirit?“, kishte shpërthyer ai, sigurisht i ri, me forcë dhe me një dashuri të pakufishme për pinjollin e vogël në krahë të tij. I vetmi vëlla, i vetmi fëmijë tjetër i gjyshërve të mi, natyrisht kishte ligjësinë e vet të bëhej i dhënë së tepërmi pas meje, fëmijës mashkull që e kisha „zbukuruar shtëpinë.

Ndaj kudo që gjendeshin, do të shkrepej një fotografi… dhe unë mes tyre, babait tim të paharruar dhe xhaxhait tim të dashur, natyrisht me lule pranvere në duar.

Kjo fotografi flet shumë për mua, edhe pse isha fëmijë…, ndaj e transferova me ngjyra.

79 views2 comments

2 hozzászólás


Kozma Gjergji
Kozma Gjergji
2021. febr. 24.

I nderuar prof. Fatmiri! Kjo foto bën kureshtje dhe për ne miqtë e letrave dhe dashamirësit e shumtë. Kujtime tepër të shtrenjta fiksuar në këtë copëz letër, që natyrshëm për Ju, me kalimin e kohës rifitojnë të tjera vlera dhe i shumëfishojnë emocionet.

Nga rrëfimi marrim vesh gjëra të veçanta që biografët u japin shpesh domethënie nga më të ndryshmet. Paskeni qënë i privilegjuar që Zoti u ka vonuar goxha për t'ju sjell në jetë sa më të përsosur, ashtu siç dhe ndodhi.

(Për pakëz humor po rikujtoj një ish-kolegun gazetar, i cili kish patur fatin të ishte fëmija i nëntë. Me shkollë qenë të gjithë. E pyesnim: Si shpjegohet që ti dole më i mënçuri? Na përgjigjej: …

Kedvelés

Eshref Ymeri
Eshref Ymeri
2021. febr. 23.

I dashur Profesor Fatmiri,

Tepër prekëse këto kujtime nga enciklopedia e jetës fëminore. Tepër mallëngjyese fotografia me Babain dhe me Xhaxhain e Shtrenjtë. Tepër kuptimplote dridhërimat e zemrës së Nënës Suaj me shpirt të shenjtëruar për fëmijën e saj të parë. Kam bindjen se bekimi i prindërve ju ka paraprirë dhe ju paraprin në çdo hap të jetës suaj. Prandaj edhe sot jeni një intelektual i shquar i Diasporës shqiptare në Perëndimin evropian, çka përbën krenari për mbarë kombin shqiptar.

Me respekt.

Eshref Ymeri

Santa Barbara, Kaliforni

23 shkurt 2021

Kedvelés

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page