top of page

Kjo foto ka në qendër një arsye më shumë


Watsap: Babai im Dail Terziu dhe im vëlla Arif Terziu

Kjo foto ka në qendër një arsye më shumë në këto kohë kur Watsap është një fjalë që tingëllon shkëlqyeshëm në të gjitha gjuhët e botës, madje dhe nga të gjitha moshat… Babai edhe pse prej ditësh në një gjendje të lodhur nga kjo kohë dhe nga nga mjaft arsye të tjera natyrisht e përcjell ‘dhimbjen’ trupore me çmallje me vëllain tim në Greqi, me vëllain tjetër në Itali e natyrisht dhe me ne këtu ku atij i duhet një referencë gjeografike tjetër në mendjen e tij. Kjo foto ndoshta është më bukura e dhimbshme në të gjitha ato kujtime që kanë në thelb fiksimin dixhital të Njeriut… Edhe nga larg flet po aq sa nga afër, edhe nga afër flet po aq sa nga larg. Qoftë jo i gjatë një fotografim i tillë, qoftë larg dhe pa maskë. Duke shpresuar që një ditë edhe im Atë do të jetë më mirë dhe ne nuk do të digjemi me mall … mallin që ta shuan vetëm përqafimi nga afër. Mirënjohje e thellë për stafin mjekësor që i qëndroi afër. Mirrënjohje dhe respekt pa kufi për Dr Halitin që iu ndodh si gjithnjë pranë dhe infermieres së palodhur që i bëri serumet e duhura. Për ta do të shkruaj më gjatë e më gjatë… (F.T.) 

1 Comment


Prof Dr Eshref Ymeri: I dfashur Profesor Fatmiri,

Lexova shënimin tuaj "Kjo foto ka në qendër një arsye më shumë" dhe u preka thellë se më emocionoi jashtëzakonisht shumë. 

Të sëmbon në zemër kur jeta të ofron fakte tronditëse për shqiptarët e shkretë, të cilët politika e mallkuar e mercenarëve i detyroi të marrin arratinë si zogjtë e korbit, paçka se vendin e tyre e kanë në një të tillë pozicion gjeografik, si të bekuar nga Hyjnia, me plot pasur mbitokësore dhe nëntokësore. Jam me ju me shpirt dhe me zemës për shqetësimin tuaj pë shëndetin e Babait tuaj të shtrenjtë dhe për mallin që ju djeg për vëllezërit e dashur. Le të shpresojmë për më të mirën në këtë fatkeqësi që…


Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page