Kishin vite që dashuroheshin. Ishin njohur qysh në universitet, por nuk kishin përfunduar bashkë në martese.Të dy ishin të martuar, madje njëri çift kishte dhe fëmijë.
Ishin të dy kimista dhe jeta i solli të punonin bashkë në të njëjtin laborator të një uzine të madhe në kryeqytet.
Kishin konsmuar çdo gje në kohen studenteske dhe njiheshin nga të gjithë si të dashuruar.
Donika, ishte një super femër. E bukur, shtatlartë, sykalter, e gjatë, bjonde. Ishte studente e shkelqyer, por kishte pasion sportin e basketbollit. Ishte baskebollistja më në zë e skuadrës “Studenti”.
Sandri,ishte nga djemte me të pamshëm të atij fakuliteti. Vinte nga zona verilindore. Ishte me trup “spartani”, shumë serioz dhe shumë i matur,student mesatar.
Ai shoqerohej me Donikën,pa as më të voglin shqetesim,sa ishin studentë po e e po,por dhe tani, kur të dy kishin krijuar familje dhe për hir të miqësisë që kishin krijuar vinin në punë bashkë, iknin bashkë,pavaresisht dyshimeve apo hamëndësimeve të opinionit,që kishin në shpirt thashethemet dhe shpifjet.
Kalonin vitet. Të dy familjet u miqësuan edhe më shumë, aq sa po thuaj lagja ziente nga mendimet e këqija. Hamëndësonin se diçka nuk shkonte mes tyre.
Burri i Donikes, Zeneli,ishte ing elektronik, pedagog në Akademine Ushtarake, burrë babaxhan dhe shume kërkues. I rreptë dhe serioz. Miqësinë shoqerore me Sandrin e kishte pëlqyer qysh ne fillim dhe nuk dyshonte per Donikën se e tradhëtonte. Jo pse kishte siguri, por koha ishte e tillë,që nuk mund të akuzoje pa prova dhe me hamëndësime,pastaj Donika ishte e sakte e stoike në familje dhe në shoqëri. Personaliteti i saj nuk mund të perkeqesohej e perbuzej nga të ligjte. Nga kjo anë as donte të dinte se çfarë thonin të tjerët. Rendesi për të kishte marredhenia me burrin dhe me rrethin e saj familjar.
Tefta,e shoqja e Sandrit që punonte si mësuese e fiskulturës po në atë Akademi,ishte shumë ekspresive,çapkëne,kapricoze e pastër e bukur,dhe miqësinë me Sandrin dhe Donikën e natyrisht e respektonte,por ishte e bindur se i shoqi shkonte me të dhe kishte bindje se e kishte të dashur,gjë që as donte ta provonte, as donte të shaktërronte familjen.
Heshtja e saj justifikohej se në disa vite martesë nuk kishte lindur fëmijë dhe përjetonte fatkeqësinë e saj fiziologjike si e viktimizuar.
Gjallëria e saj mbas sportit e punës minimizonte atë hidhërim që e mundonte. Sandrin e respektonte shume dhe hera herës e vuante që ishte ajo e fajshmja.
Zeneli,ishte specialist elektronik dhe ekselent në iformatikë.
Në laborator ku punonin ata Donika dhe Sandri nga nje difekt elektrik kamerat hera -herës bënin shkëputje sinajli dhe regjistimet elektronike ndërpriteshin.
Kishin marrë specialistë dhe nuk kishin arritur riparimin e këtij defekti.
Një here nga herët,Sandri, si shef laboratori thotë mikut të Donikes dhe njëkohësisht dhe i tij,të planifikonte ndonjë kohë t’i shikonte dhe ai kamerat e punës.
Zenelit, në çast i punoi truri i tij dinak dhe pranoi t’i riparonte.
Punoi dy -tri ditë dhe i solli në gjëndjen e më parëshme. Në të njëjtën kohë programoi që në telefonin e tij të kontrollonte laboratorin, por pa i thënë asgjë, askujt.
Çdo ditë shikonte se Donika dhe Sandri bënin “çudira erotike” në çdo cep të laboratorit,kryesisht në zyrë të shefit,në kohë që laborantët e tjerë kishin mbaruar orarin dhe ishin larguar.
E gëlltiti. Kishte dy fëmijë, opinionin e kishte të mirë, mendoi një mijë e një gjëra dhe heshti.
Kaluan ca ditë dhe thirri Teftën në zyrë.
-Tefta,ne kemi miqësi, shoqëri familjare, tash e ca vjet. Unë jam i bindur se ti ke dyshuar në marrëdheniet mids tyre. Donika ime dhe Sandri jot prej vitesh kanë qënë si burrë e grua.
Në telefonin tim kam dhjetra regjistrime me vidio intime midis tyre.
Dua të t’i vë në dispozicion me një kusht që të jenë për ty dhe vetem për ty. Më jep besën e të më premtosh se nuk do t’ja tregosh askujt ? Unë do të të jem falenderues.
Mos u irrito,mos u streso,mos u trishto as mos u helmo.
Po me premton më thuaj.
-Po të premtoj,- tha Tefta,-kjo gjë ka vite që dihet, por ta vertetoj do më vinte mirë.
Epilog:
Tefta u elektrizua,Zeneli e bindi, duke i propozuar të merrnin hak karshi partnereve te tyre dhe nëpërmjet miqësisë që kishin të ishin edhe këta të dashuruar dhe të kalonin në marrëdhënie më intime.
Tefta nuk hezitoi fare. Te dalë ku të dalë,dhe shkoi rregullisht e rregullisht në lidhjen e re me shef Zenelin që ishte një xhentil i vërtetë me shpresë se dhe mund të kishte ndonjë fëmijë me të.
Kaluan vite dhe në pije e sipër me një çmunduri llogjike pa e çare fare koken i thotë Sandrit:
- Sandri,po te shkoj une me Teften,sinqerisht me thuaj do me kesh armik ?
- Joooooo, kurre- i gjegjet Sandri qete -qete si i zenë ne faj,- vetëm nje gjë po të them sinqerisht, se do jemi barazim.
Comments