top of page

KISHA NË BUZË NJË GJINKALLLË


Vullnet Mato KISHA NË BUZË NJË GJINKALLLË Kur shtatë vitet e parë, sapo lashë, më solli babai një harmonikë goje. Ma dha dhuratën, ardhur nga jashtë, me porosinë: Po e humbe, harroje! O, ç’mrekulli dukej në sytë e mi, ajo lodër muzikore tepër e rrallë. Përhapte tinguj, me aq ëmbëlsi, sikur kisha te buzët një gjinkallë... Çunat e lagjes më rrethonin në heshtje, me sytë ziliqar tepër të ndezur. Të gjithë më pyesnin me kureshtje: Ku e gjete, vëllajo, ku e ke vjedhur?... “As gjetur e kam, as vjedhur, - u thoja- se tjetër si kjo nuk gjendet gjëkundi. E ruaj si sytë, nuk e lëshoj nga goja, se mos ma vjedhin, mos më humbi!” Natën e mbaja, të flinim së bashku dhe shpesh prej saj, më dilte gjumi. Dorën nën jastëk, kaloja padashur, qenka këtu, thosha, o lum unë i lumi!... Ditën ngjitesha në ndonjë degë peme,

buzët si gjinkallë më jehonin pareshtur.

Bridhja ndanë grunoreve të verdhëreme,

shoqëroja me tinguj, valëzimin e pjekur.

Por teksa i fryja, i dehur nga gëzimi, me sytë në qiell, ku më ndiqnin zogjtë, rrëshqita në një kanal, me ujë mulliri, gjinkalla fluturoi, si e trembur me shkop... Kërkova harmonikën nga rrjedha, te lumi, por ishte zhdukur, sikur kish shkuar në det... Oh, më humbi, o i mjeri unë, më humbi!... Dhe truri më fluturoi, qiellit përpjetë… E qava të dashurën e buzëve, gjinkallë, aq sa më duket, sikur e vajtoj edhe sot, kur i humba gojës, dhëmb’ e dhëmballë, por humbjen e atij gëzimi, s’e harroj dot!...

22 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page