top of page

Kisha e Vërnicës


Kisha e Shën Gjergjit në Vërnicë

Kisha e Vërnicës

Nga Fatmir Terziu


Do të bjerë çanga. Do të heshtin zogjtë.

Do të mblidhet vesa e mëngjesit mbi thana,

nesër, në agim, në orën kur zbardhet fshati,

do të zbresë me shkallë tek burimi i Vërnicës,

do të mbetem një yll mbi Shabanaricë,

e do të pi ujë të bekuar së pari,

poshtë tek burimi i kristaltë tek livalli

Do të vij. E shoh, që na ka djegur malli

e di që më prisni për së gjalli.

Do të kaloj nëpër pyll dhe mbi male.

Nuk mund të qëndroj më larg teje.

Do të eci përpara, do të çmallem

sytë e mi do të pikturojnë mbi mure,

duke injoruar gjithçka rreth meje,

pa dëgjuar një tingull, pa i zgjuar zogjtë,

i vetëm, i panjohur, i përkulur, duart e kryqëzuara,

i trishtuar, dhe dita do të jetë si nata për mua,

mbi ikona të harruara, të rrëzuara.

As nuk do ta çbend hiramin gri të mbrëmjes që bie,

as zërin nga minareja fqinje,

dhe kur të arrij, unë do të vendos në altarin tënd

një buqetë me shirita të shenjtë

dhe vezë pashke.

Më falë që nuk nuk do të pimë kësaj here,

të paktën një gotë vere.


Qarri i Vërnicës


Mbi gjethet e tij

atje tej në të gdhirë

yjet zbresin për të pirë

dhe me kristale ëndërrash veshin si atëherë,

të gjitha dashuritë.


Qarri i Vërnicës

 
 
 

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page