Tregim nga Kozma Gjergji
Ndiqja i përkushtuar një specializim për regjisurë pranë Akademisë së Arteve në Romë. Me këtë kualifikim, pas arsimimit të lartë e përvojës krijuese disavjeçare, plotësohesha më mirë për të realizuar filma ashtu siç i dëshiroja. Ndër risitë do të qe përzierja dhe shkrirja sa më natyrshëm i dramatikes me komiken, trillerin e horrorin. Besoja që kisha për t'i surprizuar të gjithë.
Profesori i lëndëve kryesore, kritik i njohur i kinemasë, e pati bërë rregull të ftonte vazhdimisht artistë nga më të shquarit. Takimet e bashkëbisedimet me ta ishin kënaqësi e vaçantë dhe me përfitim të jashtzakonshëm.
Së fundmi bëri me dije, se brenda dy javëve, do sillte nga matanë Atlantikut një Kineast të famshëm. Menjëherë mendja na shkoi për ndonjë të Hollivudit. U gëzuam pa masë dhe e falenderuam.
Për të nxitur edhe më tepër kureshtjen dhe interesin tonë, tregoi diçka sesasionale rreth tij. Kohë më parë qe dhënë lajmi tronditës se befas kishte ndërruar jetë. Pikëllimi, trishtimi, keqardhja pllakosi veç familjarëve e miqëve, edhe kolegët, artistët e ndryshmë e artëdashësit.
Mirëpo m'u në kulmin e hidhërimit habitërisht ndodhi mrekullia si në përralla, ku e pamundura bëhet e mundur: Njoftimi i kobshëm për vdekjen e tij u përgënjeshtrua. Lehtësim i madh dhe mërzi njëkohësisht. E quajtën një shaka budallaqe e të papranueshme dhe u kërkua të gjendeshin e ndëshkoheshin autorët apo autori.
Dhe shpejt nisi kërkimi, i cili zbuloi se lajmin e rremë e kish sajuar dhe shpërndarë vetë Kineasti i famshëm, me arsyetimin idiot që të shikonte për së gjalli reagimin dhe sjelljen e vërtetë të adhuruesve e dashakeqëve dhe ta shtonte akoma më tepër vëmendjen e lavdinë.
Më tej Profesori na sugjeroi se e donte mikpritja e respekti, që meqënëse Kineasti vinte nga shumë largë, duhej t'ia paguanim biletat e udhëtimit, shpenzimet për hotelin, ushqimin dhe i blinim librat e vidiot me filmat e zgjedhur e të suksesshëm.
Pranuam, madje me kënaqësi, sepse e konsideronim privilegj, qoftë edhe për disa foto, takimin me një artist të industrisë gjigante të ëndërrave.
E përfytyronim duke e identifikuar me sa e sa figura aktorësh, regjisorësh e skenaristësh me madhështinë hollivudiane. Ia justifikonim dhe ndodhinë e pa pëlqyeshme që na rrëfeu Profesori. Arsyetonim se të atilla gjen tek çdo talent i madhë. Edhe vilat më të bukura e superluksoze kanë nevojtoret e tyre.
U përfshimë nga një ndjenjë padurimi për ta patur sa më shpejt midis nesh. Ndiheshim si të shkrehur gjatë studimit të pasditëve. Ditët na dukeshin më të gjata dhe sikur ecnin më ngadalë.
Kjo gjendje ndryshojë papritur dhe Kineastin e famshëm thuajse e harruam, kur sapo ekranin e TV-së e pushtoi vrullshëm seanca parlamentare mjaftë e tensionuar. Na rrëmbeu plotësisht, ndonse për punët e shtetit as që donim t'ia dinim. I përpinim e shijonim dialogjet, replikat, batutat e situatat, ngaqë çuditërisht iu ngjanin atyreve të shfaqjes së komedisë më gazmore.
Shkaku kryesorë i sherrnajës qenë orgjitë dhe kurvllëqet e Kryeministrit, të maskuara gjoja si variete me këngë, humor, balet e cirk për relaksimin e shtetarëve të lartë.
Opozita e revoltuar sulmonte egërsisht, kurse mazhoranca mbrohej me trimëri. Përleshjet e kacafytjet gati trup me trup të kujtonin ndeshjet midis gjelave, kaprojëve, hipopotamëve.
-Zotërinj, jeni shëndërruar veç në mburojë e jelek plumbi të shefit tuaj. S'ka kuptim ky therorizëm e solidaritet tufe. Abuzimet e tij janë të provuara. Përveç dhënies së posteve në këmbim të seksit, shpërblimit të bashkëpunëtorëve me tendera e konçesione dhe favorizimit të familjarëve për shmangien e taksave të bizneseve, i ka kthyer në hareme rezidencat e shtetit, -bubullinte Kryeopozitari e vazhdonte, -Pre e epsheve të këtij Sulltani manjak kanë rënë të gjitha vajzat e ashtuquajtura artiste, ndër të cilat viktima më e dhimbshme është një e huaj klandestine gjashtëmbëdhjetë vjeçare, që prokuroria ka hapur proces. U kuptua qartësisht përse ky ndërhyri tek policia për ta liruar nga ndalimi e i dha apartament të banonte gratis. Diga e abuzimeve të Kryeministrit s'mbanë më, prandaj kërkojmë shkarkimin urgjentisht…
Kërkesa ekstreme e çoi menjëherë në foltore Ministrin e Jashtëm, i njohur për dhelpëritë e kurthet.
-E tërë dalldia dhe ofensiva banale e opozitës është shumë zhurmë për asgjë, -u kundërpërgjigj ai dhe shtoi: -Ata që dëgjojnë s'hipnotizohen, sepse nuk i shikojnë me syze të thyera si ju arritjet e kësaj qeverie. I siguroj qytetarët që nuk ka ndodhur asnjë nga abuzimet e supozuara. Ato koncerte për të lehtësuar stresin e punëve praktikohen gjithandej, kurse lidhur me emigranten minorene është krejt e kundërta. Sqaroj se gjesti human i Kryeministrit për ta ndihmuar ka bërë mjaft përshtypje. Vetë Mbreti i vendit nga ajo vjen falënderoi me mirënjohje dhe e çmoi si një kontribut për forcimin e miqësisë…
Monologu i Ministrit u ndërpre nga zhurma dhe zërat kundërshtues e refuzues të minorancës. Në emër të saj e rimori fjalën Kryeopozitari.
-Si mundet zoti Ministër të shesësh për virtyte tërë ato pisllëqe?! Me stilin e njohur prej servili e loloje të devotshëm bën çmos të na mbushësh mendjen që pordhët e shefit tënd janë muzika më e mrekullueshme e botës. Më vjen keq për thinjat e tua! Të shkoi koha ty, or i dashur. Tani je për në atelie e muze…
Drejtuesi i seancës tërhoqi vërejtjen për të ruajtur etikën e ia kaloi fjalën Ministrit për replikë, i cili megjithë porosinë e lëshoi gjuhën.
-Je më i zi se e zeza. Derr i tredhur! -i shfreu. -Vetëm sharjet e shpifjet janë gjithë argumentat dhe dituria jote. Kërbishtor! Plasët ngaqë s'arrini të na konkuroni! Sepse s'mateni dot me Kryeministrin mbusheni me maraz e shpërtheni kështu! Është fat që e kemi në krye! Ai ka bolet sa koka jote, more vesh?…
Kryeparlamentari kërkoi vetëpërmbajtje dhe shmangien e fyerjeve. Në mbështetje të kolegut ndërhyri nga vendi Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, e përfolur si dashnore e kreut të qeverisë.
-Ja niveli i opozitës: Shpall kauzë ç’farë bëjnë të tjerët nën jorgan. Kemi aq e aq probleme, kurse kolegët kundërshtarë mbeten duke iu fryrë cikërimave dhe ngritur tollombace llafollogjirash. Jemi shoqëri e lirë e demokratike. Në fund të fundit nëse të ka pëlqyer vet mjekërcjapi i zi dhe përfitimi, ç'faj ka Kryeministri?! Kështu si arsyetoni e silleni jeni duke shkelur rëndë një nga të drejtat dhe liritë e njeriut, siç është privatësia…
-Foli dhe kjo laraska, këllëfiçka e shpatës së Kryeministrit, -u dëgjua një nga zërat opozitar.
Ndërkohë Ministrit të Jashtëm i shëndërriti një mendim që e ngazëlleu e iu duk se e gozhdonte si Krishtin kryeopozitarin. Iu drejtua menjëherë.
-Ta zemë, se është ashtu siç thoni ju për atë emigranten minorene, por desha t'ju pyes: Si do ishte më mirë, Kryeministri të shkërdhente atdheun apo një femër? M'u përgjigj drejtë: Nga do të anonte peshorja e arsyes?
-Hajde pyetje, hajde! Ka nevojë kjo për përgjigje?! E di dhe bufi që të dy rastet janë krime. Dhe si Kryeministri që i kryen, ashtu dhe ti që e mbron, jeni kriminelë…
Ministri nuk e priste këtë përgjigje të hidhur e djegëse dhe në çast i tha prerë.
-Me këtë gjuhë s'mund të vazhdojmë kurrësesi…, -dhe ndërkaq iu bëri shenjë kolegëve të mazhorancës, të cilët brofën në këmbë dhe ashtu në bllok nisën të braktisin sallën.
-Ku shkoni zotërinj?! Daleni! Përse largoheni?… Çdo shumicë verbërisht kompakte rreth Njëshit është armiku më i rrezikshëm i së vërtetës. Ndajeni fajin dhe përgjegjësinë. Ka vjedhur e qirë Kryeministri jo juve dhe partia. Ndajeni… ,-qortonin zërat opozitar.
Me mbylljen e sesionit parlamentar ia behu Kineasti i famshëm i shoqëruar nga Profesori. Në takimin e organizuar erdhën dhe kursistët e muzikës e baletit, studentë e admirues të filmit. Ndryshe nga të mëparshmit ky u vetëprezantua si një ndër regjisorët, aktorët e skenaristët më shkëlqimtar të kinemasë porno. Kam më shumë çmime sesa vite të jetuara, tha dhe vijojë. S'i llogarisë dot dollarët e fituar dhe femrat që kam shijuar. Po njeriu, mbreti i dheut, ujit e qiellit kurrë nuk paska të ngopur me lavdi, lekë, dashuri dhe seks…
Kuptuam që Kineasti qe tejet i dashuruar me vetveten e vuante nga vetëvlerësimi. Bëri një humor të pështirë për të treguar se ishte tërësisht i çliruar nga çdo frenim moral dhe nuk e njihte qëndrimin e rezervuar.
Më tej u përqëndrua tek historia dhe vlerat e filmit porno, duke shprehur keqardhje që ende jepet vetëm natën. Çensurë e një mendësie të tejkaluar, pohoi dhe shtoi:
-Ndërsa e duan tmerrësisht aq frikë e kanë. Paradoks që s'e shpjegon dot. Erotizmi përfaqëson një hop të lartë të civilizimit dhe është kontributorë i pazëvendësueshëm në pasurimin e përsosjen e shpirtit njerëzor…
Kjo lloj kinemaje është jeta ime. I jam përkushtuar qysh në rininë e hershme. Shtysë ka qenë frekuentimi gjerësisht i bordellove. Mardhëniet me gjithëfarë femra më kanë ndihmuar jashtzakonisht të njoh thellë erosin. Ajo përvojë mbetet për mua minierë floriri e pashtershme.
Kam shumë kujtime të ndritura e hidhërime të ëmbëla. Mbi të gjitha do veçoja ato me njërën, e cila sot është ndër yjet e konstelacionit kinematografik. Më ka shpëtuar jetën. Ja sesi: Vite të shkuara më goditi befas një iktus, nga i cili humba zërin e u shndërrova në trung. Ajo erdhi e si një shenjtore më bëri atë magjinë që ngre të vdekurin nga varri. U zhvesh krejt nudo e qëndroi para meje. E shikoja i mahnitur. Bah, ç'kryevepër e përsosur njerëzore! Më eksitoi dhe ja kështu u riktheva në jetë.
Ka interpretuar rolet kryesore në të dy filmat e mi të çmimeve prestigjioze, në të mirënjohurit: "Greminat e epshit" dhe "Llahtaritë", imazhet inkandashente të të cilëve ia përndezin shikuesit dëshirat e ndaluara dhe e ndihmojnë të çlirohet nga ndrydhja e çensura morale.
Veç dashurisë, mësuesin më të rëndësishëm kam patur dështimin. I jam tepër mirënjohës. Mbaj katër shpërblime të konkurseve ndërkombëtare për skenarin e filmin më të keq. Mund t'iu duket absurde, por në fakt është shpërblyer e nderuar guximi, vullneti, këmbëngulja. Pa dështimin edhe suksesi s'do shijonte. Dështimi është gjithmonë një mundësi, një shans. Të nxit të perfeksionohesh dhe drejton ku s'duhet të ecësh…
Mbushi gotën me ujë dhe e piu. Nxorri nga xhepi krërthin dhe e kaloi në vetulla e mjekrën e kuqërremtë, kurse flokët e modeluar në dy brirë të vegjël si të djallit, nuk i preku. Hodhi vështrimin tek letrat mbi tavolinë dhe lexoi njërën.
-Një zotëri i nderuar don të dijë se si punoi unë me aktorët. Pyetje kyç, mbasi pa ata s'ekziston filmi. Përgjithësisht preferoj të panjohur. I kërkoj e gjej ku mund. Mjafton të kenë diksionin e duhur, portretin shprehës dhe trupin tërheqës. Veproj njësoj si Karavaxhoja, i cili merrte lekët nga kisha dhe përdorte prostitutat si modele për të pikturuar madonat. Bëj kujdes për veshjet sa më seksi, ku lakuriqësia e fshehur të ekspozohet provokuese. Ngulmoj të luhet me të gjitha shqisat.
Për t'iu ndihmuar kam sjellë enkas kryeveprën time mjaft instruktive: "Udhëzime për të gjitha kënaqësitë trupore dhe lojën e aktorëve". Aty tregohet hollësisht që suksesi i çdo krijimi kinematografik vjen konsiderueshëm nga mjeshtëria e lojës së aktorëve. Duhet të jetë e besueshme dhe e vërtetë si natyra. Në filmat e mi aktorët qijnë për të interpretuar, kurse aktoret qihen…
U shokuam! Si mundet një artist i kultivuar e me emër të nxirrte nga goja të atilla fjalë që e poshtërojnë dhe fyejnë rëndë dinjitetin?! Menjëherë të gjithë pa përjashtim u larguam. M'u ndërmend përkufizimi i diamantët i Frojdit: "Mungesa totalisht e turpit është tregues i budallallëkut." Të ishte Kineasti i madhë e i famshëm po aq dhe idiot?!
Kozma Gjergji.
Të nderuar miq, z.Myslim e z.Sotir, ju përshëndes e falenderoj për gjykimin thellësisht zhbirues e të koncentruar rreth tregimit. Është fort këndshëm kur kolegët të
hedhin "trëndafia", aq më tepër që i tillë krijimi, ashtu siç e thoni me të drejt, s'gëlltitet
lehtë, sidomos nga ne që vijmë veç të tjerave nga një çensurë e tmerrshme.
Qëllimi im nuk ishin disa batuta banale e humoristike, por për t'i thënë lexuesit
veç të tjerave që s'duhet të veprojmë aspak kështu si ky, kjo, këta… Pikërisht për këtë
më ka gëzuar shumë mirëkuptimi dhe vlerësimi juaj. U jam mirënjohës dhe ju uroj
arritje të reja në krijimtarinë tuaj dinjitoze. Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri! K.Gjergji.
Xingografia:
Bashkohem plotësisht me përcaktimin kurajoz të M.Maskës. Vërtet, personazhet me të cilët operon shkrimtari dhe miku ynë K.Gjergji, janë të tillë që kërkojnë kurajë të veçantë t'u afrohesh si lexues. Lere pastaj, si shkrimtar që do të duhet të përshkruash plotësisht këta tipa dhe karaktere përbusës nga shoqëria. Shkrimtari K.Gjergji ia ka dalë të na i paraqesë në gjithë lakuriqësinë e tyre neveritëse nga shoqëria./ Urime dhe GËZUAR VITIN E RI, 2022!
Xingografia/ Athinë.
Rralle kam lexuar tregime te tille si " Kineasti i famshem" i shkrimtarit te njohur Kozma Gjergji.
Tregimi eshte vazhdimesi e ndergjegjes artistike te autorit, pa permendur tregimet e meparshem. KOZMA GJERGJI bene autopsine e jetes tone bashkekohore, pa u tremmbur se mund ta shajne , mund ta fyejne dhe kercenojne. E tille eshte jeta, plot dyzime, dyshime, porkerira, bordello sic i shpalos mjaft bukur autori me Kryeministrin, mazhorancen dhe opoziten. Dhe ata, artistet qe, ne vend t'i vene vellon e bukur botes, behen me te paskrupullt, sa te duken te peshtire e neverites. KRIMBA! , si ne tregimet e CEHOVIT dhe te Mark Tuenit.
Te faleminderit. Gezuar festat. me shume respekt Myslim Maska.