KATALIZMA ME NGJYRË LOTI !...
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Aug 26, 2022
- 6 min read

- Homazh poezie per poetin e madh te detit ne jug te Shqiperise….
SPASSE THANASI
“MBI MITET ME LLAVRA TË NDEZURA DASHURIE !...”
Më ka qëlluar të lexoj poetë të pikëlluar me vargje e libra të ndaluara nga censura komuniste, por poeti AGIM MATO qendron në një kënd të veçantë, në një gji deti që ka simfoni të pambaruara…
Perlat poetike që sjell ai nga Saranda e bukur, janë sfiduese në hapësirën e artit dhe një fragment i mahnitshëm shpirti nga jeta dhe dashuria…
Jeta e tij e lodhur në rini është si një “kronikë historike” dhe duhet fjala e duhur për të kuptuar katalizmën me ngjyrë loti. Nuk është e thjeshtë të numuroj liqer – diellin e tij fantastik mbi det apo dhe stinët e humbura me heshtjen e vetmuar….Nuk është e mundur gjithashtu të jap hollësisht deri në detaje, lundrimin poetik të poetit jonian në detin me vela ëndrrash,se ai ka një lundrim të pandalshëm dhe si “kolombo” kap qiellin e kaltër në të gjithë hapësirën mbi mitet me llavra të ndezura !...
Me këto vargje – lundrim ndjenjash, dua të trokas në shtëpinë – kullë të poetit me serenatën joniane : “Jam prej loti” :
- “Lotin kam
Të rriturbrenda vetes
Vit pas viti
Dert pas derti, Lotin
Që pak dinë ta shohin
Që pak dinë ta kuptojnë atë gur të cmuar
Të urtësisë e durimit të madh !....”
1. JASHTË EKLIPSIT ….
I vetmuar në Jug
Në ato dimra të mërive të mëdha ….
I vetmuar në Jug
Far i plakur mbi shkëmb
Vetimtar me llambën fikur
Mbi humnerën e frikshme të detit…
I vetmuar në jug
Mbi shkëmbin e humbur mes rrëmetit të dallgëve
I fshirë nga regjistri i hartave të detit
Dhe i harruar nga sinjalet e largëta
Që kanë humbur kuptimin…
Nuk ndihej i qetë
Në valët absurd të doktrinës komuniste
Ndjen rrokullisjen e trallisur të një orteku
Numuroi vite të panumurta burgu…
Si ironi të fatit
Që e ndiqte pas “gjaku i lotëve”
Pyeste me dhimbjen e Nënave :
-C’tragjedi bëhet gati në kaltërsinë verbuese të Jonit ?...”
Ndjehej shpirtë i zbrazur
Në fund të ditëve
Me muzgje të hidhur deti
Që zhduken si gjarpër i trembur…
Udhëve përmes detit
Kërkonte liri
Kuptimin e sakrificës
Në pirgje vitesh të humbura…
Veten murosi
Në brendësinë e fjalëve
Mbi themelet e zhytjes së kohrave
Me torbë mitesh mbi shpinë
Mbi “Urën e Artës”
Ndërtuar nga ustallarë të shquar !...
Jetonte jashtë Eklipsit
Në ato dimra të mërive të mëdha
Ndjehej zjarr i kaltër
Përmes ndricimit mineral të yjeve
Dhe të fshehtat e gjireve të vetmuar !...
Dhe shkruante kaltër sipër dheut të gurtë :
“ Ky qytet i ulur buzë detit
Si sirenë e sapo dalë nga ujërat
Jeton me shqetësimin e bardhë
Si “portokall i dashurisë “ që joshte Aventura
Me jodin dhe parfumin e leshterikëve !...”
Cudi me këtë episode
Mes dallgësh i iku fëmijëria
Rinia rrugëve të hënës
Me stërkalat e dritës që bien si lotë !....
2. NË VRULLIN E MARRËZIVE TË DIKURSHME…
- i hutuar me “mirazhin e përmbysur” të qytetit !...
Pas 30 vjetësh të ngurosura
Vjen sërish në minierën e poezisë
I shkujdesur në caste zemërimi
Rrethuar nga klithmat me dritë minerale…
Filloi të shfaqet befas si asteroid
Në vrullin e marrëzive të dikurshme
Vinte përsëri në horizont me sytë ngulur nga brigjet
Për të qëlluar me të gjithë forcën e shpirtit
Magmën e trashë të kohës…
Sa herë fati e nxorri jashtë lundrimit
Duke shikuar kohën jashtë eklipsit ?!....
Sa herë iu përmbys baraka e dashurisë
Duke kërkuar dritë hëne
Mbi netë të stuhishme në gjirin e detit ?!...
Nëpër vite të humbura kot
Labirinthe e kujtesa të heshtura
Si Kolombo, poeti tani kapi qiellin
Në zgrip të hapërsirave ringrihet përsëri
Mbi mitet me llavra të ndezura !...
Bucet kraharori i tij nga marrëzia
Për “masakrën e re “ në qytetin e tij prej betoni :
“Dikur një grumbull palmash
Me shkallare nën tunelet e bukenvilleve
Tani hekuri dhe betony
Japing mirazhin e përmbysur të qytetit !...”
3. ME FRYMARRJEN E DETIT MBUSH DËSHIRAT E POETIT…
- Labirinthe e kujtesa të heshtura/ Në detin me vela ëndrrash…
Pulëbardhat sillnin pranë të fshehtat e largëta detare
Fëmijët bënin “direk ëndrrash” mbi cdo valë
Ishte “magjia” vetë, kujton poeti :
“U rritëm në një qytet të vogël
Me palma, me bukenville
Me shkallë që nxitonin drejt detit…”
Me mbulesën e trazuar të dallgëve
Kanë udhëtuar dëshirat, ëndrrat, anijet, kohërat…
Deti si “magji” në cdo lundrim
Skiconte qytetin me siluetat e mbrëmjes…
Vajza e dashuruar
Sillej nëpër trotuare
Si trëndafil i hershëm
Që ndalonte në vështrimin e syve
Me minutat e ëmbla të dashurisë…
Mrekullia e lulishtes “BUTRINTI” tek Shatarvanet
Sillte motive bukurie në shpirtë
Aty poeti në marrëveshje të cuditshme me shpirtin
Fotografonte palmat e qytetit një nga një !...
4.PORTOKALLI I DASHURISË….
- Shkruante me lot “Vdekjen e Palmave”
Për dashurinë
Shkalluan dhe drurët
Se sytë dhe zemra
Rrinin atje tek dritarja e të dashurës…
Poeti ishte si një pyll i vogël që oshëtinte nga kujtimet
Në strehët e trishtimit pikonte lot dhimbjeje
Dhe në kërkim të ëndrrës
Bubullinte si një ortek i gëzuar !...
Pak vjersha dashurie thuri
Por, pasuritë i kishte përbrenda shpirtit
Qumështi i yjeve vinte nga Fterra
Me xixëllonja krenarie në torbë këngësh…
“FUNDO” rrëshqiste mbi barin e fund detit
Atje hetonte me kureshtje thellësirat
Shikonte si lundronin hijet
Si hapeshin vezullimet përmes magjisë së detit…
Jetonte i zhuritur, mbushur me kaltërësi….
Në zjarrin e madh të ndjenjave
Bluante shumë mendime në profecinë e qiellit
Shkundtte krahët e udhëtimeve në shëndritjen e anijeve
Vetëm ai eksploronte ditët poshtë yjeve
Në drurët e ëndrrave mbushej me dritë fëmijërie
Mes makthit që pllakoste amfiteatrin gjigand të Parkut
Shkruante me lot “Vdekjen e Palmave”….
5.KTHJELLTËSIA E FJALËS….
Lundronte mes merimangës së dallgëve
Me tallaze që sillnin hidhërime
Ëndrrat i shembte mbi ujëra
Si Robinsdon Kryzo hipte në ishull !...
Ëndrra koralesh
Si rreze drite
Futi kthjelltësinë në shpirtë
Lundrimet e mëdha i filloi nga ndjenjat
Jeta iu kthye në vuajtje të bukur…
Gugushi i bardhë në degën e lulëzuar
Ngriti “selinë” në tërë kopshtin
Shtëpia prej druri u kthye në “shpellë”
Frymëmarrja e detit mbushte tërë dëshirat…
Statuja e Afërditës u ngrit mbi rërë
Vështrimi i saj sillte të fshehtat e rrugëve të paqta
Si Sarandës, që nuk ja duronte mallin
Ndriconte e ngrohtë netëve me aventura deti…
Kështu deri në kohëzgjim
Vrapi i poetit u bë maratonë
Flaku një ditë carcafët e ëndrrave mbi det
Hapi rubinetat nëpër tubacionet e punës
Filluan me presion të rrjedhin nëpër damarët e jetës
Freskia, gjallëria e dashuria e vërtetë !...
6. LUNDRIMET E MENDIMEVE NË SHPIRTIN E TRAZUAR !...
- Udhë ndjenjash me vezullimet përmes “magjisë” së detit …
Jetoi në planet të zi
Ligjet e kohës ja mbërthyen gjuhën
Ja ndëshkuan shpirtin me zhurmën shurdhuese
Në rrjedhat e kohës , me “gjemba” i mbiu jeta
Hapësirat i kishte të largëta në trajtë lotësh
Në shpellën detare jetonte të gjitha mitet :
Trëndafilin e erërave
Dragojtë e përrallave
Hapësirat e bukurisë
Lirinë e një peshku
Enciklopeditë e udhëkryqeve
Pasqyrën e qytetit – ëndërr
Spektaklin e luleve
Vajzën e dashuruar…
Sa shumë zgjati kjo “iso” me frymë shenjtori
Sa pranvera të asfiksuara kalonin brigjeve joniane
Eci duke u capitur
Në zbrazëtinë e një galaktike të frikshme
Duke hequr zvarrë zinxhirin e ëndrrave e dëshirave
Me sferën e rëndë të diellit !...
Shpesh thoshte netëve të vetmuara :
“ Pres të iki nga ky turp”
Por, edhe shkruante i zhytur në fund të detit
“ Qyteti mbrëmë ishte fundosur
Nën një fërfëritje fluturash”
Shkruante për erërat, stuhitë e mjegullat
Për borën e heshtur në jug
Për plagën e hapur në atë llavë që përvëlonte
Hetonte me kureshtje thellësirat
Hijet e brigjeve dhe barqet e anijeve
Shëtiste në qytetet e nënujshme
Së bashku me delfinët dhe dritat vezulluese
Në zjarrin e madh të ndjenjave
Mbushte shpirtin me kthjelltësi
Jetonte me qelqet e ditëve të thyera
Rrallë një poet
Në një shkëmb anës detit
Shkruan trishtimin e vjetër të zemrës…
Agim Mato e ngjeu penën në dritën e qiellit
Mori reflekset e dritave nga fenerët e peshkatarëve
Sfidoi zemërimin e dallgëve me “FUNDO”
Hapi sfondin e vetë tipologjik
Me ngjyrat e detit dhe “kodet e fshehta”
Ndjehej mirë kështu, i cliruar
I mbushur me kthjelltësi !...
Sarandë,
Erdha në frymëmarrjen tënde të pashterur
Te hap përsëri mbulesën e trazuar të dallgëve…
Si në një tabelë tek “Trëndafili i Erërave”
Gjej emrin e poetit Agim Mato
Të shkruar mbi pllakat shëmbore të ëndrrave
Me pikëllimin e madh mbi shkulme drite
Dhe lotët që detin e bënin më të hidhur…
Tek valët lot rrjedhin edhe sot
Drama e mundimeve te poetit platon ende qytetin
Sfidon madhështinë e tmershme të betonit
Me dashurinë e yjeve nëpër trotuare e shëtitore
Në tërë bukurinë e kaltërtë me ndjenjë “zemrash
njerëzore” !...
Sarandë,
M’u desh të zhytem në “lundrimet e shpirtit” të poetit
Që të kuptoj “makinën e universit”dhe “energjinë e
ëndrrave e ve tonajenjave mahniste mbrwmjet e majepsur !...zore !...”
Hapësirat e tua në trajtë lotësh
Më ngritën zërin për poetin me shtëpi prej druri
Në vetminë e tij kozmike
Duke lënë pas vetes zbrazëti e dhimbje
Në stinët e dikurshme
Ku spektakli i luleve mbushte dritaret e ballkonet
Dhe aroma e ndjenjave mahniste “mbrëmjet e
magjepsur” !...
Kureshtja e larget me romuze poetike
Me shfaq horizontet ku mbajne frymën shenjtorët
Shikimi më ndalet tek “Trëndafili i hershëm”
Me petale të gjera e vezullime të ndezura…
Eci në qelqe ëndrrash dhe shkëlqime qiparizësh
Ku spektakli i luleve
Selitur nga flladet
Më jep dlirësinë në peizazhet e ndricuara
ku mblidhen erërat e ngrohta
e të qarat e fëmijëve…
Këtu ujërat mbushen me dritë
Bëhen pasqyrë e një qyteti ëndrrash
Imazhet e freskëta mblidhen në rrjetë peshkatarësh
Dhe fshehin pozicionin e yjeve në qiell…
Më shëtit poeti Agim Mato kudo
Nga Poseidoni tek “Rrugët e Bardha”
Nga Rrapi i Nivicës Bubar tek zallishtet e detit
Nga plazhi i Krorëzës tek “Trëndafili i Erërave”
Nga Qafa e Llogarasë ku flenë mjegullat
Në Kalanë e Lëkurësit ku flasin “Perënditë”
Nga monumentet e Butrintit me nimfën e lashtë
Në kaltërsinë verbuese të Jonit !...
Sa shumë hapësira të gjera bukurie
Puhiza të lehta në qiellin e buzëmbrëmjes
Më vijnë së largu të gjitha vegimet
Kujtesa e lodhur e poetit
Turbullon edhe kaltërsitë
Shkruan ende, me tërbimin e kohrave
detin e udhëve të pafund të jetës !...
Comentarios