Katër të Vërtetat Fisnike të budizmit





E vërteta e vuajtjes (1)

E Vërteta e Parë Fisnike quhet “Dukka.” Ajo thotë se jeta përbëhet nga vuajtjet. Buda përkufizon tri lloje vuajtjesh, që përjetohen varësisht nga vetëdija e njeriut. Te njëri më fuqishëm, te tjetri më dobët. Tek vuajtjet e para numërohen mplakja, sëmundja dhe vdekja. Nëse i qasemi trupit, atëherë kuptohet se mplakja, sëmundja dhe vdekja janë reale. Kjo shkakton vuajtje, por edhe format më delikate të vuajtjes, si e dëshpërimit, depresionit dhe frikës. Fjala “dukkha” do të thotë 'diçka e paaftë për të kënaqur' apo 'që nuk mund të qëndrojë ose të zgjasë': prandaj e ndryshueshme, e paaftë për të na kënaqur plotësisht ose për të na bërë të lumtur. Përveç ndjenjës së pacaktuar të zymtësisë, ky term përfsh