
Katër stinët
Rrëzë Tomorrit më je Ti
Si kurorë malet të rrinë.
Në ato pllaja me lajthi,
Unë kalova fëmijërinë.
Pranverë është stina jote,
Plotë me lule e freski.
Zogjtë vijnë në ditë shqote,
Dhe folenë e ngrenë aty.
E kujtoj verën e thatë,
Plotë me fruta begati.
Burrat janë lisa të gjatë,
Mendje hollë, zemër flori.
Si ylberi vjeshtë e artë,
Bukuri, mrekulli.
Edhe dheu yt i lashtë,
Fsheh mistere, brenda tij.
Gra të bukura dhe punëtore,
Duar arta shtojzavalle.
Lindin fëmijë si lulebore,
Bashkë me burrat hedhin valle.
Ikën vjeshta e vjen dimri,
Zjarri skuq oxhakun.
Dëbora shtron qilimin,
Rakia trazon sapllakun.
Comments