top of page

Katër lirika nga Myslim Maska

  • Jul 14, 2025
  • 1 min read

Ti më thoshe

 

Më thoshe,

Kur puqen buzët

Shpërthen flaka që fle brenda:

Harbon shpirti,

Dridhet zemra

E paparë as në ëndrra.

 

      Dashuria

       Thoshe ti,

Rron sa rron vesa mbi fletë

        Sepse ndjenja

         S'do τ'ia dijë

Në je skllav a në je mbret...

 

Kur merr flakë,

Nuk do të shuhet

Të digjet të bëhet hi...

Me një tjetër

Kur të puthet

Prapë rilind më thoshe ti...

 

 

Νjë prostitute

 

Bukuroshja ime, përse vallë

Të rrëmbeu Djalli e të hodhi

Në greminë, ku asnjë e gjallë

Dhe me ndihmë të Zotit, dot nuk doli.

 

Patjetër, ke diçka prej Perëndie

Gjersa magjeps djemtë, i lë pa mend,

Gjersa vijnë dhe pleqtë, dhe pleqërisht

zvarriten si kërmij e të përjargin.

 

Bukur! mbi çatinë që kaq shumë breshër

Bie,

Ç'punë do prishte vesa si një ëndërr?

Po si t'ια bëj unë zemrës sime

Që s'të nxjerr dot prej llumit ku ke rënë...?

 

I varuri

 

S'të mbyt litari,

As karrigia që të heqin poshtë këmbëve,

Por FAJI...

 

E di ai vetë

 

S'u bë hataja

Pse vdiq një poet!

Gjenial?- a shumë i mirë,

Ca thanë

Ishte profet,

Ca thanë shejtan me brirë...

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page