top of page

Kastriot Kotoni: Piktori që dashuron fjalën



 

Fare mirë mund edhe të mos e dini, por edhe ndodh, që në fakt kështu duhet të ishte se, piktor i vërtetë, o jo jo, shkrimtari i vërtetë duhet të jetë edhe pak piktor, ose i diçkaje që me stilin e tij aplikon zhanre të ndryshme të arteve pamore. Pikë së pari kur të mësoni pse relaksohem nën presionin e të gjendurit në punë duhet ta dini se, vetëm sebepi apo halli nuk të nxjerrin nga shtëpia!

Ikim firaksemi i them një miku që e kam bash mik, e që më nderon se unë i zgjedh miqtë më të mirë se veten kjo dihet, por edhe pse ata janë ashtu si pikturat në kanavacë, të ngrohtë, të athët dhe shpesh herë drejtvizorë në shfaqjen e emocioneve gri dhe me një aftësi minimaliste, për të marrë tek tjetri, dritën, emocionin, harenë, trishtimin e padukshëm racional...

Atëherë ke ndërvarësinë e sfondit në pikën kulmore të një pike që më shumë flet nga hija... Mendja ma thotë se "hija" është Hirushja e pikturës. Ajo trajtohet siç trajtohet Hirushja nga njerka e destinuar për të na dënuar me shfaqjen e saj, pas shumë vrapimeve të paanë, për të hequr qafe përzierjen e së keqes që si lëmsh magjistricash do t'i marrë mend me shumë udhëkalime e pasigurishë, të vendosin ngjyrat pa ideale, të sundojë kaosi i ngjyrave pa frymëzim, apo të rikonceptohet e vërteta, mbi trinomin simetrik, bukuri, forcë, inteligjencë.

Kjo Hija apo Hirushja fshihet që të mos gjendet, por në fakt kjo pakuptueshmëri e paparashikueshme, e papërcaktueshme do të na çojë deri në një farë vendi. Ndaj preferoj që takimin tim me piktorin ta lë në misterin e tij. Pse duhet emri kur vepra e tij u diktua prej meje dhe shumë njerëzve që e njohin. Në atë qytet si Elbasani e njohin si njeriun e artit dhe gazetarisë, pak më shumë bashkëmoshatarët e tij, siç duket e njohin si piktorin e skulptorin që iu dha më shumë letërsisë se artit pamor..., por ja që ai, edhe pse shkoi nga malet për në shtetin grek, e pa veten shpejt, piktor dhe skulptor në fushën dhe ndjenjën e tij më të lartë emocionale. M'u desh t'i bëj një vizitë në shtëpi si një i bujtur që kam merak antikuarin... Vrapova me emocion drejt dy portreteve...

E mora me mend, më dukej sikur i njihja ato portrete vetëm nga ngjashmëria me piktorin. Të ngjallësh në përjetësi prindërit e tu, nuk di një të dytë në Shqipëri. Jo dhe jo, por edhe në botë. Më mbushe miku im, i them dhe çuditërisht piktura kishte një filament komunikimi mes pozicionit ku ishte vendosur sipas shijeve të piktorit, por edhe të fuksionit komunikativ, që natyrisht zotat, prindërit e tij të flisnin, për çdo kohë me secilin pjesëtar të familjes, por edhe me miqtë e largët dhe të afërm që kanë hyrë dhe dalë nga ajo derë shtëpi e sa ishin gjallë. I them: Po pse nuk e vazhdon pikturën dhe skulpturën? Emocionet nuk thahen, por edhe nuk janë me sustë e të shtypim një buton e ja e bëmë një pikturë - më thotë ai.

Ndoshta emocionet duhen ushqyer dhe kanë nevojë si lulja qoftë për diellin dhe hënën dhe breshërin, dëborën e ujin, ende nuk t'a ka bërë zemra tak tak, e të kapësh penelin e të kërkosh unin tënd i them unë. "Ari dhe argjendi janë të zhurmshëm", plumbi është memec...

Ja ashtu dua të dashuroj pikturën në heshtje edhe unë - m'u përgjegj miku im. Heshtja, vetmia, natura ngjarjet tronditëse siç i ndodhi Dantes kur shkruante "Komedin Hyjnore" skiconte portretet e Beatriçes dhe e përshkroi jetën e tij në art nëpërmjet fjalës. Nuk kam ndërmend t'i bëj reklamën këtij dinjitari piktor dhe skulptor, por shpejt do humbas edhe një piktor kofident për t'i folur për dikë që ai ta ketë përthithur emocionalisht, sikur të ishin prindërit e tij...

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page