
Po endesha në mendime se pse gjithnjë çështja kombëtare në këto momente ku ndodhet Kosova dhe Shqipëria, kërkon kthimin e Shqiptarëve në histori. Po bind veten se shqiptarët kanë qenë prej shumë kohësh në syrin e gjithë botës (Qendra e botës) e paradoksalisht ata që e ndjejnë të parët kthimin e reflekseve, apo rimarrjen e mesazhit nga historia janë politikanët, të cilët me hir ose me pahir nuk mund ta ngrijnë kohën as për të himnizuar lavdinë e dikurshme të pellazgo-ilirëve e as për t’u zhutur në zhguallin e fatalitetit për t’u zgjuar nga heroi kombëtar Skënderbeu. E shkuara e tashmja dhe ardhmja na flet këto ditë, që me intuitën dhe ndjenjën kombëtre e cila kërkon përgjegjësi e gjakftohtësi dhe durim i cili ngadhnjen me largpamësinë e të ardhmes së kombit shqiptar. Ne sot si komb duhet të shohim një Evropë më miqësore dhe një aleat natyror si Amerika si kurr ndonjëherë. Le të tregojmë një entitet kulturor që të identifikohemi si evropianë e pro euroatlantik. Siç dihet Shqipëria ka qenë e orientuar më tepër nga perëndimi se fqinjët e saj. Këtë mesazh na kanë përcjell Fishta, Noli, Konica, Çabej, Kadare dhe Qose.
Shqipëria është nga vendet e rrallla, që ka mbi gjysmën e popullsisë jashtë kufirit shtetëror. Shqiptarët e këtyre vendeve nuk janë emigrant; këta janë shqiptarë autokton, të cilët përbëjnë historikisht, etnikisht dhe gjeografikisht kombin shqiptar, i cili ka gjuhën, kulturën, traditën dhe konstitucionin e veçantë psikik të tij, ndërkaq, këta i ndamë nga vendi i përbashkët i tyre shtetet fqinjë të inkurajuara në pazarllëkun e ndërlidhjeve politike me shetet e mëdha të Evropës. Në zhvillimin e historisë së saj çështja e shqiptarëve dhe e shpërnguljes së tyre ka me qindra vjet që përmes luftrash të shumta e zhvillimeve të tyre, ata u detyruan të krijojnë “oaze” apo koloni me vendbanime të mëdha ose të vogla në vendet arabe, në shtetet ballkanike, në ato të Evropës Qendrore, në vendet skandinave e në ato përtej oqeanit etj. Të zhytur në zanatin e ustait murator, gjeneralit apo kryeministrit, inxhinierit e zejtarit, tregtarit e fabrikantit, shkencëtarit piktorit dhe shkrimtarit. Të gjithë këta iu nënshtruan proçesit të asimilimit. Ky kontribut i shqiptarëve që lidh marrëdhëniet mes kombeve, ka mbetur në hije, ose aspak i prekur nga ana e studiuesve shiptar. Tashmë shkenca ka provuar se shqiptarët janë pasardhës direkt të pellazgo-ililirëve, për të cilët janë përdorur edhe sinonime të tjera. Por, më të rëndësishmit janë katër si: shqiptar, alban, arbanas dhe arnaud. Mirpo, meqë popullata pellazgo-iliro shtohej gjithnjë, atëherë dhe kjo popullatë, kuptohet për shkaqe demografike, ekonomike, politike dhe psikologjike, herë pas here, gjatë periudhave të ndryshme parahistorike dhe historike, u shtri, u shpërnda u shpërngul, u dynd në të katër anët e horizontit. Prandaj, nuk është gjë e rastit pse me emrin Albania në Kohën Antike, quhej Kaukazia, Skocia dhe Italia; në Mesjetë quhej Kosova dhe në Kohën e Re Shqipëria e sotme, kurse banorët e këtyre fiseve quheshin ALBAN. Fjala alban del nga alb(p) –an (ana e alpeve) malësi, malësor. Gjuha pellazgo-ilire ka qenë shumë e pasur dhe mund të themi se ishte gjuhë e përsosur. Kështu në këtë gjuhë mal-i ishte vendi shumë i ngritur, mbi sipërfaqen e tokës, vendi më i lartë se kodra, me majë a me kreshtë dhe me shpate zakonisht të pjerrëta, që zbresin në lugina. Grumbullimi i maleve quhej alpe; e grumbullimi i alpe-ve (alpeve). Për këtë shkak Gadishulli Apenin (Italia) quhej e quhet kështu, sepse ai përbëhet nga vargmalet që shtrihen nga Gjenova e deri në Kalabri. Bregdeti lindor i Apenineve quhej Mesapia: mes-ap-ia= mes-ape-ve (alpeve). Mesapia ndodhej në mes të vargmaleve të sistemit Dinarik dhe të Apenineve, e në mes të këtyre dy sistemeve malore ndodhet deti Adriatik, i cili në kohërat e lashta quhej Deti-Jon=deti jonë (deti i ilirëve, deti i banorëve më të vjetër të Ballkanit)). Sipas albanologut të shquar austriak Karl Treimer, ndërmjet të tjerave, thotë: << Ka diçka që të bën të mendosh, që më të rinjtë të jenë popujt (gjuhët) kentum, pra grekët italikët, keltët dhe gjermanikët; me këta duket se përveç fisit të venetëve në buzë të Adriatikut kanë qenë bashkë edhe tokarët në Azinë Qendrore. Që të dy këta janë shuar, por ekzistencën e dikurshme të tyre e tregojnë me anë të gjurmëve gjuhësore që kanë lënë. Venetët e Adriatikut, për ilirët ndër të tjera kanë rëndësi edhe për faktin se kanë qenë fqinjë me këta në Istri, dhe kjo shkakton një ngatërresë për raportin e dikurshëm nacional, d m th, gjuhësor. Dëshmi që kemi për këta popuj të zhdukur na bën të pranojmë që kemi të bëjmë me një popullsi të një lloji të veçantë, me tipare gjuhësore disa midis italikëve dhe gjermanikëve-edhe mjaft afër me makedonët. Pra, stërgjyshërit e keltëve, italikëve dhe gjermanikëve-këta së paku gjendeshin nën supermacinë e ilirëve. Këtë e shohim nga huazimet që në kohë shumë të lashta (1000-500 para Kr.) u përhapën këto kombe. Nuk mund të themi se këto fjalë paraqesin analogjinë spontane e të rastit. Siç shkruan Nermin Vlora Falaschi lidhur me etruskët: << Kësaj pyetjeje i përgjigjet Herodoti, i cili thotë; <<etruskët flisnin gjuhën e një populli të lashtë, që jetonte në krahinën e Mesdheut para ardhjes së grekëve>>, që do të thotë se etruskët ishin pellazgë, në të vërtet ilirë, të cilët, para se do të vendoseshin grekët në Gadishullin e Ballkanit (12 shekuj para e.s), jetonin në jug të Ilirisë. Ndaj, romakët etruskët i quanin TOSCHI(TUSCI). Këta ishin toskë. Për këtë arsye, edhe krahina në Gadishullin Apenin, ku u vendosën etruskët(12 shekuj para e.s) u quajt TOSKANI( në pellazgjishte-ilirishte): TOSK-Ani-A= ana e toskëve), e kështu quhet sot e kësaj dite. Për më tepër Seneka e përshkruan shkuarjen e etruskëve në Iliri në këtë mënyrë: etruskët numëronin me “Seacuala” historinë e vet dhe mendonin se “Seacolum” e parë fillonte në shekullin 12-11para K. N.V Falaschi ndër të tjera nënvizon <<Kurse gjuha etruske TIT LIVO “ në fillim të e.s) thotë “Kam arsye të besoj se në atë periudhë fëmijëve romakë u mësohej letërsia etruske, ashtu sikurse u mësohet sot ajo greke”. Pra Pellazgo-ilirët jetonin, në rradhë të parë, në Gadishullin Ballkanik dhe në ishujt e Detit Mesdhe dhe të Detit Egje, nga janë përhapur në Gadishullin Apenin deri te Alpet; e ishujt Elba, Sicilia, Sardenja, Korzika e në Anadoll etj. Gjithashtu kalabrët(calabred), prej të cilëve u pagëzua një krahinë e Italisë jugore-Kalabria(Calabria), dhe daunët(dauni), në Apuli(Italia Jugore), kishin lidhje gjenetike me fiset dardane të Dardanisë së Ballkanit-galabrët(kalabrët) dhe thunët. Në lidhje me këtë dukuri historiani Strabon (63-20 para e.s) thotë: dardanët janë galabrët, tek të cilët….është një qytet i vjetër(Kosova), edhe thunët të cilët në lindje janë në kufi me medët, fis trak. Këta pra banojnë në thellësi të vendit( të Ballkanit). Për popullsinë e Evropës Qëndrore, Veriore dhe Perëndimore kishte prejardhje ilire nga Ballkani konstaton Karl Tremeri, i cili konkludonte: << Sidoqoftë, ilirët edhe njëmijë vjet të tjera qëndrojnë në atë rryp toke që shkon për gjatë lumit Sale nëpër Bohemi e arrin deri në Alpet. Këtu, pra, ata në veri të trevës kulturore të tyre, nga perëndimi kufizojnë me gjermanikët e nga lindja me baltët. Pas periudhës së Aunjeticit bëhet rregull me djegie të kufomave dhe varret me urna na çfaqen me shumicë të madhe. Në Gjemaninë jugore fqinj perëndimor të ilirëve janë keltët, dhe kundra këtyre u krye tani një mësymje e fuqishme e ilirëve: gjatë Danubit dhe Mainit, brigjeve të Nekarit, Mozelës, dhe Sarës, bile edhe afër Këlnit, në Zvicër e deri në Francën lindore dëshmon këto fise ilire me varre urnash, të cilat vijnë e derdhen prej lindjes, prej Moravie, Bohemie e prej Austrisë së Ulët, duke u rrasur në viset kelte të Gjermanisë Jugore. Një degë e tyre mbulon gjithë krahinën e lumit Sale dhe me disa degëzime arrin deri në krahinën e Hesenit. Ata dynden edhe në Alpet lindore, ku vise-vise popullsia e afërt me ligurët; depërtimin e kulturës së varrezave me urna e shohim edhe në krahinat e lumit I.. Ilirët ndërtojnë kështjella në viset e armikut për të qëndruar atje si zotërinjtë e vendit. Veçse me kohë çetat ilire shkoqen e thërmohen dalngadalë dhe aty nga fillimi i periudhës së Hallshtatit ata janë asimiluar, varrezat me urna nuk qëndrojnë më për shumë kohë, dhe prapë fiton mënyra e vjetër e varrimit, ashtu si kish qenë zakon në periudhën kelte të bronxit. Ilirët u dhanë keltëve hekurin dhe emërimin e tij, një metal që u bë me rëndësi për periudhën e Hallshtatit. Kultura e hallshtatit u krijua prej ilirëve dhe u muar në perëndim prej keltëve; ajo me anë tjetër është në vartësi të Italisë veriore dhe të asaj kulture, të re edhe në pikpamje sociale, që kishte lindur atje. Aty nga fillimi i shekullit V ilirët, sikur të ishin në një lëvizje tërësore e të gjithë popullit, i lëshojnë viset e tyre në veri të Danubit dhe qëndrojnë atje vetëm në disa mbeturina. Vetëm ilirët e Alpeve në juglindje nuk e humbin lidhjen me fisin kryesor, ata ishin shtyrë deri në Liqenin e Konstancës, i cili quhej lacus Venetus, e deri në luginën e Renit në Zvicër. Kombi Ilir, që për luftë përdorte qerre me kuaj që dalin nëpër fytyrë, a që kishin në përdorim edhe karroca(Watch), kishte edhe kostumet e veta, kësula baske për burra(gjetur në minierat e Halshtatit), vele të gjata flokësh për gra, petk të mbështjellë nën kraharor në mënyrën e petkut “Dirndi” të Austrisë së sotme, mbështeteshin në një lloj pelerinë endur vetë në mot të keq: burrat që mbanin armë , sikurse tregon kova që është gjetur në Vaç, qethnin flokët dhe mjekrën si shenjë higjenike në ekspedita luftarake të gjata. Krahas mesapëve, lukanëve dhe, fiseve të tjera të pellazgëve-të ilirëve të Gadishullit Apeninë përmenden edhe britët(bretët, brutët). Prandaj, sipas të gjitha gjasave nga të shpërngulurit e këtyre britëve për në ishullin përtej Lamanshit, edhe një krahinë e këtij ishulli u quajt Britani, e banorët e saj britanë. Fiset ilire shkapërdridheshin edhe brendapërbrenda Gadishullit Ballkanik. Në të mirë të këtij argumenti flasin të dhënat historike. Bie fjala në Peleponez një kështjellë quhej DARDANA, mesa duket nga dardanët e Dardanisë. Arkiologu turk Erhan Akyildiz, duke u mbështetur në mendimet e dijetarëve të shumtë, konkludon se hititët ishin ballkanas,d.m.th. ishin ilirë të cilët, kaluan nëpërmjet <<grykave të Ballkanit të Epërm>>, gjegjësisht të Dardanisë, dhe të << brigjeve perëndimore të Detit të Zi>> dhe kah viset e sipërme të kaukazit. Kjo dyndje e hititëve nga Ballkani për në Anadoll ka ndodhur shumë herët, meqë pra, gjurmët e tyre në Anadoll shihen që nga koha e gurit dhe e bakrit, atëherë paraqitja e tyre në Anadoll u bë në kohën e paleolitikut, neolitikut dhe halkolitikut. Shteti i hititëve, i cili u krijua, në fillim në Anadollin Qendror, filloi të zgjerohet. Kështu në mileniumin e II para e.s. TrojaVI (1800-1300) para e.s. ishte një qendër e fortifikuar me katër dyer. Arkitektura civile dhe ushtarake e saj ishte nën ndikimin e hititëve. Troja. Troja e VI u shkatërrua nga një zjarr i fuqishëm. Hititët u shtrinë edhe në Halep(Siri). Më 1380 para e.s. përmendet mbreti i hititëve Shupilluliuma, në kohën e të cilit filloi periudha e Perandorisë Hitite. Ky sapo hypi në fron iu përvesh nënshtrimit të Anadollit. Kufijt e shtetit të vet i zgjeroi deri në Egjipt. Vala tjetër e fuqishme e dyndjeve ilire nga ballkani për në Anadoll u bë në vitin 3000 para e.s.. Edhe këtë herë sipas të gjitha gjasave u bë nga Dardania, sepse dardanët e shpërngulur nga Dardania e Ballkanit, i lanë gjurmët e veta edhe në Anadoll. Dardanasi i biri i Zeusit, qe i pari në trungun familjar të Trojës; dera kryesore jugore e Trojës VI quhej Dardanos; ngushtica detare në mes të Ballkanit dhe të Anadollit, duke filluar nga Troja e deri në Çanakalaja e sotme, u pagëzua, nga dardanët, me emrin Dardanele. Vetë emri Troja del nga fjala ilire-shqipe, truall-i m.sh. troje, trojet. Përsëri sipas Erhan Alkyildizit vala e tretë e furishme e dundjes së ilirëve dardanë nga Dardania e Ballkanit për në Anadoll u krye më 1200 para e.s. Kjo është tani me gjasë dyndja e një fisi dardan i quajtur frig ose frigas të cilët kaluan nga Thrakia drejt Anadollit. Sipas Herodotit dhe Strabonit, frigasit ishin një popullsi evropiane (ballkanike), të cilët, para se të shpërnguleshin për në Anadoll, quheshin brigë. Straboni thotë se atdheu i frigasve në Evropë qe Paeonia. Stefano Byzantinus ndërkaq shkruan se me emrin (Brix) quhej popullsia maqedonase e cila jetonte në mes të territoreve të Thrakisë dhe të Ilirisë. Gjykuar sipas <<Iliadës>> së Homerit në muret e Trojës morën pjesë, nga Gadishulli Ballkanik, pellazgët hyjnorë, përkatësisht disa nga fiset e nënfiset e pellazgëve, si bie fjala painët, karianët, lelegët, kaukanët,peleganët, e sidomos dardanët të cilët me trojanët ishin në farefisni. Edhe gjatë fushatave të Aleksandrit të Maqedonisë (Lekës së Madh) për në Azi deri në Indi,d.m.th në shekullin IV para e.s, përveç maqedonasve, të cilët ishin pellazg-ilirë, u shpërngulën në viset aziatike edhe shumë tribal dhe dardanë, të cilët më parë iu nënshtruan Lekës së Madh të Maqedonisë. Kështu ende në një krahinë të Indisë së sotme është ruajtur emri dardanë, emër ky i një popullate të atij ambienti gjeografik. Këta dardanë të Indisë, në të vërtetë ishin ushtarët e Lekës së Madh, të cilët kanë mbetur atje për të jetua përgjithmonë. Për të mos folur për periudhën romake ku shumë ushtar e komandant të Prandorisë Romake ishin, kryesisht pellazgë (ilirë maqedonë,dardanë etj). Edhe në kohën e Perandorisë Romake degët e pellazgëve të lashtë, me qenien e tyre, ushtar, si dijetarë, si qeveritarë, si tregtarë, si punëtorë etj.. vunë vulën e vet në krijimin e popujve, përkatësisht të kombeve të ndryshme në Azi, në Afrikë dhe në Evropë e në mënyrë të veçantë në krijimin e kombit dhe të kulturës arabe që u ngjiz me gërshetimin dhe simbiozën e pellazgëve të lashtë me etnose autoktone aziatike dhe afrikane. Në të gjitha viset e sotme arabe qeverisnin ilirët për shekuj me rradhë. Shqiptari arab nga Damasku, Muhamed Mufaku, shkroi librin <<Lidhjet shqiptaro-arabe nëpër histori>>, ku ndër të tjera jep një pasqyrë të pranisë dhe rolit të pellazgo- ilirëve-shqiptarëve në botën arabe, prej kohëve më të lashta e deri në shekullin XVIII.Ilirologu Aleksandër Stipçeviç thotë: << Sa kanë qenë të paqarta parafytyrimet për ilirët dhe për vendin e tyre, derisa nuk i pushtuan viset në të cilat banonin ilirët tregon miti i njohur për arganautët, sipas së cilës Jazoni dhe shokët e tij, mbasi që në Kolhidë rrëmbyen leshin e artë, me anijen e tyre Argo, lundruan nëpër Danub në mënyrë që me të, të depërtojnë në veri të detit Adriatik..Krijimi i Diasporës dmth nga greqishtja e vjetër << diaspora>> përhapja apo shpërndarje. Në kuptimin historik është përdorur për njësitë e judenjëve të larguar nga Palestina dhe u shpërndanë në vende të ndryshme të botës. Fenomeni i diasporës për shqiptarët është shfaqur qysh në parahistori dhe ky fenomen për popullin serb dhe bullgar të cilët u shfaqën në shekuj e mesjetës së hershme, fenomeni i diasporës është tepër i ri. Dëshmitë më të lashta të diasporës ndër ne , shfaqen qysh në periudhën ilire. Dihet se grupe jo të vogla ilirësh janë shkëputur nga atdheu i tyre historik Ballkani Perëndimor dhe kanë kaluar në mijëvjeçarin e dytë para erës sonë në viset verilindore të Azisë së vogël, kurse disa të tjerë në fillim të mijëvjeçarit të parë para erës sonë në brigjet Juglindore të gadishullit Italik. Mërgime të tjera masive ndodhën edhe më vonë, mjafton të kujtojmë fisin ilirë të pirustëve u shpërngulën me dhunë nga vendbanimet që shtriheshin në Mirditën e sotme dhe u vendosën përtej Danubit në viset e sotme rumune (vicus Pirustarum) dhe me kohë këto fise u asimiluan.Kështu u shkëputën nga trungu amë nga presioni I dyndjes slave dhe u vendosën në Korfuz dhe Peleponez citojmë medievistin grek K.Stathas, në fillim të shekullit VII. Në ngulime më të lashta që ruajnë ende gjuhën shqipe, ndodhen në Greqi. Largimi i tyre nga trungu etnik filloi, të paktën në shek.XIII, por me përmasa më të mëdha kanë filluar në shekujt XIV pa u ndërprerë në shek XV. Ata u vendosën në krahinat e Peleponezit(Korinthit, Argolidë,, Lakoni, Elidë,Arkadi, Meseni, etj). Në Greqinë Kontinentale (Atikë, Beoci, Etoli, Akarnani, Tesali) dhe në ishujt e Egjeut (Hidra, Speca, Paros, Salaminë, Eube). Sipas kronistit bizantin të shekullitXV. G. Frances në kohën e tij vetëm në Peleponez shqiptarët përbënin gjysmën e popullsisë. Sipas njoftimeve zyrtare greke, në mes të shekullit XIX arvanitët e e Greqisë përbënin numrin 175000 mijë vetë. Kurse sundimtarët e huaj e çonin drejt 200000 mijë vetë. Helenizimi i tyre për arsye të ndikimit të fesë orthodokse ndodhi me shpejtësi. Por muslimanët që i shpëtuan helenizimt ndodheshin në Peleponez (Lalët e Mesenisë, Barduinëve, të cilën udhëhiqeshin nga prijësi Ali Farmaku, në revolucionin çlirimtarë grek të vitit 19821. Nga shumë dokument del se shumica e popullsisë në Atikë dhe Athinë ishte popullsi arvanitase. Sipas një studimi të institutit gjeografik italian në vitin 1911, statistikat tregonin se arvanitët që ruanin ende gjuhën shqipe përbënin një të shtatën e popullsisë (rreth 15% të popullsisë së Greqisë), pra 300000 mijë vetë. Diaspora e vendosur në Itali nga Arbëreshët gjatë sekullit XV dhe XVI. Numri i tyre llogaritet 200000 mijë vetë, të shpërndarë në brigjet italiane të Adriatikut, që nga Venediku deri në Pulje në shumë raste kur kanë qenë katolikë për nga feja u asimiluan shpejt. I kanë shpëtuar asimilimit sepse u vendosën në 82 fshatra, nga të cilat 73 ishin në Italinë e Jugut (Në provincat e Kozencës, Katanxaros, Kampobasos, Faxhias, Beneventos, Potencës, Leçies, etj) dhe 9 fshatra në Siçeli,( provincat e Palermos,Katanias, dhe Agrixhentos. Dy janë faktorët që e ruajtën gjuhën dhe identitetin e tyre shqiptarë: Së pari vendosja së bashku në shumë fshatra, e së dyti ruajtja e ritit lindor i cili i mbajti të distancuar nga feja katolike. Më 1916 popullsia arbëreshe arrinte sipas studjuesit freng A.Bue, rreth 250000 mijë vetë. Më pas fillojnë të shfaqen diaspora shqiptare në Bullgari si fillim ajo përbëhet nga 30 familje shqiptare nga Jugu i Shqipërisë në shekullin XIV, të kryesuar nga princesha Maria e cila u martua me princin bullgar Mihailo Shishman. Fshati ku ata u vendosën ende mban emrin <<Arbanas>>. Por dundjen më të madhe të shqiptarëve drejt Bullgarisë e Rumanisë e shohim pas vdekjes së Skënderbeut. Sipas studjuesit bullgar D.Jaranov (1931) Në Bullgari dhe Thrakë diaspora shqiptare u shtri në 46 fshatra. Në Rumani përmenden shqiptarët qysh në shekullin XVI e më pas vojvoda Vasil Lupu me origjinë shqiptare dhe sidomos Gjergj Duka në shekullin XVII i ftoi shqipatrët nga Përmeti e Zagoria dhe u vendosën në zonën e Besarabisë. Dalmacia u bë strehë e sigurtë për shqiptarët para shekujve XIII-XIV me qendër Raguzën ose Dubrovnikun e sotëm. Por mërgimi më i madh ndodhi pas vdekjes së Skënderbeut dhe në dundjet e shekullit XVIII e vendosën në fshatrat e Zarës . Deri në vitin 1915 kishte 3200 frymë, nga të cilët 2500 konsideroheshin arbëreshë.Po ashtu edhe në Slloveni rreth 500 familje kelmendase u vendosën në 4 fshatra në krahinën e Simit në vitin 1739. Pas shtypi kryengritjen e kelmendasve sanxhakbeu i Shkodrës Hydaverdi Pasha dhe i vendosi 274 familje në pronat e veta në pllajën e Peshterit një vend jo shumë larg Novipazarit, në republikën e Serbisë, në vitin 1702. Diaspora shqiptare u shtri jashtë kufijve të Evropës. Ndër këto vende ishte Egjipti, sepse rasti e solli që shqiptarët si luftëtarë të mire u rreshtuan edhe në ushtrinë osmane. Fillimet nisin në shekullin XVII me grupe të vogla e më pas me sundimin e Mehmet Aliut me origjinë shqiptare i cili u shpall khedive i Egjiptit në shekullin XIX, por ai i pajisi me prona në Misir, ushtarët shqiptarë që shtypën kryengritjen e mamlukëve. Pas shekujve XVIII e XIX vendin e zuri emigrimi ekonomik individual dhe u shtri në të gjitha kontinentet, dhe siç po e shohim deri në ditët tona. Nuk na ndahet kjo sëmundje për t’u larguar nga toka mëmë , sepse nuk kemi gjetur një shpirt të përbashkët apo forc shpirtërore që të krijojmë një ide shtetformuese e jo gjithmonë ta kërkojmë fajin tek të huajt. Ka shembuj që popuj shumë të vegjël në numër kanë sunduar botën dhe kanë krijuar fuqi kolonizueze e shtetërore e i kanë prirë njerëzimit. Identiteti kombëtar është së pari çështje kulturore, e pa këtë kulturë që e bashkon kombin si nga ana shpirtërore dhe ajo ideore nuk mund të kesh fuqi mendore që t’i bësh ballë ordhive pushtuese. Të edukuar me kompleksin e inferioritet ndaj të huajve, për arsye gjeografike, apo kulturore këto shenja duhet t’ia lejmë të kaluarës
Baticat e zbaticat e historisë sonë duhet të lexohen mire në çdo kohë, në mënyrë që të kemi më të qartë vizionin për të ardhmen e kombit shqiptar.
Përgatiti Kastriot Kotoni
留言