top of page

Kastriot Kotoni: Gazetarë mbajeni kokën lart

  • Sep 19, 2024
  • 2 min read


 

Gazetarë mbajeni kokën lart dhe vazhdoni punën. Asnjë pushtet qoftë në pozitë dhe qoftë në opozitë nuk ka ndërmend t'ju përkëdhel. Po kolegët tuaj në botë sa beteja kanë fituar edhe me sakrifica, i ke në fronte lufte, në luftë me mafian dhe sa të tjerë ëndërrojnë të bhen përcjellës së fjalës së lirë dhe të së vërtetës. Misioni juaj fisnik do ta rendis Shqipërinë ose në majën e lirisë së shprehjes, ose në humnerën e diktaturës me viktima.

Luftoni përballë kujtdo i majt i djathtë me ngjyrë e pa ngjyrë. Mjeshtrat e fjalës shqipe e nisën jetën e tyre intelektuale nga fusha e betejës në gazeta e rilindjes kombëtare e u bënë një model frymëzimi për brezat e ardhshëm. Shtetbërja jonë nuk do kish ekzistuar pa fjalën e lirë të atdhetarëve shqiptarë. U vërtetua se pa ndërgjegjësimin e popullit nuk mund të kishte liri dhe pavarësi, pikërisht nga pena e atdhetarëve shqiptarë në çdo kohë. U emancipua shoqëria shqiptare në kohën kur ndaloheshin librat e Haki Stërmillit dhe Sterio Spases. U afirmua pena e Dhori Kotiti alias (Petro Marko) e reportazhet e mrekullueshme.

Branko Merxhani shpalosi me „Përpjekjen Shqiptare“ filozofinë e Neoshqiptarizmës. Fitimtarët e Luftës së Dytë Botërore e përçuan me penën e tyre të gjithë antifashizmin epokal të popullit shqiptar në luftën për çlirim kombëtarë. Diktatura komuniste vuri në rend të ditës propogandën e saj . Dhe në këtë kohë pena e gazetarit shfrytëzoi hapësirat tej limiteve të lirisë nën dhunë dhe i dha shoqërisë shpresë.

Fillimet demokratike filluan nga blegërimat intelektuale në tribunat e medias së "Zërit të popullit" e më pas në të famshmen të parën gazetë opozitare <<Rilindja Demokratike>> të pas viteve 1991 . Dehja nga liria u dha mundësi disa intelektualëve dhe njerëzve të guximshëm që të hidheshin në barrikadë për të  mbrojtur demokracinë dhe të drejtat e liritë e njeriut me botimin e shtypit të pavarur. E kush nuk i mban mend gjyqet kundër gazetarëve do të mohonte historinë e demokracisë në Shqipëri.

Epoka dixhitale hyri me shpejtësi marramendëse dhe brezat e rinj ka zënë vend me meritë në media kryesore në vend. Fatos Mahmutaj, pasoi Bardhok Lalën, Mimoza Dervishin, Ilirin gazetarin nga Kosova e shumë të tjerë  të cilët e vazhdojnë këtë profesion. Lavdia e këtyre njerëzve të thjeshtë që sa dalin nga shtëpia janë në syrin e opinionit publik, dhe janë avokatët më të mirë në mbrotje të interesave të tij. Integriteti i tyre moral dhe profesional nuk mund të njolloset nga kushdo qoftë dikush, e të tjerë politikanë.

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page