top of page

Kastriot Kotoni: Çfarë shohin në parlament fëmijët ata janë



Më kot bëni emisione televizive se çfarë fëmijësh po risim. Turp e faqe të zezë, kur sheh këta deputetë me shishe benzine dhe ca karagjozë që luajnë kukafshehti sikur janë në oborret e shkollave. E kemi treguar me qindra herë me zë e figurë, se çfarë nuk kanë bërë deputetët shqiptarë në auleolën e parlamentit. Ore deputet për çfarë ju ka votuar populli? Ore deputet që vete në çfarëdo shtëpie e klubi a salle duke i lypur votën elektoratit, pse nuk hap edhe një qendër stërvitore për 100 mënyra se si të sillemi në parlament. Merrni një katalog të luftës guerrilje, terroristësh me shembuj nga lufta e irlandezëve të veriut, indifandës palestinëze ose shikoni në internet ndonjë model nga Azia.

Fol more çfarë të duash edhe bëju një durim madh e krijo një figurë qytetarije e jo të ngelesh rob i provincializmit. Kush hap mediat në këto ditë të mosbindjes civile do bëjë pyetjen "do ta digjni vendin për kë?" Lidheni fatin tuaj jo me bosin e partisë mjaft me gomarllëqe të papërgjeshmish do vi dita që do iu vejnë në kokë plëncat me erën kuntërmbuese. Fëmijëve të Shqipërisë po iu jepni shembullin më të shëmtuar. Nuk bëjnë punë edhe 1000 emisione televizive ore edhe sikur të shpallësh me kushtetutë ditën kundër dhunës. Ju parlamentarët shqiptarë jeni përgjegjës për gjithçka që ka ndodhur në këtë vend qysh kur është krijuar parlamenti shqiptar.

Mallkimi i popullit shqiptarë ka për t'ju zënë! Luftoni me argumenta, se je në parlament e nuk jeni në arenën e gladiatorëve. Mandati juaj nuk vlenë asgjë përpara asaj dhune që i paraqisni publikut shqiptar. Ka me mijra familje në skamje të cilët presin me shpresë se deputeti që kanë votuar do t'u mbrojë interesat e tyre. Ka me qindra padrejtësi të cilat elektorati iu ka besuar me votë, që të votoni ligje sa më të drejta. Ka me dhjetra ligje që duhen ndryshuar për të ardhmen e pronarëve të vjetër. Ka studentë e pensionistë të cilët presin që të kenë kushte normale dhe rritje të pensioneve. Por këtu në parlamentin e kullave të bosëve të partisë dhe investitorëve strategjikë pse nuk e thoni troç."Sherrin e bëjmë se do mbrojmë paratë tona, pronat tona dhe interesat tona e nuk na plas fare për popullin". Mjerë populli kujt ia ka dhënë votën.

16 views0 comments

Commentaires


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page