top of page

KASIDRA PËR KRYETRIMIN


Mirko Gashi

( Kambanarët i shpjegonin Evropës fitoren e Skënderbeut )


Gjonit i shkrepi ylli i vet puthja frytin e gjet

kur qe e plotë hëna gjeti yllin nëna

e rritën e „shitën” e gjakun e popullit s’e pashitën

në oborrin e sulltanit ndjeu nervin e vullkanit

atje në Krujë ku piu ujë

gjeti shpatë për çdo shtrëngatë gjeti atë për ditë e natë

ai që sëmundjet na pat dergjur në kokën e tij bëjmë bé

ai të cilin e pritnim kahmoti Gjergj Skënderbe Kastrioti mos qofshim pa të

ai piu ujë në Krujë e vadat na bëri me ujë

nga krahu i majtë i fluturoi zogu i zjarrtë

zogu i dëshirës zogu i së mirës

hapi flatrën për qiellin e humbur pati mur të kinezëve për shtrëngata

qe urë për brigjet e lumit uri e netëve të gjata

piu ujë në Detin e Kuq piu ujë në Detin e Zi

dhe m’erdhi karshi karshi dhe m’erdhi sy më sy

e unë u bëra ai që jam në ty u çua një zog u çua i dyti zog ylli u printe

që të dy limanin e hapën në mua e unë u bëra i përhershmi krua

u bëra siç jam i njëjtë o me ta o s’jam

deshën të gjithë të të shkruajnë epitaf mosni ju thashë çdo njeri në zemër për të kemi kenotaf.

20 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page