Kasam Shaqirvela: NUK ZHBËHET GJUHA E LASHTË
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Apr 16
- 2 min read

I nderuari miku im i penës, studiuesi dhe qëmtuesi i çështjes kombëtare, e cila ka për bosht shqiptarizmin, vertebrën e vetme të gjallimit tonë, pa shkëputje, duke filluar që nga lashtësia me pellazgët pastaj me ilirët përmes antikës e mesjetës, arbërit mesjetë e rilindjes kombëtare deri te shqiptarët sot e mot...që i lidh një gjuhë, pashkëputshëm, ajo hyjnore qysh nga Hyji Thot, deri te Shqipja sot...!
As Vehbitë me vehabizmat, as greko-ortodoksizmat, as serbo-sllavizmat, as turko-arabizmat, bashkë me Kuajt e Trojës, nuk do ta zhbëjnë gjuhën e lashtë shqipe dhe identitetin e shqiptarit; arbër-ilir-pellazg,.. këtë e tregon me fakte e art-fakte arkeologjia që na e ruan në gjirin e vet mëma Tokë Gea(Dhea-Dea) jonë hyjnore, ku Ati Diell lind e perëndon Trojeve Arbërore, dhe kësaj udhe kanë shkelur e shkelin qëndryeshëm çeta profetësh si: historianë e gjeografë, gjuhëtarë e filozofë, iluministë e shkrimtarë, studiues albanologë më në zë gjithandej globit, më shumë të huaj por edhe shqiptarë..,me mija vjet epokë me të vërtetën shqiptare nën sjetull, dhe epin botëror që sot mësohet lindje-perëndim e veri-jug , epi si: Ilijada, Odiseja....ku Homeri i këndoi në gjuhë t'nanës, në atë pellazgjishte-ilirishte tonën, e që "akademikët", zyrtarë e mësojnë e dinë por e tjetërsojnë sipas urdhrit të padronëve të tyre dashakeqas e dëmtues shekullorë të Kauzës Shqiptare...!
Kush flet keq dhe me mospërfillje për figurat e "Rilindjes Kombëtare Shqiptare", iluminizmit më të ndritur shqiptar..., ai, ajo, ata, ato ... tregojnë haptas se janë në shërbim vazal, të shitur te armiqtë e kombit shqiptar dhe ata/ato e kanë vënë në ballë vulën e tradhëtisë kombëtare,...
E mbajtshin me shëndet!
*Një fjalë e popullit thotë:
" Nuk zehet Dielli me shoshë"
Comentários