top of page

Karakteristikat e konceptit "Mëmëdheu"


Karakteristikat e konceptit "Mëmëdheu" dhe imazhi i një njeriu si mbrojtës i atdheut


Prof Dr Fatmir Terziu



Botimet e sotme poetike, botimet letrare në gjini të tjera, shkrimet dhe tregimet, romanet dhe dramat, të ndodhura përballë prirjeve kundërbalancuese të zhvillimit sociokulturor (globalizimi dhe nacionalizimi) duhet t'i organizojë natyrshëm dhe domosdoshëm lexuesit e tyre për krijimin e njohurive për vendlindjen e tyre dhe përgjegjësinë për ruajtjen e dashurisë për dheun amë. Ideal Serjani një nga shkrimtarët e Jugut të Shqipërisë, në dy librat e tij, atë me lirika „Vij nga brigjet e dafinës“ (Milosao: 2014) dhe atë me publicistikë „Në kataraktet e turbullta të tranzicionit“ (Milosao: 2010) shpalos përfaqësimin semantik dhe stilistik të konceptit "Mëmëdheu" në tërësinë e tematikës, mënyra se si sot lexuesit e ndjen ë dhe se si aktualitetet e tranzicionit paraqesin imazhin e një njeriu si mbrojtës e dashurues i atdheut. Serjani duke shkruar lirshëm dhe ngeshëm synon vetvetiu dhe mendjesinë e tij të madhe të identifikojë dhe analizojë kuptimin dhe përmbajtjen e konceptit “Mëmëdheu” në këta krijime lirike të ardhura prej shpirtit të tij, dhe më tej në heshtjen e tij të ndjeshme e ndonjëherë të dhimbshme kërkon të identifikojë dhe t'i japë interpretim imazhit të një njeriu si mbrojtës i atdheut, siç paraqitet në thelbin poetik, lirik, apo dhe në publicistikën që ai e sjell për lexuesin.

Në aspektin metodologjik, dy librat e tij muund të shihen në një diskurs të gjerë, që shkon në: filozofi gjuhësore, gjuhësi kulturore, gjuhësi konjitive, linguodidaktikë, semiologji pedagogjike e në rrënjët e thella të traditës, kompozimit mëmor, tradicional të brigjeve nga vjen ai. Rezultatet kryesore që shtrojnë diskursin dhe që prezantojnë në këtë lexim të dy librave të tij, rishtazi ndihmuan në përsosjen dhe mirëkutimin e ideve moderne shkencore-pedagogjike të literaturës së sotme në hapësirën e një mendimi të lirë, të dalë nga shpirti individual që shërben në heshtjen e tij e modestinë e tij për një masë të madhe dhe për një risi atdhedashurie.

Në të dy librat e këtij autori lexuesi me një lexim të dyfishtë kupton se ka materiale analitike që përmbajnë përshkrimin dhe karakteristikat e konceptit "Mëmëdheu" dhe imazhin e një njeriu si mbrojtës i atdheut. Kështu teksti dhe lirikat e këtij autori përbëjnë një material që shërben dhe tregon mirëfilli se është një tutorial për banorin e brigjeve që shkruan autori, që është për vendasin dhe mikun, për lexuesin dhe dashamirësin e një rrëfimi, për nxënësin dhe mësuesin e mbetur në thonjtë e mëdyshjes globalee të trysnisë së tranzicionit, duke u mundësuar atyre të ndërtojnë ndërveprim të rregullt didaktik, që do t'i ndihmojë nxënësit të bëjnë një mirëqasje lirike dhe të përfshihen në kontekstet kulturore dhe ekonomike, si preambula për dashurinë mëdhetare dhe për një shtysë emergjence të dashurisë dhe shpresës për të ardhmen. Mjetet figurative, faktet dhe frymëzimet e gjetura si të përdorura në këta dy libra, ofrojnë një mundësi për të shqyrtuar dhe vlerësuar më tej konceptin "Mëmëdheu" dhe imazhin e një njeriu si mbrojtës i atdheut.

Nuk ka si të ndodhte ndryshe, kur lexon se Ideal Serjani vjen nga një fshat mjaft patriotik, sikurse është Sasaj, që shtrihet në një krahinë të Bregdetit të Poshtëm të rrethit të Sarandës. I frymëzuar nga bukuritë e vendlindjes së tij dhe Piqerasit, ku kreu mësimet e para, ai gërshetoi këto vyrtyte dashuri që iu ngjizën më tej teksa kreu shkollën e mesme „Jani Minga“ të Vlorës patriotike, ndërsa më tej ILP Shkodër (Filiali Gjirokastër) i dha brumin e duhur. Kjo rrjedhë e bëri atë që të merrej me publicistikë që në në vitin 1971 e të shkonte më tej në lirika ndërsa punoi si mësues në Ksamil.


„Mëmëdheu“ i publicistikës, lirikave dhe poezive lirike të autorit vjen i ushqyer në këto risi dhe shtjellohet në këngët popullore të cilat ai i sjell me shkas: „Çamër e lebër fërtunë/halldupit i vunë drunë/ca me brucë e ca me gurë“ (Publicistikë: fq. 163), apo dhe në lrika „nga bregu i Madhërishëm i Detit/vij/nga viset erëmira të dafinave!/vrapoj!/sa më shpejt të arrij/nga viset e violinave, bilbilave!“ (Lirika: fq 7). kjo me tërë atë gamë të madhe litrikash dhe tematikash që Serjani shtron në dy librat e tij, natyrshëm e bën autrin të jetë një protagonist i një risie që kapërcen forcën integrale të lexuesit në procesin mëmëdhe-dashuri. Kështu edhe vetë teksti dhe shkrimi i tij, karakteri i lirikës së tij është pak a shumë një pjesë integrale e procesit të kësaj tematike. Ai rregullon ndërveprimin midis një realiteti dhe një faktori didaktik, përcakton atë itinerar diskursiv duke përdorur të cilin një lexues nën drejtimin e një arsyetimi, mesazhi të shkëputur nga jeta, bëhet bartës i njohurive të një tematike të caktuar. Për sa i përket përmbajtjes, libri dhe shkrimi i Serjanit është një ndërthurje e fakteve të vërtetuara për atë pjesë të realitetit, nga të cilat lexuesi duhet të marrë një nocion relevant, argumentues, të bazuar në materiale faktike. Kështu duhet të jetë një tekst autorial, duke i dhënë lexuesit një mundësi për të realizuar funksionin kryesor edukativ, duke ofruar ndihmë për një lexues të gjithëllojshëm në mësimin e botës tipologjike shqiptare të zonës për të cilën rrëfen dhe shkruan autori, Serjani, dhe rrënjosjen në të të dashurisë së vënë në dualizëm.

Në këtë shkrim u mundova për të paraqitur një këndvështrim timin, por në librat e autorit Engjëll Serjani ka mjaft të tjera, që mund të zgjerojnë thelbin mesazhier në një përshkrim të shkurtër të atyre procedurave kërkimore njohëse-gjuhësore dhe gjuhësore-kulturore, të cilat kishin për qëllim identifikimin e kuptimit semantik të konceptit "mëmëdheu" dhe përmbajtjes ideologjike të imazhit gjuhësor të mbrojtësit të Atdheu i paraqitur në dy librat e lartcituar. Shkrimi im përfshin vetëm një pjesë të vogël të atyre të dhënave faktike, të cilat janë marrë gjatë hulumtimit, por që mund të shërbejnë si një shtysë e tutjetejshme për mjaft studiues të tjerë.

73 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page