KARAKTERI ATDHETAR I LUFTËRAVE TË SKËNDERBEUT, THEMELUES I SHTETIT TË PARË KOMBËTAR SHQIPTAR


Ali Hoxha*

Skënderbeu nuk ka qenë as “Atlet i Krishtit” dhe nuk ka luftuar as për Krishtërimin, ashtu siç nuk ka luftuar as kundër Islamit. Skënderbeu ka qenë “atlet” vetëm i atdheut të vetë, sepse ai ka luftuar për të mbrojtur atdheun dhe shtetin e vet nga të gjithë armiqtë pushtues ngado që i vinin ata: si nga ata që i vinin nga Lindja islame, siç ishte ushtria e Perandorisë Osmane, ashtu edhe nga ata që i vinin nga Perëndimi i krishterë, siç ishte ushtria pushtuese veneciane.

Për Skënderbeun nuk mund të flitet e të shkruhet ndryshe, pëveçse kur është rasti për të bërë homazh për të, si në rastin tonë konkret në 550 vjetorin e ndarjes së tij nga kjo jetë, si dhe kur përmendja e emrit dhe e veprës së tij përdoret si shembull dhe model për t’u ndjekur nga brezat e sotëm dhe të ardhshëm, për f