top of page

Kapitalist komunist



Kapitalist komunist

Astrit Lulushi


Friedrick Engels ishte pronar fabrike, kapitalist. Thuhet se ai i trajtonte mirë punëtorët e tij. Por vetë gëzonte një standart jetese mjaft të lartë, ndërsa sponsorizonte Marksin. Disa mund të thonë, nëse dikush është kapitalist komunist, duhet t’i përdorë fitimet e tij për të promovuar komunizmin. Këtë gjë Engelsi e bëri.

Komunizmi dhe socializmi duan që njerëzit të jenë të nënshtruar ndaj kolektivit. Në socializëm barazia vjen vetëm kur individi heq dorë nga dëshirat dhe është i gatshëm të pranojë që “secili të japë sipas aftësë dhe të marë sipas nevojës”. Ne nuk duam që të gjithë të jenë njësoj të varfër, por kjo ka qenë rezultat i recetës së Marksit dhe Engelsit; për t'i dhënë gjithçka shtetit, në mënyrë që të mund të kalojmë te “engjëjt” komunistë; tranzicion që përdor detyrimin e shtetit për të na bërë engjëj socialistë.

Në Shqipëri, 45 vjet komunizëm, dhe sistemi u shpërbë duke krijuar nga PPSh-ja parti të tjera; industritë kryesore iu dhanë ish- komunistëve, duke krijuar një mik jo-konkurrues jo-kapitalizëm që e ka mbajtur vendin prapa. Tranzicioni ishte një farsë, lejoi të shprehej lakmia dhe të ndihmoheshin miqtë e pushtetit në kurriz të të gjithë të tjerëve.

Të tregosh anën e errët të komunizmit që pamë në shekullin e 20-të me miliona të vdekur në botë, është të shohësh vazhdën e përpjekjes për kalimin në socializëm e nacional-socializëm.

Një kapitalist komunist është i lirë ta bëjë biznesin e tij komunist. Ai mund t'i ndajë fitimet dhe pronësinë në mënyrë të barabartë midis të gjithë punonjësve të tij. Këtë Engelsi nuk e bëri.

Ideja e komunizmit rezulton të jetë qesharake, pasi në kapitalizëm duhet të ofrosh punët më të mira të mundshme dhe produktet më të mira të mundshme për të qëndruar në biznes dhe për të rritur standardet e jetesës së të gjithëve në mënyrën më të shpejtë të mundshme.

Nëse ende nuk e kuptoni, mos ngurroni të pyesni nëse telefoni është përmirësuar gjatë 100 viteve të fundit. A është kjo sepse e kërkoi komunizmi? Jo. Në Shqipëri, njerëzit nuk kishin telefon, as automobilë apo kompjutera a makina shkrimi.

Engelsi ishte hipokrit.

Ai zotëronte një fabrikë. Por përdorte kapitalin dhe jo rrogën ditore për të depozituar para në llogarinë e tij personale bankare.

Ai nuk e rindau pronësinë e fabrikës me punëtorët e tij dhe nuk ua shpërndau fitimet punëtorëve të tij.

Edhe pasi punoi me Marksin në vitet 1840, ai u kthye përsëri në biznesin e babait në vitin 1848; bëri vërtet emër kur interpretoi DAS Kapital në mënyrë që më shumë njerëz ta kuptonin - 1860. Gjatë asaj kohe ai ende zotëronte fabrikën e familjes dhe nuk arriti të zbatonte asgjë që i ngjante socializmit me punëtorët e tij.

Kjo është arsyeja pse burokratët dhe udhëheqja e komunistëve sot socialistë jetojnë si kapitalistët e pasur dhe punëtorët, ministrja i quan të pasur sepse jetojnë me 130 euro në muaj.

Ferma e Kafshëve vjen ndërmend.

Historia ka treguar se socializmi çon në qeveri autoritare që pasuron klasën sunduese duke varfëruar popullsinë e përgjithshme. Shikoni Kubën, Fidel Kastro vdiq me rreth 900 milionë dollarë pasuri, ndërsa vendi në thelb ishte i uritur.

28 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page