KAPEDANI DETIT MURAT VERO ÇEPAJ


Murat Vero Çepaj 1949 -1995

“Detin shumë e donte..dhe deti po e mban në gjirin e tij prej vitit 1995 .”


.Aksidenti në detin egër i ndërpreu jetën në moshën 45 vjeçare ..E kisha njohur që në fëmini. Pothuaj ishim rritur bashkë. Ishte shokë e mik nga më të mirët. U largua nga jeta në mënyrë tragjike duke humbur në thellësi të detit.U mbushën 25 vite që nuk dihet ku ndodhet trupi tij.

Murat Çepaj ka lindur në Drashovicë Vlorë .Fëmininë e kaloi në Vlorë në lagjen “Muradie” U ndesh që fëmijë me varfërinë, me sistemin e triskëtimit që raciononte kafshatën e gojës Ishte fëmijë i qetë, i urtë, dhe i dashur me shoqërinë e lagjes. Të gjithë e donin dhe e respektonin. Ishte shumë i talentuar për interpretime, për imitime komike. Zërin e kishte melodioz si të zogjve të qiellit Fishkëllinte meloditë e këngeve të muzikës së lehtë.Këngët labe me emocione e gjithë gëzim i këndonte. Fytyra e tij e qeshur, me flokët kaçurela ndriçohej e shkëlqente nga zemra e tij kristalore. Zemra e tij ishte bujare, shumë humanitare. gjithmonë buzëqeshje dhuronte.

Murat Çepaj kishte shpirtin e sakrificës, të inisiativës, të guximit, të këmbënguljes dhe vendosmërinë për të realizuar ato që të premtonte. Me humanizmin e tij tregonte botën e pasur shpirtërore që zemëra e tij fisnike prodhonte. Ai rrezatonte gjithëmonë dhëmbshuri për gjithë njerëzit që e respektonin..Shpirti i Muratit ishte altruist, humanitarë.Ai mësonte në shkollë në kushte shumë të vështira.Ishte djalë i zgjuar, kishte intuitën e të kuptuarit të koncepteve kryesore ..Mbaroi me suksese shkollën unike. Gjendja e varfër ekonomike e detyroi ti vinte në ndihmë familjes duke filluar punë në moshën 14 vjeçare. Në ndërmarrjen e peshkimit u angazhua me përkushtim duke punuar natën me anijet e peshkimit. Ishte i shkathët në kryerjen e veprimeve në grupin e punës gjatë natës mes vështirësive në detin e hapur me të papriturat në fenomenet detare.U dallua për disiplinë të ndërgjegjëshme në shërbimin cilësor të peshkimit duke rritur rendimentin e punës kolektive të anijes së peshkimit.

Qatip Mara & Murat Çepaj

Nisi dhe mbaroi me sukses shkollën e peshkimit në Durrës.U kualifikua me nivel të lartë shkencor për ujërat detare dhe biologjinë e rritjes së peshkut. Ai lexonte shumë libra artistike, të cilat i diskutonte me rrethin e tij shoqëror, duke treguar aftësi analizuese dhe interpretuese te vlerave artistike të personazheve kryesore. Ishte shumë i qartë në komunikim, oratoria e tij ishte mahnitëse. Edhe pse nuk kishte kryer arsimin e lartë ai kishte fituar në mënyrë autodidakte kulturë intelektuale dhe bisedonte e diskutonte probleme të ndryshme me afëtsi shkencore, si në fushën e letërsisë, në fushën e historisë apo të biologjisë. Ishte i barabartë me një inxhinjer peshkimi. Ndërmarrja e peshkimit duke parë aftësitë organizuese dhe drejtuese të Muratit e emëroi Kapedan të anijes “De Rada

Murat Çepaj u shqua në punën e tij drejtues jo vetëm në mirëmbajtjen e anijes por edhe në rendimentin e punës duke realizuar e tejkaluar detyrat e planit të caktuar nga ndërmarrja e peshkimit Vlorë. Anija që drejtonte Murati shkëlqente nga boja dhe estetika e mirëmbajtjes, riparimet e kujdeshme që ai kryente me mjeshtërinë e tij kursenin të ardhura financiare për ndërmarjen. Kur shkonte anija e tij në kantierin e riparimit në Durrës qëndronte shumë pak kohë, sepse duart e shkathta të kapedanit të pa lodhur Murat Çepaj e kishin mirëmbajtur anijen çdo ditë me shërbim të kujdesshëm. Pasioni tij për drejtimin e anijes ishte shumë i spikatur. Ishte vlerësuar nga drejtoria e ndërmarrjes, e cila e caktoi Muratin në komisjonin e strehimit .Ai ishte korespodent i shtypit . Shkrimet e Muratit në gazeta pasqyronin me realizëm përvojën pozitive të kolektivit të ndërmarrjes së peshkimit,duke evidentuar vlera në organizimin dhe menaxhimin e punës në detë me vështërsitë e motit

Murat Çepaj kishte lidhje të gjerë shoqërore në të gjithë zonat e Shqipërisë. Ai kishte miqësi me shumë intelektualë në Tiranë, Shkodër, Durrës, Sarandë, Gjirokastër, Berat – Fier- Lushnjë. Të gjithë e mirëprisnin dhe prej tij mësonin për detin .Që në fillimet e lëvizjes demokratike përkrahu me entusiazëm proçeset demokratike duke marrë pjesë aktive .Nuk preferoi rrugën e emigirimit me eksodet masive ,por vazhdoi punën në peshkim .Në bazë të kontratave të ndërmarrjes shkonte në portet italiane për të dorëzuar prodhimin e peshkut dhe sapo kthehej në Vlorë shpesh thoshte “ Nuk ka qytet si Vlora jonë”. E dashuronte Vlorën por edhe detin. Pas procesit të privatizimit të ndërmarrjes u koperua në kompani private duke mos u larguar nga peshkimi .Vazhdoi duke punuar natën mes vështirësive të detit.

Në mbrëmjen e 14 prillit 1995 u nis drejt detit,por nuk u kthye më.Ajo natë e mallkuar tragjedi shkaktoi . Deti me dallgët e tij e sulmoi .Fati këtë herë e tradhëtoi.Në errësirën e natës , në thellësi të detit zemra e tij ndaloi. Me dallgët e tërbuara nuk mundi të bisedoi . Fytyra e tij e trishtuar mëshirë u kërkoi. Bregdetit shqiptar sinjal i lëshoi Në mes dallgëve të egëra ndihmë u kërkoi.Egërsia e dallgëve të detit ndërlidhjen pengoi. Ndoshta askush sinjalin e kapedanit Murat Çepaj nuk e dëgjoi. Zoti lartë në qiell ndihëm i kërkoi . Salvaxhentja e Muratit nuk e shpëtoi. Trupi Muratit nuk dihet ku qëndroi. Zemra e Muratit dhe fytyra e tij e bukur këtë humbje nuk e meritoi. 35 vite në peshkim punoi me krenari e guxim detin sfidoi.Me pasion detin e studionte, si një biolog i talentuar shumë gjëra tregonte. Murati u rrit me aromën e detit, trupi tij kur notonte mbi ujë fluturonte. Detin shumë e donte dhe deti e mori në gjirin e tij,

Në shtëpi e prisnin me padurim bashkëshortja ,djemtë dhe nëna e tij e dashur ,që në mendje nuk u shkonte se Murati me dallgët e detit egërsirë luftonte, që të triumfonte dhe nga vdekja të shpëtonte, sepse familjen e tij shumë e donte, pa u takuar çdo ditë Murati nuk duronte. Kaluan ditë e kaluan netë me zemëra të ngrira nga dera ato shikonin. Hamendjet e tyre qakullonin dhe me iluzionet e shpresës vazhdonin të besonin se Muratin përsëri do ta takonin Me dhimbje shikonin detin. Shumë emocione drithëruese u sillte era e detit. Pyesnin të mallëngjyera valët e detit të tregonin vendëndodhjen e kapedanit Murat Çepaj. Valët e detit luanin me njëra-tjetrën,e me heshtjen e tyre të hidhur asgjë nuk tregojnin.

Të gjithë të afërmit e tij ishin me sy nga bregdeti Vlorës ,me ankthin tërë hidhërim, prisnin me gjak të ngrirë të kthehej i dashuri Murat Çepaj.. Pikëllimi dhimbjes së mungesës së Muratit të gjithë të afërmit i gozhdoi . Nëna tij me brenga sa shumë lotë nxori. Kur fatin tragjik të djalit mësoi nuk e besoi. Asnjëherë nuk e besonte se në thellësinë e detit trupi i Muratit qëndronte. Me shikimin trishtuar në dritare e priste çdo orë djalin e dashur ti vinte. Zemra e munduar digjej nga malli , në sokak i dukej se do i vinte djali. Dallgët e detit i dilnin në gjumë, zgjohej e përlotur me hidhrim si lumë .Me ëndërra trishtuar në çdo qelizë dëshpëruar mbeti detit duke kërkuar. Me fytyrë të pikëlluar rrinte natën zgjuar. Me buzë drithëruar e zemër trishtuar fliste me detin e mallkuar Kaluan ditë e kaluan netë nga meraku djalit ajo u tretë Një fjalë që dëgjonte, se djali jetonte, fytyrën shpresa ja ndriçonte. Në dritaren përballë xhamisë, me sy të lotuar ishte e përqëndruar natë e ditë duke shikuar.

Vrojtonte me ankth e shpresonte Muratin ta takonte. Kur dikush afrohej afër avllisë e kalonte, i dukej sikur zërin e djalit dëgjonte Tek parmaku dritares në pozicion qëndronte.Muzgu mbrëmjes shikimin ja pengonte, aty tek parmaku dritares ajo dremiste dhe Muratin ëndërronte. Pak kohë më vonë zemëra e saj e hidhëruar, mungesën e djalit të dashur nuk e kish përballuar. Me shikim nga dritarja rrugës duke kërkuar, zemra e saj kishte ndaluar. Djemtë, vajzat, nipërit dhe mbesat e saja duke e lotuar e përcollën enë banesën e përjetshme , nënën shumë të dashur, gjyshen gojë mjaltë, vjerrën shëmbëllore.. Pranë varrit të saj një varr tjetër është sajuar për të kujtuar Muratin e paharruar

Sa shumë Murati me pasion detin e dashuronte, ndoshta edhe deti shumë e dëshironte. Kur mësova lajmin tragjik të humbjes në detë,isha emigrantë në Athinë. Më erdhi lajmi hidhur si vetëtimë.Murati i pa harruar më la me hidhërim. Ai ishte shoku dhe miku im. Vlora pa të nuk më shijonte. Ujët e detit për t’u larë më hidhronte. Peshkun për ta ngrënë shumë më trishtonte.Edhe detin për ta parë zemra nuk ma donte. Kaluan shumë vjetë që nuk e shohim Murat Çepaj, nuk dëgjojmë zërin e tij të ëmbël. Na mungon shumë Murat Çepaj. Na mungon shumë fytyra e tij gazmore..

Na mungon Murat Çepaj që nuk zvëndësohet. Edhe në endërra kur e shohim , nuk mundemi ç’mallohemi.Kujtoj me mall fëmininë dhe loti për Muratin më djeg në sy. Kujtoj rininë dhe malli për Muratin më djeg në gji. Kur eci bulervardit të Vlorës edhe këmbët më dridhen , ndjejë mungesën e hapave të tij.Ishim bashkë shokë gjithmonë të pandarë Kaluan shumë vjetë që deti e mban në gjirin e tij Zoti e bekoftë kudo që të jetë. Shpirti Muratit është pranë familjes së tij të dashur, pranë djemëve e bashkshortes tij që me kurajo burri e me shumë ndershmëri drejton familjen e shenjtë të Murat Çepajt. Shpirti Murat Çepaj është pranë vëllezërve, motrave ,nipërve e mbesave , të cilët janë ndarë vetëm fizikisht me njeriun e tyre më të dashur ,por shiprtërisht do të jenë gjithmonë bashkë edhe pas vdekjes

Qatip Mara

Nju Jork 18 .10. 2020

49 views

Shkrimet e fundit