KAM NJË NËNKRESË...(jastëk...)
Kam një nënkresë magjike, që nga pas më ka ndjekur, sa tri jetë... Herë i mbushur me pupla, në rritje fëmijërie, herë e mëndafshta - ëndrrash vajzërie..., më rrëshqiste pa u ndjerë... ... Kam një nënkresë magjike, që nga pas më ka ndjekur sa tri jetë ... Shumë netë vitesh, në pjesëz shkëmbi, m’u kthye, kur marshimeve zgjoja mëngjeset... ... Kam një nënkresë të padukshme... që nuk i jam fjetur asnjëherë... Pikoj mbi ‘të veç mall e dhimbje..., ...dhe pse zgjuar pranë vetes, për gjumë më ndjell... ... Kam një nënkresë, pa emër në Google... Po si ta blej një të tillë në “AMAZON”...? Ç’EMËR T’I VE? ÇFARË PESHE DUHET TË JEM NË FLUTURIM SËBASHKU ME ‘TË...? ... KAM NJË NËNKRESË QË MË RRI MBI FYTYRË, SA HERË FSHEH VETEN NGA LOTËT E MI...- TË MOS M’I SHIHNI JU!
IIiriana s. - Brooklyn, NY, 24 prill, 2021.
Comments