
Kam harruar të të them ...
(Gëzuar Ditëlindjen! Gëzuar i Madhi Yiannis Ritsos!)
Prof Dr Fatmir Terziu
Yiannis Ritsos (1 maj 1909 - 11 nëntor 1990), poet grek dhe aktivist politik, i lindur në Monemvasia.
Kam harruar të të them ... E di se kjo nuk më këndell ndonjë “risk faljeje”, se e di se sa gjëra kanë qenë rrëmujë kohët e fundit. Ndërsa kaloja pranë bustit tënd në Athinë, pikërisht në këtë datë i përcjellë nga mikpritja e kolegëve dhe miqve në Dhéun tënd (dhe ata ishin me dhjetra), e me dashurinë e Arqilesë dhe Nokes, një shënim i vogël mes tërë atyre statujave të gurta, më mbeti pikëllim. Kishte një arsye të ftohtë. E ftohta ishte zjarr mbi gurë në fakt, dhe unë e ndjeva këtë dilemë, ndaj nuk pranova të merresha me të(!) Por ka gjëra që duhet të ti kisha thënë në vend që të kredhja çapitjet dhe të behja pa të përshëndetur ty. Të paktën pa të parë sy më sy. Pa të dhënë një tufë me lule… ndoshta me një mbishkrim dhe atë shënim poezie.

Ishte 1 Maj dhe ditëlindja jote përkonte me këtë datë, që më sillte në shpirt një përshpirtje të qetë, i madhërishmi Poet. E në shënimin tim ishe shkruar Janis Ricos. Në bust emri yt në greqisht: Γιάννης Ρίτσος. E në gjuhën që mbante shënimin për studentët Yiannis Ritsos. E meritoje këtë trinom gjuhësish dhe e ftoje vetveten jo thjesht si poeti grek që lindi në Monemvasia më 1 maj 1909 dhe u nda nga jeta më 11 nëntor 1990 në Athinë, por si një figurë përtej atj busti të vogël, që flet në të gjitha gjuhët e Botës me madhështinë e forcës. E këtë do të ma përforconte dhe kolegu im, Rektori i Universitetin Amerikan në Athinë…, ndërsa rruga mes një zjarrmërie e vape të majisur avujsh mes gurësh shkonte deri në shtretimë. Ishte situatë jo e mirë atë vit për Greqinë…
Dhe mendja më shkoi tek leximi yt. Një nga poezitë e tua është e titulluar “Shkretim”. Kjo poezi ndoshta ka një arsye më shumë të sillej në atë kohë, dhe ende të sillet në këtë kohë karantine, jo thjesht si e kohës që e përcjell ditëlindjen e poetit të mirrënjohur, por dhe si arsye e kësaj kohe që mbeti dhe e la njeriun në dritare, pikërisht ashtu sikurse ndodh që trishtimi të varet në ajër: “Trishtimi u var në ajër. Degë të zhveshura/përtej shufrave të dritares, dhe ju i vetmuar në dritare./Nata kaloi para derës. U largua/si një grua e dashur - një grua/e mbajtur rreth belit nga dikush tjetër./Dhe Hëna, si një llambë e fikur, e qetë,/në kthesën e rrugës, sipër farmacisë.” Ky nuk ishte thjesht “shkretim”, ishte një kodim. Një kodim që kërkon edne sot një dekodim. Dhe ndaj…
Ndaj, kam harruar t’ju them se si kam qenë kaq i ngazëllyer për të mësuar kodimin, sepse më pëlqen të mendoj, se më afron pak më pranë jush, mbase edhe më lejon të kuptoj pak më shumë nga koha për kohërat, nga dhimbja për dhimbjet, nga fatet për faktet. Kam harruar t’ju them se edhe pse kam vështirësi të jem pranë jush, me të vërtetë më ngushëllon, dhe megjithëse është përtej mërzitjes do t’ju shikoj që të ndjeheni më mirë në mesazhin që i përcillni vlerës, jetës, shkollës poetike në Ballkan e më gjerë, vetë asaj që merr e jep vlerë në këtë jetë. Kam harruar të të tregoj se si më pëlqen të mbyll sytë me ty, dhe të dëgjoj duke u ngazëllyer dhe i përfshirë në historinë e mesazhin e rrëfimit tënd të bardhë, dhe sikur të harroj të gjitha problemet e karantinës për ca kohë, diçka që duket se kam harruar ta bëj, nuk harroj të përkujdesem për poezinë tënde, leximin me ty, mesazhin prej teje, fjalën tënde filozofike, dashurinë që i dhe dhe i jep ende kësaj dite.

Kam harruar të të them, se si kam frikë, që të kem frikë të të mendoj se në librat e mi të para nëntëdhjetës Ti nuk ekzistoje dhe kur erdhi të të kisha në letër ti ike, ike me siguri duke mbajtur ende dhimbje e dashuri në shpirt e zemër, ike dhe natyrisht le këto vepra, jo thjesht për t’u përmendur, por edhe për tu takuar patjetër.
Fundja jemi në karantinë. Si Ti, i Madhi poet atje, mbi gurin e mermerin që flet, si Unë këtu në pasnajën e dritares së qeltë, që herë ul e herë zbret retë në këtë Londër të trazuar e të qetë.
Por ama kam harruar të të them që ti ndriçon ditën time, dhe megjithëse jam në një humor me humor karantine, edhe pse të jesh rreth poezisë tënde është sikurse të jesh atje pranë teje, ndihmon të kuptosh këtë jetë enigme.
Unë e di që nuk veproj si shpirti yt, por ja që kështu ndodh, kështu që unë duhet të marr ca bruzla nga retë dhe thjesht të fluturoj e t’ju pyes në këtë datë si një i madhuar nga larg dhe ta heq atë barrë shënimesh nga rruga e gjatë..., atë natë që mbajti librat e tua në shpinë …, atë natë 1 Maji në Athinë.
Ah se desh harrova prapë, dhe këtë rallë nga larg… po të sjell buqetë si në një varg urimet, Gëzuar Ditëlindjen! E di, nuk e kam harruar sot është 1 Maj!
@copyright
Grigor JovaniPoeti më i madh i botës, sipas Aragonit. Nëqoftëse nuk është më i madhi, patjetër është ndër të mëdhenjtë. Dhe ne njohim vetëm pjesën që duket nga ajsbergu. Nuk njohim Ricosin lirik, i cili për mua është më i madh se ideollogjiku, ngaqë kapërcen vetveten. Faleminderit, mik i vyer! I përjetshëm Poeti i Madh!
Luan Xhuli: Per ne, permendore. Per kohen simbol. Urime dhe suksese ne jete dhe frymezim !
Lavdie Mato: Shkrim tejet i bukur vleresues !
Nje Proze Poetike e bukur qe Janis Ricos e meriton .
Faleminderit Fatmir per kete shkrim qe me erdhi te filloj diten e muajin !
GEZUAR!