top of page

KAM FTOHTË

  • Jan 24, 2021
  • 1 min read

Skënder Rusi

Kam ftohtë! Mbi supe kam hedhur Një copë muzgu të grisur! Brenga ime Kush të paska thënë, Që unë edhe dimri Në një ditë kemi lindur!?

Kam ftohtë, Ndoshta jam unë Kjo dëborë që bie! Brenga ime, Kush të paska thënë, Që s’mund të ketë dimra Dashurie!

Kam ftohtë! Ti ndoshta,të më ngrohësh, E ke të pamundur! Brenga ime, Kot të paskan thënë, Që dimrat e trishtuar S’mund të jenë të bukur!

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page