top of page

Kaltrinë


Vaso Papaj

Kaltrinë

Kaltrinë, Të kalon bukuria pyllit të syve të zi pa frikë. Zbret ijeve dhe më ngjan një ëndërr. Je më e çuditshme se çdo tjetër çikë, Një këngë sirenash, një rast, Ndoshta i fundit, Që të shikoj vëngër.

E kam vdekjen dhe jetën nëpër duar, Me truket e mia prej të moshuari denjësisht: Nëse do t’isha njëzet vjeç, do t’isha përvëluar, Do t’isha hija jote, marrëzisht.

E po të kisha të dyzetat, Si diell do të t’puthja mbi kurriz, Po ja që i kam mbyllur gjashtëdhjetë. Ndaj mos kij frikë, kurrë s’do të t’bezdis: Do të rri të shoh si kaltëron Tërë kripë, me shkumë, mbi det.

Kaltrinë, Të dredhon bukuria atij pylli dhe aty fshihet. Kërkon të shtrembërojë këngën time, Të djeshme, të sotme, për jetë. E gjithë bukuria dhe gëzimi yt qenien ma bën të dridhet, Kur valët i le pas, gërsheta kur hidhet përpjetë.

Forma e trupit tënd dhe diellin ma vjedh. Është drita mahnitëse e perëndimit. Në qendër të kohës dhe të përjetësisë më hedh. Zbuloj aty magjinë tënde të rrezatimit.

Kaltrinë, S’kam frikë se do të vdes, As dëshirë për një fillim tjetër. Kam frikë vetëm, Se të tjerët e mendojnë dashurinë si një ves Dhe poetët i mallkojnë si lugetër.

S’do të t’shoh më, Kaltrinë, Por edhe s’do të t’humb. Bukuria që më ikën, Në këmbim ndonjë shenjë do t’ma lerë. Dhe shenja do të jetë e rëndë si plumb,… Po me vargje do t’ia hedh edhe këtë herë.

15 views0 comments

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page