
Bajame Hoxha - Çeliku
Atë ditë unë e preka magjinë e ëndrrave,
preka filizin tënd brenda nëpër flakë.
Pasionin dalluar midis njëmijë femrave.
E pe sa u shfaqa o kalorës i zjarrtë.
Me lirishtën tënde të bukur, të paharruar,
më godite me shigjetim të përflaktë.
E gjallë, buzagaze, e hareshme, e ngazëlluar,
jargavan në lulëzim, u gjeta at’ natë.
Ballin e mençur prej fildishi e mbështete,
me flokët e florinjtë mbi gjoksin tim.
Me sytë ngjyrë kafe me afshe ti më joshe
ku rrëzëllejë verbues gjithë shtati im...