Kalimi në amëshim i prof. dr. Agron F. Fico


Prof Dr Agron Fico

LAMTUMIRË MIKU IM


Kalimi në amëshim i prof. dr. Agron F. Fico, h.c., Albanolog, Etnolog, N/kryetar i Akademisë Shqiptaro - Amerikane


Nga Luan Memishaj


Tani që u ndamë, të imagjinojmë në ikje, me ato hejbet në krahë, lartë maleve të Laberis, të Lumit të Vlorës e të gjithë Shqiperisë, për të mbledhur nektarin e këngëve e bejteve, e këngëve të popullit shqiptar, ndaj presëm të na kthehesh.

Të imagjinojmë në Institutin e Folklorit që ti me shoket e tu e themelove e atje u ule këmbëkryq e na dhe gëzim të gjithë neve, që edhe kur te telefononim, ti i dashur profesor na pergjigjeshe me këngë labe, se doje që të gjithë neve të na gëzonte zemra. Ti kishe lindur në maj, në muajin luledhënës, se në këtë muaj çelin lulet më të bukura që nga trëndafili e trëndelina.

Në çdo maj, dy vajzat e tua si dy qershi të një dege të çonin në vende të ndryshme që të gëzoje, ti babai i tyre që u le një mal me krijimtari e që ato janë krenare për ty, ashtu edhe zonja Liri që të bënte ty te dukeshe si zotni.

Unë të kujtoja gjithëmonë vargjet e Hygoit për vajzat e tij, edhe ti më uroje, me dashamiresi.

Shpesh herë kur takoheshim nëkafe me miqtë e përbashket ja mirrnim me zë të ulët edhe këngëve labe, ti ishe një bilbil i pyjeve te Laberise, një sorkadh i malit të gjerë, kështu do të kujtoj gjithëmonë. Atje ku pinim kafe me prof. Kasaruhon, dr. Harxhin, Cocolin, Kodrën e shumë miq të tjerë, do të jesh vazhdimisht me ne, se ti ishe lezeti i muhabetit, se ti e kishe pushtuar globin me miqesinë që ngrite. Në jetën tënde ti u bërë një yll ndriçues i gjuhës dhe kulturës shqiptare, ishe dhe një mik i mirë, ti të bëje për vete, kishe një ngrohtësi të shpirtit gjirokastrit dhe freskin e pusit të Ficove, dhe na sillje shpesh gjëmimet e historisë dhe të sokakeve plot legjenda të kalldrëmeve të Gjirokastres.

Të dëgjonim me kërsheri kur flisje për nënën, diellin e jetes dhe yllin ndriçues, për anët e errta të jetës e të shoqerisë tonë, qe ti i përballove me fisnikëri dhe i mënjanove pengesat me neveri.

Ti ishte një mik i veçantë, tregoje respekt për shokun kushdo qoftë ai, pa e tepruar them qe ti profesori akademik na barazoje me veten. Kjo sjellje qytetare ka bërë që të vijnë letra nga shumë miq e dashamires nga Zvicra , Italia, Gjermania ,Franca, Amerika etj .

Nuk flas për vlerësimet e dekoratat se ato i meritoje, por po flas për njeriun Agron Fico, profesori që i dha emer Shqiperise ne tre kontinente duke ligjeruar si bilbil i gjuhes shqipe, nje Norman Betyn shqiptar!

Vlera jote shoqërore qëndronte te fjala jote me logjikë te argumenti dhe arsyetimi i hekurt, me një gjuhë të pastër e të kulluar shqipe. Te kujtoj si një burrë fisnik Agron Fico, së bashku me zonjen Liri, që e mendoj si një bashkëautore e krijimtarisë tënde dhe bashkëudhëtare jetës me halle. Ti ishe një personalitet i shquar se mbrapa teje qëndronte zonja Liri, nje korçare e arsimuar, dhe ti nga dora e saj sqimatare dalloje ndër shokët e tu.

Telefoni jot nuk do na përgjigjrt më, por ti do të jesh midis nesh ne raftin e librave, dhe do jemi prane Lirirse, Albanes, Delines e Bertynit, që u shprehim ngushellimet tona të sinqerta. Humbja është e familjes, e shokëve dhe miqve të shumtë anë e mbanë botës, e arsimit e gjuhes e gazetarise dhe letersise, e akademikëve dhe profesoratit.

Prof. dr. Agron Fico ishte njeri me vlera kombetare, ndërmjet shumë punimeve e krijimeve përmendim zbulimin e Eposit Shqiptar të Kreshnikëve, ne Harëard te Albert B.Lord.

Na doje të gjithëve dhe ne të deshëm shumë, por mua me duket sikur të doja më shumë. Edhe pse e kam të veshtirë po të them: lamtumire i dashur mik.

Agron Fico Gjirokastra,

Gene shqiptari te pastra,

Rritur i vogel bonjak,

O yll ,qe ndrite nje prak,

Ne te gjithe te patem fat.

Fole ne salla boterore,

Idil i shqipes dykrenore,

Cilesore i akademise,

Orator i Shqiperise.

30 views

Shkrimet e fundit