
Sami Hidri IOWA-Amerikë
ENDËRR
Kur drita në mëngjes më çarti ëndrrën tënde Ty të kisha në mendje në atë natë që botën endje.
Ëndrra ende më shpie mua tek zogjtë atje në krua tek burimi për mbi rërë se Ti je e imja ëndërr e tërë. 25 Janar 2020
KAFENË KUR MË GJERB
Atë kafenë kur më gjerb Ëndërra jote më mban zgjuar pranë pishës shuaj brengë me kafenë e prushtë në duar.
Për matanë ujë i kulluar Dallgë dallgë i trazuar Kush rrëzë tij është duke shkuar Ti je atje dhe ke ndaluar. 25 Janar 2020
KARAFILAT
Kudo ku të shkosh gjurmë do të lesh Atje Tek to dhe mua do më gjesh Karafilat e bukur për ty do ti mbjell Kur ata të rriten ty do të ti sjell
Erë tju marrish të ngopish xhanë Me jep dhe disa mua, mua ne kete ane Të rrita të rrita të bëra si doja Se fjalët e tua çdo ditë do kërkoja 25 Janar 2020