TOKA ime ISOBOLETINE
Nga Sadullah ZEQIRI
Të vëllai këtej Urës erdha për me bujtë...
Nesër kur u ktheva, ROJE andej Urës - m’u shfaq panoRama mjekërbardhë, borëmali,
por...
s’ish Ismail Qemali :
mirësevini, a keni mujtë, në TOKЁN e ASKUJT...?!
- O... plak torollak, ndalo, largohu pak, KЁTЁ tokë NE e kemi HAK, e kemi larë me GJAK...!
Nuk quhet e askujt !!!
Mbi të me kokën time dy shekuj kanë lujtë.
Sa shumë kam vujtë, ah, sa shumë kam vujtë...!
Por...
e kam rujtë
dhe...
gjithmonë e kam qujtë :
TOKA ime ISOBOLETINE !!!
Nuk është e askujt !!!
(s.z.)
KA VETЁM NЁNA...
Nga Sadullah ZEQIRI
Ka nëna të mira Ka nëna më të mira Ka nëna shumë të mira...!
Dhe rrallë, shumë rrallë, Ndodhë të jenë më pak të mira Por, NЁNA të këqija s’ka...!
Të gjitha janë NЁNA JONЁNA ZOTI Asnjë s’e ka ba...!
NЁNAT... Janë dhe motra Janë dhe motërmëma, Janë dhe motërtata Janë edhe GRA, pra...!
Që të gjitha për neve...!
Të na lindin Hapin e parë të na nisin Të na duan e ujisin Si një lule të na rrisin Për armikun Të na bëjnë sa lisin...!
Tërë jetën Deri në pleqëri Të na durojnë, NEVE : burrave FЁMIJЁ...!!! (s.z.)
Comments