top of page

Ka ndërruar jetë Ramadan Musli Musliu.



Ramadan Musliu ishte poet, gazetar dhe studjues i lindur në Begunca të komunës Vitia si parashtrat kulturor më 31 maj 1954 dhe jetoi në Prishtinë Kosovë. Studioi Letërsi dhe gjuhën shqipe në Fakultetin Filologjik të Universiteti i Prishtinës ku mbaroi edhe studimet pasuniveristare. Krijimtarinë letrare dhe publicitike (gazetareske) e filloi herët.

1977 - 1980 Ramadan Musliu sipas Haxhi Muhaxherit fillimisht punoi arsimtar i lëndës gjuhë dhe letërsi shqipe në Qendrën Shkollore që quhej "Boro e Ramizi", kurse tani "Kuvendi i Lezhës".

1981 - 1993 Punoi si gazetar i kulturës në gazetën e përditshme Rilindja (gazetë) të Prishtinës dhe ishte anëtar i redaksisë së Revistës së përdyjavshme për kulturë "Fjala" të Prishtinës.

1993 - 2004 Punoi si redaktor kulture e pastaj edhe si drejtues i të përditshmes "Rilindja", botimi i Tiranës. Gjatë kësaj periudhe drejtoi Shtepinë botuese "Eurorilindja".

2003 - 2004 Drejtoi revistën letrare "Kalendari letrar".

2004 - 2007 ishte deputet i Kuvendit të Kosovës.

2008 - 2010 Punoi si këshilltar politik i ministrit të kulturës në Qeverinë e Kosovës.

Botoi pesë libra me studime dhe kritikë letrare:

1990 - "Mbindërtimi poetik", Prishtinë;

1998 - "Konfiguracione narrative", Tiranë;

2005 - "Estetikja e dallueshme", Prishtinë;

2010 - "Ekskurs në letërsinë për fëmijë", Shkup;

2012 - "Tangjenta letrare", Prishtinë;

1997 - "Vetëripërtëritja e totalitarizmit", Tiranë, libër publicistik

Autor i pesë librave me poezi:

1981 "Parodia e trupiut", Prishtinë;

1985 "Shqisa e gjashtë", Prishtinë;

1987 "Pasqyra e të rrëfyerit", Prishtinë,

1996 "Kënga e sibilave", Tiranë,

2004 "Në zemrën e gjërave", Prishtinë

Poezitë e tij janë përkthyer në anglisht, rumanisht, frëngjisht, serbisht, maqedonisht slllovenisht dhe është prezantuar në antologjinë e poezive ndërkombtare për vitin 2010 dhe është fitues i disa çmimeve letrare.

1 Comment


Fatmir Terziu:

I pari ishte kur Danja ishte në Tiranën e post-komunizmit me angazhimet dyshe tek “Rilindja” dhe “Eurorilindja” ku nën shoqërinë e Luljeta Lleshanakut pimë kafenë e parë, ndërsa shakatë dhe shpotitë e Zija Çelës nuk do të kurseheshin për shkrimet, krijimet e … letërsinë. Më pas tek “Eurorilindja” botoja në shtyp “Fjala e Lirë” e Elbasanit dhe koha kalonte më shpejt me një kafe … sigurisht në jo pak raste me Danen.

E fundit ishte tufa e bukurpërkthyer e pozive të Nobelistes së fundit…

Dhe sot Fjala ngushëlluese është një arsye më shumë për ta kujtuar gjatë një Njeri, një thjeshtësi e vlerë të Artit krijues dhe poetik…

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page