Ka ndërruar jetë në Elbasan, aktori i njohur i Elbasanit, Mehmet Ademi

Updated: Feb 18



Mehmet Ademi: Roli i tij i spikatur në Teatrin e Elbasanit

Ka ndërruar jetë në Elbasan, aktori i njohur i Teatrit “Skampa” dhe Estradës së Elbasanit, Mehmet Ademi. Ai ishte vëllai i vjehrrit tim, Njazi Ademi dhe xhaxhai i bashkëshortes sime, Luçianës. I ndjerri e dha jetën në prani të dy djemve të tij, Danit dhe Landit, në prani të bashkëshortes së tij, dhe vëllait të tij, asistent inxhinierit të mirënjohur të Elbasanit Njazi Ademi si dhe të afërmve të tjerë.

Mehmet Ademi ka qenë një nga figurat e artit skenik të qytetit dhe njëkohësisht ka luajtur dhe në disa filma artistikë, si “Binarët” etj. Role të shumta ai ka realizuar në gjininë e humorit dhe temave të ndryshme sociale.

Kohë me parë “Artisti i Popullit” Demir Hyskja e kishte cilësuar si një talent të lindur e të pazëvendësueshëm. Ish Ministri i Arsimit Thoma Deliana ka shprehur fjalët më të ndjeshme për djalin e mikut të tij, babait të të ndjerit, një figurë mjaft e njohur e ndërtimit në Elbasan.

Mjaft kolegë të tij të Estradës dhe Teatrit “Skampa” kanë shprehur mjaft konsiderata për lojën dhe veprën e tij. Hulumtuesi dhe poeti Fetah Biza ka shkruar për figurën e tij, si një nga figurat e artit elbasanas të lëna në harresën e kohërave. Vjollca Burgjia shkruan “Aktori Mehmet Ademi humorist i spikatur në Estradën e Elbasanit që nga viti 1965”. Vaso Qano “E kujtoj fare mirë, aktor i mirë”.

Mehmet Ademi ka luajtur krah artistëve të mirënjohur e të respektuar elbasanas si:

Mehmet Ademi ka luajtur krah artistëve të mirënjohur e të respektuar elbasanas si:

Rreshti 1 – Mehmet Ademi, Enrik Duhanxhiu, Hilmi Belshaku, Eser Qatipi, Ferit Gjevori.

Rreshi 2 – Dhimitër Topuzi, Fatbardha Topuzi (Hysa), Nadire Belshaku (Daiu), Agim Ibrahimi, punonjës i ko. Ekz. Sarandë, Hasan Poroçani.

Rreshti 3 - Albert Tafani, Viktor Boçi, Fatbardha Çota, Qamurai Çela, Xhemile Biçoku (rrobaqepëse), Suzana Qatipi, Evelina Spirollari, Shpresa Çopja.

Rreshti 4 – Llambi Burgjia, Bujar Bedhia, Rustem Serica, Ilia Anastasi, Shpëtim Daja, Atal Hastopalli, Kirov Ibrahimi.


Mehmet Ademi i pari, Agron Graceni, Llambi Burgjia, Evelina Ferit Gjevori, Vjollca Burgjia, Tomorr Shishmani

Mehmet Ademi dhe Hilmi Belshaku














200 views29 comments

Shkrimet e fundit