top of page

KA HUMBUR KOHË


LDK, TASHMË KOSOVA MJAFT KA HUMBUR KOHË Nga Skënder Sadri KAPITI LDK-ja e reformuar duhet të punojë për t’ia kthyer vetes lavdinë e dikurshme, atë të Ibrahim Rugovës. Këtë lavdi ajo duhet të fillojë për t’ia kthyer vetes edhe tani që është në opozitë, dhe me këtë do të kthehet edhe besimi e shpresa e antarëve të saj si dhe shpresa e besimi i publikut për funksionimin e shtetit ligjor, të legjitimitetit demokratik,të proceduralizmit kushtetues dhe si përshpejtim drejt integrimit europian. Tashmë LDK-ja , kryesia e re dhe e reformuar duhet të kontribuojë fuqishëm , pasi mjaf më Kosova ka humbur kohë dhe mbeti prapa në rrugën e shtetndërtimit modern dhe të integrimit. LDK-ja duhet të marrë përsipër rolin e madh politik pavarësisht se është në opozitë, pasi edhe opozita është një ndër dy komponentët kryesorë të sistemit baraz me pozitën. LDK-ja ka mundësitë, sepse ajo ka aftësitë dhe personalitete e kapacitete intelektuale më shumë se partitë e tjera në Kosovë për ta bërë ndryshimin jo vetëm brënda vetës së saj, por edhe për të ndryshuar, përmirësuar e konsoliduar demokracinë në Kosovë pasi si demokracia ashtu edhe shteti janë marrë peng nga autokracia, korrupsioni,nepotizmi dhe hajnija. Sot kontributi që fillimisht duhet të japë LDK-ja është ai për konstituimin e institucioneve të shtetit,Parlament, Qeveria e President duke njohur e respektuar kështu legjitimitetin e zgjedhjeve të 14 Shkurtit 2021 , dhe as sesi dhe në asnjë mënyrë duke mos u bërë palë me pjesën tjetër të opozitës destruktive dhe të politikës së vjetër të këtij tranzicioni në Kosovë.



40 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page