K L I TH M Ë e PAFAJËSISË
"Fëmijtë e braktisur e pushojnë te qarën, kur e kuptojnë, që nëna nuk vjen dhe është i braktisur nga ajo"
(Nga kujtimet e nje edukatoreje që ka punuar ne jetimoren e bebeve te braktisura)
Kush jam e ku jam?! Nga erdha e kush më solli?
Jam njeri, a ç'kafsh' më polli ? Më braktisi,nga ç'shpellë doli ?
Jam një bebe në krevat Qava dit' ,e qava net'
M 'u tha buza, m'u tha fyti Braktisja ,zem'rën zhuriti .
S'njoha ëmbëlsin' e gjirit As fytyr'n e ledhatimit .
Po m'ushqejnë ,të marr trup . S'është nder, i JUAJI TURP!
Ç' emer ke moj epokë ? Që foshnjat i nis në gropë? !
Në ç'ligje ke pranuar, Që fëmija do mohuar.
Ke etalon për sukses Pabesi, shfrenim në seks ?!
Ku po shkon moj shoqëri , Nuk po ndal me shtazëri !
Si mund të jemi njerëz, Kur pranojm' si pa të keq , Bebe hedhur në hendek ?!
Jetojmë e dashurojmë , Se ç' krim bëjmë e harrojmë .
Comments