Kërrabat

Updated: Nov 19


Kërrabat

Tregim nga Fatmir Terziu


Nuk mund të flija atë natë. Pasditja që më kishte shtrënguar dorën time të djathtë më dukej se mbante ende peng ato kërraba të rrjeshtuara, si një ushtri e vogël uniforme në fletoren time të Bukurshkrimit, e që më dukej se tendosej si një kokëkryeneçësi e kryqëzuar mes dorës së babait dhe dorës sime të vogël e të brishtë.

Ishte java e dytë e Klasës së Parë. E ajo ishte një ushtri kërrabash me kokën poshtë dhe lart. Ishte Detyrë Shtëpie. Babai që kishte ëndërruar për një djalë, dhe jo vetëm kaq për një djalë, por për një model në mësime, tashmë nuk e kishte më ëndërr. Në dorën e tij të djathtë mbahej fort dora e djalit të tij, pra dora ime. E ashtu të dy duart shtrëngonin fort penën kineze që ngjyhej me bojë tush dhe drejtohej të bënte atë që ishte kërkuar nga mësuesi i Klasës së Parë.

Nuk ishte një lojë. Nuk ishte as dhe një gjë e lehtë për dorën time, ndërsa në mendjen e babait ajo që mbetej, dhe ajo që shënohej ishin më shumë se një detyrë. Mua më ngjante si një shaka, por që kishte ndoshta një kuptim tjetër, të cilin unë atëherë nuk e kuptoja. E kështu detyra ime e parë e shtëpisë më detyroi që të kapja me kërraba pushtetin e vijave të drejta e të bardha të fletores së Bukurshkrimit. E me këtë detyrë ishte një ri