top of page

Kërkohet ndihmë për Engjëll Grabanica nga Vushtria e Kosovës




Rastësisht në një bisedë telefonike me z Gëzim Grabanica dhe një mesazh mes tij nga biznesmeni i mirënjohur, Avni Sopa, mëson për një dhimbje Njeriu. Një dhimbje që shkon tej asaj që të jep momenti, ndjesia dhe dhimbja njerëzore për Njeriun në vuajtje e në nevojë.

Bëhet fjalë për një të ri me një moshë të tillë që i kap të njezetë e shtatat. Është Engjëll Grabanica nga Vushtria e Kosovës. Engjëll Grabanica nga Vushtria e Kosovës vuan nga tuberkulozi në palcën kurrizore. Ai është që prej tetë muajsh në një shtrat të palëvizshëm. Fillimisht ka qenë në një spital të Prishtinës. Pastaj ai është dërguar në Beograd, po pa sukses. Është dërguar më pas në Gjermani por shteti nuk e mban dot. Tashmë ai duhet të lëvizë për Suedi.

Sipas mjekëve dhe specialistëve përkatës të kësaj sëmundjeje në Gjermani, Engjëllit i duhet një trajtim deri në dy vjet me këtë sëmundje që e ka. Për këtë arsye në një datë të caktuar, që përkon me të shtunën e ardhshme në mjediset e Queens Arms në Kilburn High Road do të zhvillohet një takim humanitar në ndihmë të të sëmurit Engjëll Grabanica.

50 views0 comments

תגובות


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page