top of page

KËRKESË PËR RI-SHQYRTIM PENSIONI on line!


Lënda: KËRKESË PËR RI-SHQYRTIM PENSIONI on line!


Për dijeni: zotit Edi Rama, DAVOS, WORLD ECONOMIC FORUM


(Sapo ndoqa live, kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, në DAVOS: “Shqipëria ka hedhur një hap eksponencial për tu transformuar nga një vend që mbështetej kryesisht në shkresa të burokracisë dhe ryshfetet, në një vend ku 90 % e shërbimeve është on line,…”.)

Letra është dërguar pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore M.Z@issh.gov.al

E nderuar M.Z.

Duket se biseda jonë e kaloi natyrën e një komunikimi shkresor, burokratik, në kuptimin më korrekt të fjalës. Kësisoj, me lejen tuaj, ia vlen te behet publik, në fund të tij...

Asnje Ligj normal, i shoqërive sado humane, nuk pritet ta ndaloj të drejtën natyrore, siç besoj edhe se mund ta mbiquajmë, natyrore, "të drejtën e çdo njeriu për pension pleqëror." Ky lloj pensioni nuk përfitohet me ndonjë garë, me punë, apo kontribut të kërkuar posaçëm. Përfitimi i tij është thuajse i pashmangshëm, si procesi i moshimit të njeriut. Njeriu përdor qeverisjen, punëson njerëz si ju, të paguar nga kontributi jetësor i përbashkët, në mënyrë që dikur t'i ofrohen shërbimet bazë njerëzore. Kam drojtjen se Ju, pikerisht këtë neglizhoni. Me ndjeni: por kësisoj nuk ushtrohet Ligji, as për të respektuar një të drejtë natyrore në një shoqëri minimalisht te qeverisur!

Pse shtyhem të dyshoj kësisoj? Supozojmë sikur unë cedova në praktiken formale të aplikimit, prej pa-dijes, apo mos njohjes së Ligjës. (Nuk ekziston në këtë mes asnjë rrekje prej meje për t’i ikur apo fshehur ligjit, apo jo?!) E vë në dukje ketë moment se, mjaftueshëm, unë e dëshmova interesimin për ta patur këtë shërbim, ketë të drejtë natyrore.

Nga Marsi i datëlindjes së 65 deri në Shtator 2020, kur vazhdova të isha 65, shpresova të vija në Tiranë, në pritje që vala e Pandemisë të binte. Gjë që nuk ndodhi dot, për gjithë botën. Në vjeshtë iu binda verdiktit social të funksionoja on line, ndonëse me përvojë të limituar si të shumtët.

I besova e-albania-s, kësaj krijese aq të pranishme siç e paraqitët ju. Plotësova tërë tabelat, vitet e punës që fillonin nga 1974 deri ne vitin 2003-kur u largova nga vendi im, ku kisha provuar tërë llojet e punëve që varionin prej nëntokës deri në ministri, edhe shërbimin e detyruar ushtarak në të. Kjo krijese, e-Albania pra, e mirëpritur dhe gradualisht për tu besuar, që u shfaq në shërbimin tonë, edhe timin, mu përgjigj: “Aplikimi me sukses”!

Pra, besova se e kisha plotësuar formularin, së paku pranueshëm. Kaq. Asnjë fjalë, asnjë kërkese më shumë.

Më tej, në interesim e sipër, gjithnjë on line, fare rastësisht, u vura ne kontakt me njërën nga shërbimet krahas jush, qe sinqerisht nuk i ndaja dot. Ne Prill 2021, I nderuari Demo Muhaj, Drejtoria e Arkivit Qendror te ISSH, Lundër, iu përgjigj kërkesës sonë (krahas meje edhe të sime-shoqeje). Krejt korrektesash, gjeti dhe na i vuri në dispozicion tërë dokumentet përkatëse që provonin një për një kërkesën tonë, vitet e punës dhe kontributet përkatëse, sipas Librezave të Punës.

Në thelb, edhe kjo punë e tyre, plotësimi dokumentar, mund të konsiderohet si Juaja, pra si vazhdim i "Aplikimi Suksesshëm" nga ana jonë. Pikërisht këtë dosje, ju e miratuat një vit më vonë, qershor 2022 si datë kur hyri në fuqi pensioni i miratuar zyrtarisht. Pra, në vend të niste prej Marsit 2020, kur mbusha moshën 65, pensioni nisi në Qershor 2022.

E tillë besoj se është edhe kërkesa për shqyrtim për shtesë suplementare të këtij pensioni: prej mos njohjes se ligjit, në kërkesën tone nuk nënvizohen vitet kur kisha punuar ne ATSH dhe Ministrinë e Kulturës, te cilat sipas ligjit privilegjohen! Por unë padyshim i rrëfeja këto, duke i vendosur në tabelat përkatëse të Aplikimit. A nuk është obligimi juaj t'i vini re dhe t'i respektoni këto kontribute?

A nuk jeni në shërbim të ligjit dhe zbatimit të tij në favor të gjithkujt që shërbehet prej tij?

Shume faleminderit për këtë bisedë, Faruk Myrtaj, 4 Janar 2023 Toronto, Canada

17 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page