
Nëse udhësh endem në përhumbje, Krejt shpërfillës, porsi fllad i fushës, Mos ma jepni fajin, si një lule; Po kërkoj këpucën e Hirushes.
E di mirë që s’jam një princ përralle, Por një klithmë loti, dalë nga shpirti. Do ta gjej atë këpucë prej fjale, Të thur këngë për djepin që më rriti. Do ta gjej se s’bën të shtrenjtën thirrje Dhe do ta stolis me një kurorë, Që s’e pata dot në dasmën time Një të diel të vrenjtur në tetor. Do të lodhem shumë, por asnjëherë S’do të kthehem prapa i zhgënjyer, Që mungesa ime, si një perlë, Ta jetë ligjërim për zogj e fyej…
Comments