Dhimitër Pojanaku
KËPUCËT E VJETRA
Kur të shkoj andej, tha, andej nga dielli firon e më nuk mbretëron,
Mos më blini këpucë të reja!
Më vishni ato të vjetrat, ato më besniket
Se dinë marifete e ndoshta më gjezdisin ndonjëherë...
Këpucët e reja andej,
Nuk i njohin rrugët.
Comments