KËNGA MË E BUKUR…
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Jan 21, 2022
- 1 min read

DY POEZI
NGA MYSLIM MASKA
AI
Ai që deshi të më vriste.
(S’di sepse)!
Të nesërmen,
Zogjtë ia nxorrën sytë…
KËNGA MË E BUKUR…
Këngën më të bukur
S’e këndova kurrë…
Se ATË,
Të Bukurën e Dheut
Që desha,
Ma quajtën KURVË…
Janar 2022, Athinë.









I Nderuar z.Athanasi, i nderuar shkrimtar! Faleminderit per vleresimin e cilter e te mencur.
Vit i mbare, shendet dhe gezime, pres bukurira artistike nga Ju.
Me respekt, Myslim Maska, Athine.
S.Athanasi!
Dy poezi të reja në këtë fillim viti nga brilanti M.Maska. Fakti, ose proçesi i çlirimit nga kufizimet sociale, gjithmonë zënë vënd në krijimtarinë poetike mbi luftën për emancipim e shoqërisë sonë. Urime miku ynë Myslym./ S.Athanasi.