Kënga e Vjeshtës
Fatmir Terziu
Zbret harpën e saj delikate,
dritën joshëse,
e paqtë, butake, dinake,
nëpër natën e vakët të stinës,
vetëm për t'u zhytur në horizont, duke na dhënë lamtumirën,
ajo që mbetet, nuk është veçse një natë e ftohtë e ndriçuar nga yjet
ar i sipërfaqtë që struket ditën
tek pentagramet.
2010-2021
Comments