top of page

Kënga e puthjes


Miltiadh Davidhi

1-Lindja jote

Në fillim ishte uji, Mali i frikshëm I heshtjes, Fusha e zvarranikëve, Hëna, Yjet, Drita e shurdhët E asgjësë. Bota kuptim mori, Kur linde ti.


2-Kënga e puthjes

O ti dëshir’ e pa përmbajtur, Magji e ngrohtë dhe e butë buze, Nektari më i ëmbël I dashurisë njerëzore, Që ende flakëron në enët e gjakut tim!

O t’i puthja ime! Për ty po digjem. M’i fisnikëro e jepu kuptimin Aq të shumëpritur Ndjenjave e dashurisë sime, E cila kurrë s’ka për t’u shuar Si flakë zjarresh të padukshme, Pa të shijuar deri në grimcën E fundit të ajrit.

O Hapësir’ e pafund parajse E lëndinash qiellore, Të përkulem me të njëjtën Shije ëmbëlsie e emocion Si në herën e parë!


3-Shi dashurie

Një erë e lehtë me shi dashurie Fryn mbi gjethet e pemës Së shpirtit tim, E degët zgjaten si duar, Të kapin Siluetën tënde Prej drite Tretur nëpër ajër, E unë, shushurij i tëri Me zëra zogjsh.

21 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page